Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Profesori Anatoli Krëstev shënon jubileun 70-vjeçar me koncerte

БНР Новини
Çelisimo
Foto: arkiv personal

Me një koncert jubilar në Sallën “Bëllgaria” dhe me një tjetër në Sozopoll, violonçelisti i njohur bullgar dhe pedagog, profesor Anatoli Krëstev shënoi jubileun 70-vjeçar. Maestro Krëstev që prej vitesh organizon klasa të mjeshtërve në Belgjikë, Britaninë e Madhe, Portugali, Greqi dhe në një sërë shtetesh të tjera. Është pjesë e jurisë së veprimtarive të tilla prestigje muzikore si “Pranvera e Pragës”, Festivali i Arteve në Vajmar dhe aktivitete të ndryshme në Amerikën Jugore. Profesori Krëstev ka dhënë koncerte edhe në Afrikë.




Në vitin 2000 ai formoi trion me emrin mistik “Kinor”, gjë që në gjuhën e vjetër hebraike do të thotë “mëngjes”. Kritiku e caktoi formacionin si “një triumvirat i muzikës së dhomës”, sepse në të ishin edhe dy nga emrat e tjerë të mëdhenj të skenës muzikore bullgare – Josif Radionov dhe Majer Frank. Ndër nxënësit e tij të shumtë në vend dhe jashtë shtetit, janë edhe dy fëmijët e tij – Kalina dhe Atanas. Në vitin 2002 ata ishin aq mirë të përgatitur, se dolën në një skenë me të atin e njohur. Kështu u formua trioja familjare “Çelisimo”. Shpesh herë në këtë trio përfshihet edhe piano, kështu që paleta e ekzekutimeve të tingëllojë më të plot. Për krijimin e formacionit familjar më shumë hollësi sjell vet profesori Krëstev:




Bashkëshortja ime Neli Kollaksëzova zbuloi se më pëlqen të interpretoj vepra të muzikës së dhomës. Kjo për arsye se me partnerë të zgjedhur shpesh jepnim koncerte bashkë. Kështu te ajo lindi ideja, që me fëmijët të krijojmë një ansambël. Shkaku ishte biri im Atanas, i cili kishte një qëndrim serioz ndaj zhvillimit profesional si muzikant dhe shënonte suksese në konkurse të ndryshme. Kur Kalina – e bija, u kthye nga jashtë për një kohë të shkurtër, atëherë filluam të mendojmë për një program të përbashkët, të cilin të prezantojmë në skenat. Kështu krijuam “Çelisimo”. Pianisti i parë i formacionit tonë ishte shoqëruesi im në piano Rumen Canov – një muzikant i përsosur, mbajtës i disa çmimeve ndërkombëtare. Gjatë viteve me ne në skenë dilte edhe Jovço Krushevi. Roli i pianistit në formacionin tonë është me rëndësi të madhe. Koncerti i parë me të cilin shënuam jubileun tim 70-vjeçar ishte në Sozopoll në kuadrin e Festave të Artit “Apollonija”. Pikërisht aty për përvjetorin tim të 60-të kisha recital me pianistin Jovço Krushev. Koncerti i sivjetshëm më solli gëzim të madh, sepse familja jonë e shpërndarë kudo në botë u mblodh për jubileun tim.”




Biri i profesorit Krëstev pasi mbaroi për master në Spanjë mbrojti edhe disertacionin e doktoraturës.  Bija e tij që prej 15 vitesh jeton në shtete të ndryshme të botës me familjen. Ajo është pedagoge dhe jep koncerte në vende si Anglia, Portugalia, ndërsa prej disa vitesh edhe në Australi. Kështu që është e dukshme, që të dy fëmijët e profesorit Krëstev janë pasardhës të denj të të atit.




Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Ruse fillojnë Ditët Muzikore të Marsit

Sot në Ruse fillon edicioni i 64-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Ditët Muzikore të Marsit”. Ai do të zgjasë deri më 31 mars. Në kuadrin e aktivitetit do të mbahen njëzet e tre koncerte me vepra nga Rilindja dhe Baroku deri te muzika..

botuar më 25-03-14 8.25.PD

"Magjia"pranverore e Irina Fllorin

Irina Fllorin është ndër këngëtaret bullgare me një ndjenje të theksuar moderniteti në të gjitha dimensionet e tij. Tendencat më aktuale përshkojnë muzikën e saj, me të cilën ajo vazhdon të jetë e pranishme prej vitesh në skenën bullgare...

botuar më 25-03-13 8.15.PD

Muzika e Milen Kirov - një përzierje emocionuese e muzikës klasike me xhaz dhe folklor

"Ku është "shtëpia" ime?" është një pyetje, përgjigjja e së cilës duket logjike: “Aty ku kam lindur”. Por jeta e çdo një prej nesh mund të na bëjë të ndihemi njëlloj si në shtëpinë tonë në pjesë të ndryshme të botës. E tillë është rruga e pianistit..

botuar më 25-03-13 7.05.PD