Itinerari i ri ballkanik i migrantëve përmes Bullgarisë dhe Rumanisë
Migrantët, të cilët dëshirojnë të arrijnë tek Evropa Perëndimore tashmë përdorin itinerar të ri ballkanik – përmes Bullgarisë dhe Rumanisë. Këtë e tha Ministri Mbrojtjes i Austrisë Hans-Peter Doskozil në një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt”. Ai saktësoi se kjo bëhet pasi Hungaria dhe Maqedonia “përforcuan shumë masat e mbrojtjes së kufijve të jashtme të Evropës”. Sipas tij shumë refugjatë përpiqen të arrijnë deri te pjesa veriore e Evropës përmes Sllovenisë, duke zgjedhur itinerar përmes Rumanisë ose Bullgarisë”.
David McAllister: Anëtarësia e Serbisë në BE varet nga marrëdhëniet e mira me Prishtinën
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbi David McAllister tha se negociatat për anëtarësinë e Serbisë në Bashkimin Evropian kërkojnë lëvizje të vazhdueshme drejt marrëdhënieve më të mira me Kosovën. Raportuesi i PE-së për Serbinë theksoi se BE-ja nuk do ta detyrojë as Beogradin, as Prishtinën për të ndërmarrë iniciativën dhe theksoi se normalizimi i qëndrueshëm i marrëdhënieve kurrë nuk do të arrihet me forcë, por vetëm me marrëveshjen e të dy palëve.
Turqia dislokon forca të specializuara në kufirin me Sirinë
Turqia përforcon forcat e saj të specializuara përgjatë kufirin me Sirinë. Ditët e fundit në rajonin Rejhanalë (Reyhanlı), në rretin Hatai (Hatay), janë dislokuar më se 80 njësi të pajisjeve ushtarake. Ankaraja shpjegoi se kështu përforcon pikat e saj kufitare ndaj Sirisë. Gjatë gushtit Turqia informoi për transportimin e teknikës së rëndë, përfshi këtu objekte të artilerisë, në këtë pjesë të kufirit, ku ka territore nën kontrollin e forcave kurde.
Inteligjenca e Bosnjës ka përgjuar politikanë kroatë
Ministri i Sigurisë i Bosnjës pohoi se Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurimit OSA ka përgjuar disa politikanë dhe afaristë kroatë dhe kjo u bë me qëllim mbrojtjen e interesave ekonomike të Bosnjë e Hercegovinës dhe qytetarëve të saj. Para pak kohe e përjavshmja kroate “Nacional” shkroi se spiunët e Bosnja e Hercegovinës kanë përgjuar politikanë dhe afaristë kroatë.
Presidenti serb ftoi Donald Trump-in për një vizitë në serbi
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka biseduar me homologun e tij amerikan Donald Trump në Nju Jork dhe e ka ftuar atë për një vizitë në Serbi, informojnë mediat serbe. Sipas informacionit jozyrtar përgjigja e Trump-it ka qenë se kjo është “një ide e mirë”. Vuçiç po ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krye të delegacionit serb për Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Borë në Slloveni, kod i kuq në Kroaci
Në fund të verës në Slloveni ka borë, derisa në Kroaci – kod të kuq për mot të rrezikshëm. Siç prognozonin sinoptikët në Slloveni kishte reshje të mëdha të shiut, kurse në vendet mbi 1500 metra ra borë (siç në malin Trigllav). Në rajonin Gorski Kotar, Kroaci Veriore, gjithashtu ra borë. Në pjesët e tjera të shtetit reshjet ishin të stuhishme.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve në Komunitet janë të kujdesshëm ndaj grupit "Hajat Tahrir al-Sham" dhe udhëheqësit të tij Ahmed..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..