Pikturat, jeta, fjalët e Vinsent van Gogut kanë depërtuar në jetën personale të shumë krijuesve. Me gjuhën poetike të dashurisë 125 piktorë nga shtete të ndryshme rrëfejnë në piktura fundin e jetës së tij tokësore.
Piktorja Elizabet Hristova – Lisa dërgoi me shaka autobiografinë e saj, pasi mësoi në internet për përgatitjen e një filmi ndërkombëtar dhe ishte shumë e befasuar, kur kuptoi se e kanë miratuar për të punuar mbi krijimin e filmit të parë vizatimor me metrazh të plotë, të pikturuar me bojëra vaji në kanavacë.
Prapa projektit të madh ndërkombëtar “Ta duash Vinsentin” rrinë piktorja polake Dorota Kobiela dhe mbajtësi i “Oskari” Hju Uellçman, të cilët me ndihmën e 120 pikturave dhe 800 letrave të van Gogut vendosën ta rikrijojnë historinë e tij të jashtëzakonshme dhe vdekjen e tij misterioze. Ata xhiruan një film me aktorë, por pas kësaj çdo një kuadro u transformua në kanavacë të pikturuar me bojëra vaji, kështu qe para syve të shikuesve të kalojnë dymbëdhjetë prej tyre në sekondë. Piktorët pikturonin muaj me radhë, derisa u krijuan mbi 60 mijë piktura në stilin e piktorit të madh holandez dhe në fund të fundit arritën të krijojnë një vepër të vërtetë arti me ndikim të madh mbi publik. Prandaj edhe filmi, i cili pritet të projektohet te ne vjeshtën, gëzon një interes shumë të madh në botë dhe fiton çmime.
Që të përgatitet për detyrën për të pikturuar portrete në stilin e van Gogut, Elizabet Hristova kaloi një trajnim të posaçëm në studion në Gdansk, vizitoi galeri me veprat e tij origjinale, studioi biografinë e tij. Jeta ime ishte van Gogu nga mëngjesi deri në mbrëmje, një vit më ishte preokupuar vetëm ky mendim, i kujtohet ajo. Brenda kësaj periudhe Lisa arriti të pikturojë 720 piktura, ose një minutë nga filmi “Ta duash Vinsentin”.
Piktori duhej t’i mbetej besnik punës së van Gogut, nga njëra anë, kurse nga ana tjetër – lojës së aktorit – na tregon Elizabet Hristova. – Nuk duhet t’i ndiqnim verbërisht vijat e furçës, por më tepër të rikrijojmë emocionet dhe ngjyrat nëpërmjet pikturave të tij. Filmi ndjek ditët e fundit të jetës së van Gogut – një periudhë, e cila ka shkaktuar kureshtje jo vetëm ndër bashkëkohësit e tij. Edhe sot e kësaj dite ka shumë pyetje rreth vdekjes së tij misterioze. Flitet se e ka vrarë veten, por në momentin e vdekjes së tij piktori ka përjetuar një majë absolute dhe në kundërshtim të mendimit të përhapur se nuk ka pasur sukses si piktor, në atë kohë krijimtaria e van Gogut ka gëzuar një interes të konsiderueshëm. Përveç kësaj, në vitin e vdekjes së tij ai ka shkelur në skenën e Parisit, ku ka shitur një prej pikturave të tij dhe ka ekspozua akoma 10 vepra të tjera. Ndërkaq, gjatë nëntë muajve të fundit të jetës së tij van Gogu ka pikturuat 98 piktura dhe 120 vizatime të tjera – nën vëzhgimin e piktorit të tij Pol Goshe, sipas të cilit van Gogu ka qenë në një gjendje të mirë shëndetësore. E gjithë kjo na jep arsye për të parë mister dhe tragjizëm suplementar në fundin e jetës së tij.
Bullgarja e vetme në këtë eksperiment krijues ndërkombëtar është stërmbesa e skulptorit të madh Petër Dojçinov. Ajo pikturon imazhe të ndjeshme të kuqe dhe shumë ajër. Merr pjesë në shumë ekspozita. Shumë koleksionistë nga mbarë bota kanë piktura të saj.
Jam rritur në një familje piktorësh dhe mjekësh dhe shumë kohë nuk mund ta zgjidhja rrugën time profesionale – mjekësinë, ose pikturimin – thotë Elizabet Hristova. – Mbarova në universitet për mjekësi, por pas kësaj vendosa ta vazhdojë zhvillimin tim në një drejtim tjetër dhe tashmë më shumë se dhjetë vjet pikturoj. Vazhdimisht eksperimentoj, provojë gjëra të reja, që të gjej stilin tim. Po jetoj me mendimin se deri në këtë moment nuk kam bërë asgjë dhe gjërat e mëdha në jetën time janë para meje. Kjo është një ndjenjë që më bën për të punuar. Në qoftë se një ditë zgjohem duke menduar se e kam arritur majën, atëherë do të duhet ta hedhë paletën dhe të merrem me diçka tjetër.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..