Sipas Erdoganit deklaratat e Merkelit dhe Shulcit janë naziste
Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan i quajti “naziste” deklaratat e dy pretenduesve për postin e kancelarit në Gjermani – Angela Merkel dhe Martin Shulc, duke shënuar se ata janë duke kërkuar përkrahjen e vendeve të tjera nga BE-ja për ndërprerjen e bisedimeve për aderimin e Turqi në bashkësi. Politikanët gjermanë i bënë të ditur planet e tyre gjatë një debati televiziv më 3 shtator. Ndërkaq, një sondazh i Fondacionit për Studime Shkencore dhe Arsimore Turqia-Evropa (TAVK) tregoi se thirrja e Erdoganit ndaj turqve në Gjermani për të mos votuar për asnjë prej partive të mëdha atje nuk u ka bërë përshtypje atyre dhe 64 për qind prej turqve në Gjermani mendojnë të bëjnë të kundërtën.
Serbia shpreson se do të hyjë në Bashkimin Evropian para rrëzimit të tij
Gjatë një debati kushtuar Ballkanit Perëndimor në kuadrin e Forumit Strategjik “Bled-2017” në Slloveni Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç deklaroi se shpreson që Serbia të aderohet në Bashkimin Evropian para rrëzimit të tij. Sipas Ministrit “Aderimi i Ballkanit në BE po vonohet kaq shumë se duket sikurse nuk do të bëhet realitet kurrë.” Duke bërë shaka, Daçiç paralajmëroi: “Në qoftë se nuk na pranojnë në BE, do të kërkojmë aderim në SHBA. Sidoqoftë, jemi më afër, sesa Hawaii”.
Në Kosovë u arrit marrëveshje për një koalicion të ri qeveritar
Formacionet politike të Kosovës Aleanca për Kosovën e Re, Partia Demokratike, Aleanca për të Ardhmen e Kosovës dhe Iniciativa për Kosovën nënshkruan një marrëveshje koalicioni. Koalicioni i ri ka shumicën e domosdoshme parlamentare për daljen nga kriza politike dhe hap rrugën drejt formimit të qeverisë së re disa muaj pas zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare në vend.
Kryeministri Zaev mendon se ka perspektiva më të mira për zgjidhjen e debatit për emrin e Maqedonisë
Kryeministri i Maqedonisë Zorav Zaev deklaroi se pas marrëdhënieve të vendosura miqësore me Greqinë ka perspektiva më të mira për zgjidhjen e debatit lidhur me emrin e Maqedonisë. Kryeministri është i mendimit se nëpërmjet ndërmjetësit në dialog Matju Nimic në dhjetor, janar, ose shkurt do të ketë vendime të reja për këtë problem. Qeveria e tanishme maqedonase e ka kurajën dhe mund të arrijë një konsensus kombëtar sa i përket çështjes në fjalë, po të arrijë marrëveshje bashkë me opozitën për një referendum, në të cilin të dëgjohet vendimi përfundimtar i qytetarëve, vuri në dukje Zoran Zaev.
Komisioni Parlamentar bëri të ditur se zgjedhjet për President në Rumani në vitin 2009 ishin të falsifikuara
Në vitin 2009 administrata e Presidentit rumun dhe qeveria e Emil Bokut ndërmorën veprime për falsifikimin e rezultateve të zgjedhjeve për President dhe ato u falsifikuan në dobi të Trajan Bëseskut, i cili mori mandat të dytë. Këtë e bëri të ditur agjencia Axhepres, duke u mbështetur te përfundimet e Komisionit Parlamentar të krijuar në muajin maj për të hetuar shkeljet e bëra gjatë zhvillimit të zgjedhjeve. Sipas raportit të Komisionit “veprimet e dy strukturave kanë qenë në sinkron të plotë”.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda iu dorëzuan dhurata për festat e fundvitit. Në këto dy rajone jeton një pjesë e madhe e pakicës..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të fëmijëve me sëmundje dhe gjendje të rëndë kronike. Shuma e mbledhur pas shfaqjes bamirëse të mbajtur..
Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..