Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Figurat prej guri të protobullgarëve

БНР Новини

Gjatë shekullit të VII protobullgarët me në krye hanin Asparuh kaluan në jug të lumit Danub dhe gjatë vitit 681 themeluan atje shtetin e tyre. Këto janë territoret e Bullgarisë së sotme Verilindore. Kryeqyteti i parë i Shtetit të Ri Bullgar u shpall qyteti Pliska, kurse më vonë – Presllav. Diku në ato kohëra legjendare në këto troje u dukën “ballvanët” – figura të lashta prej guri. Prejardhja dhe datimi i tyre tashmë më shumë se një shekulli janë objekt studimesh dhe debatesh të arkeologëve dhe linguistëve. Fjala “Ballëvanë” haset në tekstet e vjetra bullgare që nga epoka e Mbretërisë së Parë Bullgare (681-1018). Sipas disa gjuhëtarëve rrënja e saj është turke dhe do të thotë “statujë, idhull, shtyllë”. Sipas disa specialistëve të tjerë fjala është lidhur me atë persiane “pehlivan” dhe do të thotë “mundës, trim, hero”.

Снимка

Fjala “ballvan” mund të përdoret si për statujat e lashta, të njohura si “babat prej guri”, ashtu dhe për “devtashet”, të zbuluara në rajonin e kryeqytetit të parë bullgar Pliska, na tregon doc. dr. Zarko Zhdrakov nga katedra “Historia e Artit” pranë Akademisë Kombëtare të Arteve Figurative, i cili prezantoi një prej interpretimeve të mundshme për prejardhjen e këtyre monumenteve:

Babat prej guri na rikujtojnë për bodhistavët në Tibet. Atje ikonografia paraqet simbolet e pjellorisë – një bark i madh, gjinj të mëdhenj , mirëqenie nëpërmjet formave.”

Supozohet se fjala “baba” ka origjinë të lashtë turke dhe do të thotë “baba”, trim”. E dimë se fiset e lashta turke kanë pasur një kult shumë të zhvilluar ndaj stërgjyshërve. Dy monumente kulti nga shekulli XI – baba prej guri – të një burri me një helmetë në kokë dhe të një gruaje me flokë të gjata me duar kryq përpara, të cilët mbajnë një gotë, janë disa prej eksponateve të rralla të Muzeut Regjional të Shumenit. Janë gjetur gjatë gërmimeve të një kodre afër fshatit të Shumenit Carev Brod, saktëson doc Zhdrakov dhe shton:

Devshtashet mund t’i quajmë gjithashtu “gurë të ngulur”. “Devtash” është emri vendas turk i këtyre gurëve dhe do të thotë “gur-shpirt”. Ata i kanë vendosur afër varrezave të udhëheqësve, që t’i lavdërojnë. Besohet se këto figura prej guri kanë qenë shpirtrat e armiqve të vrarë nga udhëheqësit. Ato i  kanë shoqëruar udhëheqësit e vdekur në botën e përtejme, që t’u shërbejnë atyre.”

Снимка

Sipas doc. Zhdrakov prania e “devtasheve” në hapësirë është “një prej argumenteve të studiuesve, të cilët mendojnë se origjina e protobullgarëve nuk ka të bëjë me fiset e lashta turke. “Devtashet” tona janë vendosur në formë katrore, derisa ato të gjetura në Altaj janë në kolonë, radha. Mirëpo, nuk duhet harruar se cilët janë armiqtë. Në Azinë Qendrore ata kanë qenë kryesisht kalorës, të cilët kanë lëvizur në kolonë, ose janë shpërndarë në radhë, derisa në rastin konkret interpretohet fitorja kundër legjionit romak, ku luftëtarët radhiten në formë katrore.

Снимка

Në territorin e Bullgarisë janë gjetur shumë “devtashe”, para se gjithash në rajonin e Pliskës dhe të Madaras, ku ndodhet një prej kështjellave rreth kryeqytetit të lashtë bullgar. Nuk është e rastit se edhe dy “babat” e ruajtur më mirë, që mund të shihen edhe sot e kësaj dite, janë në këtë rajon. Mirëpo, çfarë na jep arsye për të thënë se pikërisht protobullgarët janë krijuesit e “ballvaneve” dhe jo disa popuj të tjerë, të cilët kanë kaluar në trojet tona?

Ky është një problem i madh – datimi i “babave prej guri”. Një prej argumenteve më të mëdha është gjendja e tyre gjeografike. Ata gjenden afër kryeqytetit të lashtë bullgar Pliska. Sipas disa shkencëtarëve ky çift statujash u përket fiseve më të vonshme turke, të cilat janë vendosur në trojet bullgare, për të cilat disponojmë të dhëna historike – peçenegët, kumanët. Mirëpo, ka pak të ngjarë që këto fise të kenë vendosur gurë të tillë varri në perandorinë e krishterë romake. Është logjikshëm të na vijë ndër mend se bizantinët nuk do t’i ruanin. Kjo na jep arsye për të menduar se ato i përkasin periudhës sonë të hershme protobullgare që nga koha e haneve Asparuh dhe Tervel. Në stepat, në veri të Detit të Zi, janë gjetur shumë monumente të tilla. Shumica prej tyre nuk ndodhen në vendet e tyre origjinale, prandaj është vështirë të saktësohet prejardhja e tyre. Ka një koleksion në Lapidariumin e Poltavës. Në përgjithësi këto “baba prej guri”, sipas shkencëtarëve rusë (kryesisht sipas arkeologes Svetllana Pletnjova) kanë të bëjnë me kumanët dhe eventualisht me peçenegët. Mirëpo, sipas disa studiuesve të tjerë ato i përkasin një periudhe më të hershme” – vë në dukje doc. Zarko Zhdrakov.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografitë janë dorëzuar nga doc. dr. Zarko Zhdrakov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zbulimet e fundit arkeologjike në Kështjellën Urviç ringjallin legjendat për mbretin Jasen

Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..

botuar më 24-11-24 10.35.PD

Familja e krishterë forcon marrëdhënien me Zotin

Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..

botuar më 24-11-21 7.35.PD

Misioni sekret i zepelinit L 59 apo si Jamboll hyri në histori me një rekord botëror

Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..

botuar më 24-11-11 7.05.PD