Ka njerëz, të cilët arrijnë të kalojnë kufijtë e caktuara nga shkenca. Atëherë për ta themi se janë “çudi mjekësore” ose “fenomen”.
Gergana Brënzova është një nga basketbollistet e mira bullgare. Ajo arriti të lërë pas shpinës një sëmundje, të cilën mjekësia e sotme e cakton si e pashërueshme. Me ndihmën e regjimit ushqimor, por më në veçanti me studimin e shkaqeve metafizike të sëmundjes, ajo përballoi sklerozën multiple, ose të shumëfishtë. Për smudjen ajo kujton:
“Simptomën e parë e ndjeve më 1 janar të vitit 2013, kur u zgjova dhe ndjeva, se nuk mund të shikoj me njërën sy. Pasi bëra disa vizita te mjeku dëgjova diagnozën – sklerozë multiple. Po kjo ishte edhe diagnoza e nënës sime, kështu që e kisha të qartë këtë sëmundje. Pasi kisha mundësinë të zgjedhë të shfrytëzoj terapinë tradicionale ose të kërkojë ndonjë variant tjetër, vendosa të kërkoj rrënjët e kësaj sëmundjeje.”
Rastësisht ajo zbuloi librin “Si u mjekova nga skleroza e shumëfishtë” të specialistes An Boroh, e cila mjekon sëmundjet autoimune. Kështu vendosi të nisë për në Los Angjelis. Aty te doktoresha An Boroh filloi ndryshimi i jetës së Garganës.
“Mendimet janë baza mbi të cilën duhet të fillojmë të bëjmë gjithçka. Duhet të kuptojmë se çfarë provokojnë ato në jetën tonë – shpjegon basketbollistja dhe vazhdon. – Është e domosdoshme të hiqemi të gjitha suazat dhe caktimet, të cilëve deri tashti ishim rob. Është me rëndësi t’i mbetemi besnik vetes. Pikërisht këtë e bëra unë, bashkë me dietën pa gluten, bulmetra dhe sheqer."
Dy vjet më vonë skaneri tregon, se nga sëmundja nuk ka asnjë gjyrmë, ndërsa mjekët mbeten të çuditur, se si është e mundshme kjo. Mirëpo për Gergana Brënzovën nuk ka asgjë e çuditshme – ajo vetëm zbuloi mesazhet e organizmit dhe u ndryshua sipas kërkesave të tij. Për të ndarë përvojën e grumbulluar me njerëz të tjerë në nevojë Gergana Brënzova krijoi një libër, për të cilin rrëfen:
“Ndërgjegjja dhe organizmi në një pandashmëri” është një këshillues për ndryshim pozitiv, në të cilin paraqes filozofinë time për jetën. Dhe ajo përqendrohet në disa gjëra të thjeshta – të dimë çfarë bëjmë, të sillemi me mirësi ndaj vetes, të buzëqeshëm, të shikojmë jetën nga lartë dhe nga këndvështrime të ndryshme, të krijojmë bukuri, të jemi të hapur ndaj së resë dhe së panjohurës. Në libër ka një program dyjavor të cilin e titullova “Të fillojmë bashkë”. Me ndihmën e detoksikimit, teknikave specifike dhe mënyrës së të e menduarit mund të nisim ndryshimin.”
Sot Gergana Brënzova zhvillon një jetë aktive. Ish basketbollistja në NBA dhe “Fenerbahçe” jeton me bashkëshortin turk dhe me tre fëmijët në Stamboll, ku ka një akademi për basketboll të fëmijëve, punon mbi projekte me Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit dhe punon në Fondacionin “Bëhu më mirë”. Ëndrra e saj është që një ditë të krijojë një akademi për fëmijë edhe në qytetin Burgas në kujtim të së atit – basketbollistit dhe trajner të madh Bojço Brënzov.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: arkiv personal
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..