Shpirti i tij udhëtues shikon botë të panumërta, të cilat i transferon mbi fletën e zezë. Mirëpo, Kozmosi me sekretet e tij të pafundmë zbulohet nën furçën e tij në një kohë, kur arti abstraksionist u përplas me materializmin e ditës. Pushteti arriti që të hedhë pikturat e tij në burg, por edhe regjimi më i egër obskurantist nuk arriti të arrestojë shpirtin e lirë njerëzor të krijuesit.
Në vitin 1963 Vasill Ivanovi përgatiti ekspozitën e parë me vepra me temë kozmike, por në prag të hapjes e thirrën në Komitetin Qendror të Partisë Komuniste Bullgare për të kërkuar prej tij të heqë dorë nga orientimet dhe kërkimet. Ai jo vetëm që nuk ndiqte vijën e realizmit socialit në art, por u shndërrua “në një flamur të një grupi të pahijshëm të rinjsh”, të cilët prapa ushtrimeve joga fshihnin praktika fetare.
“Vasill Ivanovi është një piktor i jashtëzakonshëm – magnetik si krijues, ashtu edhe si person. Mirëpo, për fat të keq ai bie nën hijen e mungesës së popullaritetit – tregon Ljuben Genov, kryetar i Lidhjes së Piktorëve Bullgarë. – Lindi në vitin 1909 në Sofje. Mbaroi gjimnazin në qytetin Kazanllëk, ku mësonte pikturim te shkrimtari humorist dhe piktor bullgar Çudomir. Në vitin 1939 mbaroi Akademinë e Arteve Figurative te profesori Nikolla Ganushevi – një piktor i talentuar bullgar. Më vonë u afrua me Petër Dënovin – filozof dhe themelues i një mësimi fetar filozofik, Vëllazërisë së Bardhë, idetë e së cilës piktori i përqafoi. Në krijimtarinë e tij dallohen dy etape – pikturim dhe vizatim specifik mbi sfondin e zi me shkumës të bardhë. Ato janë të ashtuquajturat vizatime kozmike. Ky cikël kozmik është mbresëlënës me lëshimin e çuditshëm të dritës mbi sfondin e zi të pikturës. Krahas kësaj ai ka miniatura të mrekullueshme mbi temën “pyll” krijuara në teknikën tradicionale me laps ose me grafit mbi letrën e bardhë. Vepra të tij janë në koleksionet e personaliteteve të njohura si bullgari Petër Uvaliev – shkrimtar dhe radio gazetar, i cili shkruante recensione për veprat e tij në Londër, pianisti bullgar Juri Bukov, i cili bënte përpjekje për të prezantuar në Paris, shkrimtari Romen Gari.”
Piktori jeton i lirë në botën e vet – në pikturat ai hedh shikim drejt yjeve. Filozofia e tij personale, e cila përputhej fund e krye me idetë e Mësuesit Petër Dënov, vitet e fundit u shfaq si një lakonizëm në krijimtari. Me mjete të thjeshta ai pikturonte botë, të zhdukura dhe botë, të cilat sapo formoheshin, sipas fjalëve të regjisorit Georgi Stojanov – Bigor, i cili ishte mik i tij i ngushtë. Në veprat e fundit të piktorit, regjisori zbulon një kontradiktë, sepse në to asistojnë si shkatërrimi, ashtu edhe krijimtaria.
Shpirtin e ndjeshëm prej krijuesi Vasill Ivanovi e zbuloi në korrespondencën me bashkëshorten, balerinën Elisaveta Josifova. “Ka dhembje, të cilat asnjeri nuk mund të na rrëmbejë, ne vet duhet të përjetojmë gjer në fund. Gjatë një jete të shkurtër tokësore, asnjeri nuk mbetet i zhytur përgjithmonë në lumturinë iluzore tokësore. Çdo formë tokësore është e dënuar të shkatërrohet. Lumturia është jashtë formave, për të cilat ëndërrojmë”, rrëfen piktori. Dhe në përputhje me ato mendime, krijuesi i cili u mirëprit në galeritë e Parisit, Nju Jorkut, Tokios, Melburnit, vendosi të zhytet në trishtim ditët e fundit të jetës.
“Pas një prove, që veprat e tij të prezantohen në Paris, Vasill Ivanovi u dëshpërua – tregon Ljuben Genov. – Të afërmit e tij thonë, se duke u kthyer në Bullgari, ai sikur qëllimisht e provokoi vdekjen, duke u sëmurë. Për fat, të keq, megjithëqë veprat e tij ishin të paraqitura në shumë shtete, ai nuk arriti t’i gëzohet suksesit të vet. Sikur vitet e fundit të jetës nuk arriti të zbulojë atë që kërkonte dhe gradualisht humbi interesin ndaj jetës. Mirëpo, çfarëdo që të jetë e vërteta, figura e tij mistike do të vazhdojë të provokojë mahnitje dhe admirim.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Krijimi i radhës prej sheqeri i Marija Oztjurk – një maket i Bazilikës “Shën Pjetri” në Romë – na provokoi ta kërkojmë bashkatdhetaren tonë pikërisht në këto ditë të ndritura festive. Edhe pse prej vitesh jeton mes Bullgarisë dhe megapolisit turk..
Një koleksion unik i paneleve të tekstilit të Evropës Perëndimore (goblenë) prezantohet për herë të parë në Galerinë Kombëtare - Kuadrat 500 në sheshin "Aleksandër Nevski" në Sofje. Eksponatet janë dorëzuar nga Banka Popullore Bullgare në vitet..
Për herë të 32-të, Festivali i Fëmijëve për Pashkë do të bashkojë fëmijë bullgarë nga vende të ndryshme në qytetin serb të Bosilegradit, në mënyrë që ata jo vetëm të tregojnë mjeshtërinë e tyre në përgatitjen e vezëve më të bukura dhe origjinale të..
Viti aktual 2025 shënon 1160 vjet nga konvertimi i popullit bullgar në krishterimin ortodoks dhe 1170 vjet nga krijimi i alfabetit bullgar dhe..