Presidenti turk Rexhep Erdogan shprehi mendimin se marrëdhëniet mes Berlinit dhe Ankarasë do të normalizohen pas zgjedhjeve në Gjermani. Në një miting në Isparta, Turqi Jugperëndimore, presidenti nënvizoi se kritikat e disa shteteve evropiane ndaj shtetit të tij, ndër të cilat është Holanda, kanë qenë element i taktikave zgjedhore. Një pritje se marrëdhëniet ndërmjet Ankarasë dhe Berlinit do të normalizohen shpall gjithashtu ministri i jashtëm Mavljut Çavushoglu, duke nënvizuar se një hap në këtë drejtim është fakti se një delegacion nga Parlamenti gjerman do të vizitojë bazën e NATO-së në provincën turke Konija. Mirëpo nga pikëpamja e Turqisë nuk është e pranueshme që deputetët gjermanë të inspektojnë bazën ushtarake dhe ajrore të NATO-së në Inxhirlik, e cila përdoret kryesisht nga forcat ajrore turke dhe amerikane.
Ministri i mbrojtjes i Serbisë Aleksandër Vulin shpalli se Beogradi pret një furnizim të 30 tankeve T-72S dhe 30 makinave të blinduara BRDM-2 gjatë vitit 2018. Para kësaj ministri ka deklaruar se deri në fundin e vitit Beogradi do të marrë nga Moska gjashtë gjuajtës MiG-29. Në vitin 2016 shteti tashmë mori dy helikopterë të rinj Mi-17 dhe së shpejti pret dhe një helikopter H145M. Vulini ka thënë para homologut të tij rus gjeneralit Sergej Shojgu, se derisa Aleksandër Vuçiç është president, Serbia nuk do të hyjë në NATO dhe do të vazhdojë politikën e neutralitetit ushtarak, transmetoi agjencia ruse e lajmeve TASS.
Më 13 gusht u mbushën 16 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, e cila e ndaloi konfliktin e armatosur në Maqedoni në vitin 2001. Marrëveshja u nënshkrua më 13 gusht në Shkup nga Kryeministri Ljupço Georgievski, Presidenti Boris Tarjkovski, lideri i LSDM-së Branko Cërvenkovski dhe nga liderët e formacioneve shqiptare Arben Xhaferi (nga Partia Demokratike Shqiptare) dhe Imer Imeri (nga Partia për Prosperitet Demokratik). Nënshkrimi i Marrëveshjes u realizua me ndërmjetësinë e të dërguarve të posaçëm të BE-së dhe SHBA-së François Leotar dhe James Perdew. Në nënshkrimin e saj ishte i pranishëm Përfaqësuesi i atëhershëm i lartë i BE-së Havier Solana.
Në një artikull me titull “Sofja, Shkupi dhe emri” gazeta greke “Kathimerini” komenton se hapa të konsiderueshëm ndaj zgjidhjes së problemit me emrin e Maqedonisë akoma nuk janë bërë, mirëpo për herë të parë gjatë viteve të fundit po shfaqen rrethana, në të cilat procesi mund të zhvillohet. Një prej tyre është afrimi i pozitave të Sofjes dhe Shkupit për këtë çështje. Gazeta komenton se Ministrja bullgare e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva para pak kohe nuk u pajtua me hipotezën se emri i Maqedonisë duhet të përmbajë përcaktim gjeografik (për shembull Maqedonia e Sipërme apo Maqedonia Veriore), sepse kështu mund të shfaqen pretendime ndaj krahinës bullgare të quajtur Maqedonia e Pirinit. Sipas “Katghimerini”-së duke pasur parasysh se Shkupi gjithashtu e hodhi poshtë idenë për përcaktim territorial, mund të thuhet se pas pozitës së shpallur të Ministres së jashtme bullgare, tashmë jo formalisht është krijuar një “front” i Sofjes dhe Shkupit kundër Athinës për emrin me përcaktim gjeografik.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve në Komunitet janë të kujdesshëm ndaj grupit "Hajat Tahrir al-Sham" dhe udhëheqësit të tij Ahmed..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..