Turnetë e verës janë mënyrë që njeriu të mund të shijojë njëkohësisht dhe verën e shkëlqyer bullgare, dhe kuzhinën, dhe historinë dhe kulturën. Çfarë propozojnë rajonet e vreshtarisë dhe të verës në Bullgari, tregon Vasill Zllatev nga kompania për turne të verës:
„Në Bullgari ka 5 rajone të formuara të vreshtarisë. Më i madhi sa i përket numrit të kantinave është Lugina e Trakisë. Rajoni propozon një larmi prej mundësive për kombinime të turizmit të verës me turizëm kulturor, SPA, eko dhe turizëm fshatar. Në rajonin e vreshtarisë Lugina e Trëndafilit mund të vizitoni kantina në rrëzat e malit Stara pllanina dhe në të njëjtën kohë të mësoni diçka për prodhimin e vajit të trëndafilit, të vizitoni varrezat e lashta trakase dhe të zbuloni trashëgiminë e trakëve-njerëzit, të cilët kanë vënë fillimin e prodhimit të verës nëpër tokat e Bullgarisë së sotme. Lugina e lumit Struma është shtëpia e varieteteve endemike të rrushit. Kjo do të thotë, se disa nga verë në rajon bëhen vetëm aty dhe në asnjë vend tjetër. Rajoni vreshtar i detit të Zi propozon mundësi të shkëlqyera për gërshetimin e vizitave të kantinave me pushime në plazh. Në rajonin vreshtor Lugina e Danubit mund të vizitohet dhe muzeu i verës, një kantinë në shpellë dhe një kantinë të strukur midis shkëmbinjtë e Bellogradçikut.”
Themeluese e kompanisë për itinerare të verës është Zina Sorensen nga Danimarka. Ideja për biznes tek ne i lind derisa Zina bën një studim për tezën për master, të fokusuar mbi potencialin të turizmit të verës në Bullgari. Pyetjes se çfarë vendi zë vera bullgare kundrejt verërave më të mira në botë, ajo u përgjigj:
„Bullgaria qe një nga eksportueset më të mëdhenj të verës në botë gjatë viteve 70 dhe 80. Por, koha e prodhimit në masë kaloj prej kohe. Fytyra e re e verës bullgare janë kantinat e vogla-butik , të cilat e venë aksentin mbi cilësinë dhe jo tek sasia. Një dëshmi për cilësinë e verës bullgare janë dekoratat e shumta nga konkurset ndërkombëtare, të cilat verat bullgare i marrin gjatë viteve të fundit. Ato janë verërat më të dekoruara nga Evropa Qendrore dhe Lindore nga top konkurset ndërkombëtare. Verërat bullgare fituan 58 medalje nga Concours Mondial de Bruxelles 2017-një konkurs i cili prezantohet për Kombet e Bashkuara të Verës së Mirë, ku në këtë mënyrë verërat bullgare u renditën në vendin e shtatë për nga numri i medaljeve në botë.”
Programi i vizitave të kantinave të verës është tepër i zhdërvjellë dhe propozohen mundësi për kënaqjen e çdo lloj klienti, sqaroi Vasill Zllatev:
„Propozojmë 3 lloje bazë të turneve vizituese. Njëditore, nga Plovdivi ose Sofja, të cilat përfshijnë vizita deri në kantina, një drekë tradicionale, një vizitë deri tek një kureshtje kulturore, një drejtues nga ana tonë dhe transport. Vizitat treditore janë të shkëlqyera për një fund javë të gjatë. Qëllimi i vizitave gjashtëditore është të mund ti njohë miqtë tanë me një rajon të caktuar të prodhimit të verës-organizojmë vizita dhe degustime në kantina, vizita të kureshtjeve të ndryshme. Vizitat tona kanë për qellim jo vetëm të tregojnë verën në rajonin e dhënë, por po kështu dhe historinë e tij, kulturën, traditat, kuzhinën dhe natyrën. Na i shikojmë vizitat tona jo thjesht si një mënyrë që të mund të njiheni me verën bullgare, por dhe të mund të ndieni kulturën dhe traditat e Bullgarisë. Përveç vizitat e përmendura, bëjmë dhe të tilla me dëshirë të klientit. Tek këto vizita, njerëzit na thonë se çfarë duan të shikojnë, të bëjnë dhe të provojnë dhe ne u bëjmë propozim posaçërisht për ta. Në fakt, pjesa më e madhe e vizitave tona të zhvilluara ndaj këtij momenti kanë qenë me program në bazë të dëshirës së klientëve.”
Zina Sorensen tregon se, përshtypja kryesore e turistëve të ardhur tek ne për një turizëm vere është befasia e këndshme:
„Ata janë të befasuar nga cilësia e lartë e verës bullgare, traditat e gjata në prodhimin e verës, historia e pasur e Bullgarisë, kuzhina e mirë dhe natyra marramendëse. Shumë nga njerëzit dinë shumë pak për Bullgarinë dhe nuk janë të sigurt se çfarë duhet të presin përpara se të vijnë këtu. Por të ardhur njëherë në vendin tonë, janë mjaft të mahnitur se ka një bukuri të tillë në Evropën Juglindore, deri ku arrihet shumë lehtë dhe që është e arritshme me një çmim të arsyeshëm. Pjesa më e madhe e miqve tanë janë nga Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe Australia. Kohët e fundit pritëm miq nga Holanda, Danimarka, Suedia. Ne na pëlqen të presim njerëz nga shtetet e ndryshme, sepse duan që të mund të popullarizojmë verën bullgare dhe Bullgarinë si tërësi përpara një auditori mundësisht sa më të madh.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: arkiv personal
Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..
Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..
Një kompleks i ri historik në Trojan tregon për heroizmin e bullgarëve vendas që morën pjesë në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lutën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore. Kompleksi paraqet historinë e Regjimentit të 34-të të Këmbësorisë së..