Zjarre vere tërbojnë në disa shtete ballkanike
Për shkak të zjarreve të mëdha pyjore në komunat Çashka dhe Maqedonski brod autoritetet në Maqedoni shpallën një gjendje të jashtëzakonshme, e cila do të vazhdojë pothuajse 30 ditë. Komiteti për drejtimin e krizave vendosi që të kërkohet në luftën me stuhinë të përfshihet dhe ushtria. Në shuarjen e zjarreve, marrin pjesë tanimë ekipe shpëtuese nga Bullgaria dhe Turqia. Ditën e diel në Shqipëri për 24 orë shpërthyen 7 zjarre nëpër pyje, të cilët dogjën dhjetëra hektarë pyje me pisha dhe shkurre. Një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve pyjore qe shpallur dhe në ishullin grek Kitera, ku kundra stuhisë së zjarrit qenë mobilizuar 80 zjarrfikës, 30 makina të specializuara, 3 helikopterë,1 avion dhe 80 ushtarë.
Beogradi përjetoi ditë të nxehta rekorde prej 130 vjetëve e këtej
Autoritetet serbe njoftuan se më 5 gusht ka qenë dita më e nxehtë në Beograd gjatë 130 vjetëve të fundit e këtej. Midis orës 16 dhe 17 në këtë datë termometrat kanë matur 40 gradë. Rekordi i mëparshëm është regjistruar gjatë vitit të largët 1928 - 39 gradë. Në të gjithë Serbinë qe shpallur një kod i kuq për një rrezik nga vapa e madhe. Parashikohet se, ditën e nxehta do të vazhdojnë deri më 10 gusht.
Opozita në Shqipëri akuzoi për zjarret kryeministrin Rama
Lëvizja socialiste për integrimin e akuzoi kryeministrin shqiptar Edi Rama për situatën me zjarret pyjore në Shqipëri. Përfaqësues të lëvizjes deklaruan se, derisa zjarret shkatërron pronat e shqiptarëve, Edi Rama është me pushime dhe nuk interesohet nga situata e rëndë dhe “është thjesht turist”.
Presidenti Erdogan aplikoi një kod veshje për komplotuesit
Medie turke njoftojnë se presidenti Rexhep Erdogan ka aplikuar një kod për veshje për komplotistët/ nocioni del nga fjala angleze dress-code dhe do të thotë rregulla për veshje gjatë rasteve të caktuara/,të cilat duhet ti marrin parasysh në gjyq të dyshuar për pjesëmarrje në provën e pasuksesshme për puç. Të pandehurit janë të detyruar të mbajnë rrobe në ngjyrë bojë kafe. Për ata të cilët janë të akuzuar në terrorizëm parashikohen pantallona dhe xhupa, kurse për të akuzuarit në komplot-kominoshe ose pantallona të gjera.
Një azil për arusha në Bullgari pranon dhe një përfaqësues nga Shqipëria
Stina e pushimeve gjatë muajit gusht hapi shumë punë për nëpunësit në parkun e arushave mbi Belica, në Bullgarinë Jugperëndimore. Nëpunësit ankohen se, numri i vizitorëve në Qendrën për ri adaptim të arushave vallëzuese në vendin Andrijanov çark është shtuar në mënyrë drastike dhe vapa nuk e ndalon fluksin. Aktualisht në park janë strehuar 25 arusha, por pas 10 ditëve ato do të bëhen me 1 më shumë. Një ekip i posaçëm i Fondacionit “Katër putra” u nis më 7 gusht për në Shqipëri të shpëtojë arushën 17 vjeçe vallëzuese aty Jeta. Përpara 3 muajve nga Shqipëria në Bullgari qe sjellë dhe një arushë 2 vjeç me emrin Riku.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: BGNES
Nënkalimi i Urës së Shqiponjave që lidh rrugën lokale e bulevardit "Carigradsko shose" me Parkun “Kopshti i Borisit” , u transformua plotësisht dhe u kthye në një hapësirë moderne, të ndritshme dhe frymëzuese me riprodhime të pikturave të Sofjes..
Kryetarja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Iratxe García Pérez, mori pjesë në një Samit me gazetarët e rrjetit kryesor evropian të radios "Euranet Plus", gjatë të cilit ajo sqaroi qëndrimin e grupit të saj për një sërë çështjesh...
Në rubrikën e tij të fundit digjitale "Ndërtesat tregojnë", Muzeu Historik Rajonal - Sofje paraqet historitë e ndërtesave emblematike në qendër të Sofjes, si dhe të njerëzve që dikur kanë jetuar në to. Nisma me video materiale është pjesë e projektit..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..