Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Diplomatët e Bullgarisë shënojnë festën profesionale

БНР Новини
Drejtoresha e Institutit Diplomatik Tanja Mihajllova
Foto: dnevnik.bg

Më 19 korrik të vitit 1879 princi Aleksandër I Batenbarg emëroi agjentët e parë diplomatikë të Bullgarisë së sapoçliruar. Ata ishin Dragan Cankov, Evllogi Georgiev dhe Dimitër Kirovç. 120 vjet më vonë ministrja e atëhershme e punëve të jashtme Nadezhda Mihajllova afirmoi datën 19 korrik si Dita e Dikasterit Diplomatik Bullgar.

Me një konferencë treditore në Sofje, i kushtuar kryesisë bullgare të BE-së në fillim të vitit 2018, ambasadorët bullgarë shënojnë Ditën e Dikasterit Diplomatik. Instituti Diplomatik në Sofje dorëzoi çmimin vjetor për kontribut në zhvillimin e institucionit. “Dallimi ynë „Docendo discimus“ përmban moton tonë, e cila do të thotë “duke u mësuar të tjerëve, mësojmë edhe vet ne”, saktësoi drejtoresha e Institutit Diplomatik Tanja Mihajllova. Shenja nderi sivjet i jepet kryetarit të Këshillit Drejtues të Institutit të Menaxhimit Energjetik Sllavço Nejkov. “Gjatë 5-6 viteve të fundit ai kontribuoi për zhvillimin e një fushe konkrete, me të cilën Instituti Diplomatik ka popullaritet. Kjo është diplomacia energjetike – thekson zonja Mihajllova. – Jo në vend të fundit, nëpërmjet ekspertizës së tij Instituti Diplomatik dha kontributin e tij në ndarjen e asaj të cilën e arritëm dhe asaj të cilën e gabuam në negociatat për anëtarësim në BE-në. E ndamë përvojën e grumbulluar me shtetet e regjionit tonë si Maqedonia, Mali i Zi, Kosova dhe Ukraina.

Që në fund të qershorit Tanja Mihajllova dorëzoi çmimin e sivjetshëm nderi të Institutit Diplomatik për shtetas ose organizatë të huaj me kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e institutit. Mbajtës i saj u bë profesori doktor Ekart Shtratenshullte – drejtor i Akademisë Evropiane në Berlin. Me një ceremoni speciale u shënua kontributi i tij i rëndësishëm në aktivitetet trajnuese të Institutit Diplomatik si lektor dhe moderator.

Instituti Diplomatik në Sofje u krijua në vitin 2003 dhe punon për përmirësimin e përgatitjes profesionale të diplomatëve të ardhshëm të vendit tonë, si dhe të hallkave të tjera të administratës, angazhuara në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Mjedisi i sotëm i komunikacionit dhe mënyra, në të cilën prezantohen shtetet e veçanta hedhin sfida të reja para profesionit të diplomatit. “Mendohet se ky është një profesion konservator, i cili shpesh punon në dyer të mbyllur. Doemos, edhe kjo është e vlefshme edhe më sot, por janë të dukshme hapat, të cilët i bënë çdo shtet në marrëdhëniet ndërkombëtare. Sfida është se si të ruhet ajo pjesë nënujore të ajsbergut, e cila shpesh përbën thelbin e punës diplomatike”, është kategorike Tanja Mihajllova.

Sipas saj diplomacia bullgare sot është e qëndrueshme dhe disponon një ekspertizë dhe kapacitet të mirë, gjë për të cilën kontribuojnë edhe programet, seminaret diskutimet e organizuara nga Instituti Diplomatik. “Organizojmë kurse tematike si për shembull diplomacia ekonomike, diplomacia publike, diplomacia energjetike – sfera, të cilat nuk ishin të njohura për diplomacinë bullgare ose nuk shfrytëzoheshin si instrumente të diplomacisë sonë. Dhe kjo është mënyra që të shfaqim një zhdërvjelltësi më të madhe në punën tonë. Vet ne në Institut mbajmë lidhje me shkolla dhe akademi të ngjashme diplomatike në Evropë dhe në mbarë botën. Ndjekim tendencat në përgatitjen e diplomatëve, kështu që t’iu përgjigjemi sfidave të botës së sotme. Kështu që në çdo moment jemi gati t’u ofrojmë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe administratës tjetër atë për të cilën kanë nevojë. Vetëm ashtu, ata do të jenë në gjendje të marrin vendime të informuara dhe të ndjejnë veten të përgatitur dhe me kapacitet të madh.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Më 15 tetor, Shqipëria fillon negociatat thelbësore për anëtarësimin në BE Përfaqësuesit e përhershëm të BE-së në Bruksel vendosën njëzëri nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Fillimi do të jetë më 15 tetor me një konferencë..

botuar më 24-09-28 7.30.PD

Zgjedhje të parakohshme në asnjë kohë

Që nga sot, 27 shtator, Bullgaria është sërish në një fushatë zgjedhore 30 ditore. 28 parti dhe 11 koalicione paraqitën dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare dhe në..

botuar më 24-09-27 6.55.PD
Bojko Borisov

Në Sofje e konsiderojnë reagimin e BE-së ndaj Maqedonisë së Veriut si të arsyeshëm

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një Marrëveshje të Fqinjësisë së Mirë, e cila është pjesë e planit të zgjerimit të BE-së dhe askush nuk mund të tërhiqet prej saj, tha kreu i GERB-it, Bojko Borisov, i cili është edhe kryetar i..

botuar më 24-09-26 11.34.PD