Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rënie rekorde e të papunëve në Bullgari, mirëpo akoma jemi me të ardhura më të ulëta

БНР Новини
Foto: BGNES

Raporti i fundit i Institutit Statistikor Kombëtar për tregun e punës në Bullgari është pozitiv. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2017 koeficienti i njerëzve të angazhuar në tregun e punës në moshë midis 15 dhe 64 vjeç është 62.9% dhe shënon rritje pothuaj 1% krahas së njëjtës periudhe të vitit të kaluar. Personat ekonomikisht joaktivë janë pothuaj 1.4 miliona veta, prej të cilëve132 mijë as punojnë, as kërkojnë punë për shkak të periudhës së madhe, në të cilën kanë qenë jashtë tregut të punës.

Në këtë sfond niveli i papunësisë tek ne shënon një rënie rekorde dhe për periudhën janar – mars është 6.9%, ose 1.7 % më pak krahas një viti më parë. Vetëm për disa vite norma e papunësisë ra përgjysmë duke pasur parasysh 13% e vitit 2013. Për nga ky tregues Bullgaria tashmë renditet nën nivelin e mesëm për BE.

Të dhënat e mira në tregun e punës vijnë në sfondin e krizës në fushën e investimeve, të cilat gjatë 2016-ës u pakësuan shumë – tani janë më se 1 mlrd. euro më pak krahas vitit të kaluar. Për fat të mirë kjo tendencë negative kompensohet nga rritja e konsiderueshme në fushën e turizmit. Sivjet priten 10% më shumë turistë të huaj, duke pasur parasysh të dhënat për vitin 2016 (nuk duhet harruar se rezultatet atëherë ishin rekorde – për herë të parë shteti ynë ishte vizituar nga më se 8 miliona të huaj). Kjo situatë kontribuon për punësimin e më shumë njerëzve me kualifikim të ndryshëm.

Një gjenerator tjetër i punësimit është gjallërimi në fushën e ndërtimit dhe aktiviteteve, të lidhura me të, si prodhimi i materialeve për ndërtim, transportimi, logjistika etj. Normat e interesit për kreditë hipotekare të bankave bullgare kurrë nuk kanë qenë aq të ulëta dhe për këtë arsye kërkimi i pronave të reja të patundshme gjatë dy viteve të fundit, e tejkalon ofrimin. Dhe duket se kjo tendencë do të rruhet për shkak të gjendjes së fortë të likuiditetit të bankave tregtare.

Gjatë disa viteve të fundit në kuadrin e programeve të ndryshme evropiane shumë njerëz gjetën punë dhe kjo gjithashtu ndihmoi për rënien e papunësisë.

Sektorët, të cilët siguruan më shumë vende pune janë industria IT, bujqësia, qendrat e thirrjeve dhe prodhimi i pjesëve të këmbimit për industrinë e automjeteve. Është duke u rritur numri i personave të vetëpunësuar dhe të atyre që punojnë me kontrata të përkohshme.

Këtu duket logjike pyetja a mund të vazhdojë kjo tendencë dhe niveli i papunësisë për shtetin tonë të afrohet tek niveleve më të ulëta të papunësisë në Evropë – në Çeki ky tregues është 3,6%, në Gjermani – 3,9%, në Maltë – 4,2%?  Përgjigja është jo, sepse nuk disponojmë me mjaft njerëz të kualifikuar. Tani të papunët janë kryesisht njerëz me kualifikim shumë të ulët, apo pa kualifikim.

Nga pikëpamja statistikore  Bullgaria është ndër shtet evropiane me rezultate të mira në fushën e punësimit, mirëpo pjesa më e madhe e të punësuarve hyjnë në kategorinë e ashtuquajturve “të punësuar të varfër” dhe duket se kjo tendencë nuk do të ndryshohet në të ardhmen e afërt, sepse sipas punëdhënësve rritja e shpërblimit të punës në Bullgari tejkalon rritjen e prodhueshmërisë. Tashmë Bullgaria nuk mund të krahasohet bile me Rumaninë, kur të ardhurat janë 27% më të larta.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këshilli trepalësh sërish nuk ra dakord për pagën minimale për vitin 2025

Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...

botuar më 24-10-11 3.58.MD
 Vlladimir Malinov

Terminali në Aleksandrupolis kontribuon në konkurrencën e lirë

Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..

botuar më 24-10-09 12.49.MD

Do të modernizojnë ndërmarrjen e vetme shtetërore të përpunimit të qumështit "LB Bulgaricum"

Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..

botuar më 24-10-07 4.36.MD