Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Borisov shprehu dhe saktësoi në Stamboll prioritetet e politikës energjetike bullgare

БНР Новини
Foto: BTA

Pasi gjatë muajit qershor qe për një vizitë bilaterale në Turqi, dje kryeministri Bojko Borisov vizitoi përsëri fqinjën jugore të Bullgarisë, kësaj radhe për të marrë pjesë në Kongresin e 22-të Botëror të Naftës në Stamboll. Në të 3 mandatet e veta deri tani kryeministri zhvillon një politikë aktive energjetike në kushtet e resurseve të kufizuara natyrore - diçka që supozon një bashkëpunim të fortë ndërkombëtar. Në Stamboll Kryeministri Borisov përdori rastin që të mund të precizojë dhe të koordinojë me partnerët e Bullgarisë prioritetet energjetike të kabinetit të ri.

Në një fjalim të mbajtur përpara pjesëmarrësve në Kongres, Borisovi prezantoi projektin për shpërndarësen evropiane të gazit “Ballkan” si një infrastrukturë me rëndësi të madhe për diversifikimin e furnizimeve të gazit për Evropë. Duke nënvizuar se shpërndarësi në fjalë supozon një diversifikim të furnizimeve të gazit nga Bullgaria, Rumania, Rusia dhe Azerbajxhani, ai rikujtoi se në studimet për nxjerrjen e gazit në zonën ekonomike bullgare të Detit të Zi tanimë marrin pjesë disa nga kompanitë më të mëdha të naftës në botë.

Idenë për shpërndarësin e gazit “Ballkan” Borisovi e parashtroi në Stamboll në një moment, kur Turqia është në rrugë të bëhet një lider regjional në magazinimin e gazit. Përmes lëshimit të ardhshëm në eksploatim të kapaciteteve të reja në magazinimin e gazit nën liqenin Tuz, Turqia do të shtojë katër herë kapacitetin e vet për magazinimin e gazit. Përveç kësaj, gjatë muajit maj kompania ruse “Gazprom” filloi të ndërtojë zonën detare të projektit Rryma Turke, i cili do të kalojë nëpër fundin e Detit të Zi dhe do të dalë në pjesën evropiane të Turqisë, duke vazhduar drejt Greqisë. Fakti se pavarësisht nga këto rrethana Borisovi paraqiti projektin “Ballkan” në Stamboll, tregon se qeveria e tij nuk i ndërmerr furnizimet e gazit për në Evropë përmes Bullgarisë si një alternativë të furnizimeve të gazit përmes Turqisë. Një ripohim të kësaj është fakti se në bisedimet e zhvilluara me kryeministrin turk Binali Jëlldërëm, Borisovi e përcaktoi si të rëndësishëm hapin e ardhshëm dhe ndërtimin e lidhjes midis sistemeve të gazit midis Bullgarisë dhe Turqisë, për të cilin flitet prej mjaft kohe, por projekti realisht nuk përparon. Përveç kësaj ai bindi se qeveria e tij do të përkrahë aktivisht dhe zhvillimin e Korridorit Jugor të gazit, në të cilin Turqia është një pjesëmarrëse kyçe. Bashkë me korridorin Verior nga Norvegjia, atë lindor nga Rusia dhe atë mesdhetar nga Afrika, Korridori Jugor i gazit do të jetë boshti i katërt i madh për furnizim të gazit për Bashkimin Evropian. Përveç Turqisë si një vend kyç transit, ky korridor parashikon dhe itinerare transit përmes Detit të Zi dhe Detit Mesdhe.

Gjithmonë në kontekstin e interesit nga diversifikimi i furnizimeve të gazit në regjion Bojko Borisovi morri pjesë dhe në takimin shumëpalësh me presidentët e Turqisë – Rexhep Tajip Erdogan , të Azerbajxhanit – Illham Aliev, të Serbisë – Aleksandër Vuçiç dhe me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Vend në këtë format të bisedimeve i takon Bullgarisë përveç të tjerave dhe për shkak të rrethanës se rreth 80% nga të gjitha stacionet e kompresorëve në Ballkan, gjenden në territorin e saj.

Në Stamboll, Borisovi ripohoi përpara ministrit rus të energjetikës Aleksandër Novak gatishmërinë për bashkëpunim me Rusinë në zgjerimin e infrastrukturës kombëtare shpërndarëse të gazit në përshtatje me rregullat e Bashkimit Evropian dhe synimin e qeverisë së tij të rinovojë projektin për centralin e dytë bërthamor në Belene po të ketë një investues strategjik privat në projekt.

Në thelb, kryeministri bullgar nuk deklaroi në Stamboll ndonjë farë prioritetesh të reja, kurse precizoi qëllimet tanimë të njohura në kontekstin e realiteteve të ndryshuara politike në Sofje gjatë drejtimit të tij të ri të koalicionit. Në një shkallë shumë të lartë realizimi i këtyre prioriteteve është funksion prej realiteteve gjeostrategjike, të cilat deri tani i kanë penguar. Përparimi në realizimin e tyre vazhdon të varet kryesisht  nga situata ndërkombëtare në lindje nga Bullgaria.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..

botuar më 24-11-30 8.30.PD

Dështimi i gjashtë i deputetëve në përpjekjen e tyre për të zgjedhur një kryetar

Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..

botuar më 24-11-27 3.47.MD
 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD