Velika Stoeva nga qyteti Çiprovci, akoma si fëmijë merret me punimin e qilimave. Që të gjitha gratë në fisin e saj kanë qenë punuese të qilimave, kurse tezgjahu për punimin e qilimave është një pjesë e pandarë nga mobiliet e shtëpisë. “Për mua ky është një profesion tanimë 20 vjet. Shumë vështirë mund të mbijetojë njeriu me këtë zanat, sepse do shumë kohë dhe përpjekje, por më jep forcë dhe qetësi”, thotë ajo. “Nga duart e punueseve të qilimave dalin krijime të vërteta të artit, të cilat vlerësohen nga njerëzit me një ndjenjë estetike”, shton qilimpunuesja nga qyteti Çiprovci. Përpara ditëve, në kuadrin e “Kapana fest”, në qytetin Plovdiv, ajo tregoi sesi punohen disa nga qilimat më të bukura në Bullgari kurse në një atelie në të hapur, e cila i është kushtuar krejtësisht qilimave të Çiprovos. Ngjarja është organizuar nga Fondacioni “Bashkë për Plovdivin”, i cili e përgatit Plovdivin për Kryeqytet Evropian të Kulturës gjatë vitit 2019. Synimi është të provokojë interesin e njerëzve ndaj punimeve me dorë dhe të tregojë se, ato kanë vend në mënyrën moderne të jetesës. “Projektimi i çdo një qilimi është pjesa më e vështirë, kurse në kuadrin e një dite dhe qilimpunuesja më duar flori nuk mund të thur bile një motiv nga qilimi, të cilin e ka planifikuar. Unë mendoja se do të ketë një interes në Plovdiv drejt qilimave por ai i tejkaloi pritjet e mia”, shënon mjeshtrja e re:
“Mendoj se, jo vetëm dashuria drejt traditave. Për njerëzit modern kjo është një gjë e largët, kjo nuk rastis çdo ditë dhe është shumë kureshtare dhe interesante. Në periudhën e ateliesë në qytetin Plovdiv ne biseduam mbi temën qilima, për materialet për punimin e tyre, ndanim midis nesh histori kureshtare dhe për të gjithë takimi qe shumë i këndshëm dhe i dobishëm. Kishte mjaft fëmijë, kurse ata janë përkrahësit tanë më të guximshëm, të cilët nuk u lodhën në kuadrin e 5-6 orëve të qëndrojnë dhe të punojnë. Kjo më detyron të ndihem e kënaqur nga prezantimi ynë në kuadrin e festivalit. Ne shkojmë në ekspozita të ngjashme të zanateve artistike në të hapur, ku gjithmonë shpiem me vete dhe veglat me të cilat punojmë dhe tezgjahun. Në këtë mënyrë mund të tregojmë mënyrën e punimit të qilimave. Njerëzit kur shikojnë një qilim vlerësojnë ngjyrat dhe figurat, materialin dhe bukurinë e tij, por kur vet provojnë të bëjnë një prodhim të ngjashëm, e kuptojnë ndërlikimin e punimit dhe çmimin e qilimave të çiprovos. Ka modele të cilat ne i punojmë prej shekuj të tërë. I ruajmë si ornamente , kompozicion dhe ngjyra. Ato janë të bazuara krejtësisht me teknikën autentike dhe ngjyrat, me të cilat dallohen qilimat në Çiprovci. Mendoj se çdo gjë duron zhvillim, por me rëndësi është të ruhet pamja e përgjithshme. Me materialet e qilimit nuk duhet të eksperimentohet. Të gjitha fijet artificiale, vetëm imitojnë vetitë e leshit, por nuk mund ta zëvendësojnë. Leshi është materiali më i mirë për punimin e tyre. Edhe sikur të shtojmë mëndafsh, ne ikim nga tradita. Në jetën moderne mund të bëhen formate më të vogla, si piktura për murr, jastëkë, stof për karrige, çanta, dhe në këtë mënyrë praktike i afrojmë njerëzit me traditën vendase.”
Në vetë qytetin Çiprovci kanë mbetur mjeshtër të pakët në numër, pjesa më e madhe janë shpërndarë nëpër vende të ndryshme në vend. Velika Stoeva është e lumtur me nxënësit e vet dhe trashëgimtarë në punimin e qilimave. “Qilima të lëmuara ka në shumë vende nëpër botë, por ai i Çiprovcit dhe shkolla tonë vendase dallohen për nga stilizimi i ornamenteve. Ajo tona është më e ndryshme nga të gjitha shkollat e tjera të punimit të qilimave nëpër botë” thotë ajo dhe vazhdon:
“Ka teori nga më të ndryshmet për prejardhjen e qilimave dhe për fillimin e këtij zanati në qytetin Çiprovci. Dokumente të cilat dëshmojnë sesi kanë qenë të punuar qilimat në këtë qytet ekzistojnë që nga viti 1750. Sipas legjendave vendase, punimi i qilimave ka lindur shumë përpara kësaj. Disa studiues pohojnë se, zanati ka ardhur nga Lindja. Por, prapë së prapi Persia e lashtë është atdheu i tij dhe që aty është nisur shpërndarja nëpër botë. Me ardhjen e protobullgarëve në Gadishullin Ballkanik, është transferuar dhe tradita. Këtu gjatë bashkëveprimit me kulturën trake, janë paraqitur ornamente specifike, karakteristike vetëm për Bullgarinë. Ka edhe simbole të tilla, të cilat takohen kudo nëpër botë. Interesantja është se ornamente, të cilat janë më afër atyre të Çiprovcit takohen në Amerikën Veriore. Një nga pohimet është se, gjatë migracionit të madh të popujve, protobullgarët dhe indianët nisen nga të njëjtin vend dhe në drejtime të ndryshme transferojnë të njëjtën kulturë. Ky është shkaku që të ketë një afrim të tillë në ngjyrat dhe në ornamentet.
Unë i pëlqej që të gjitha ngjyrat e qilimit të Çiprovcit, por me një ndikim më të madh janë shembujt më të vjetër të ruajtur, të cilët janë të krijuar krejtësisht prej trekëndëshe në kompozicione të ndryshme. Trekëndëshi është simbol i fillimit të gruas dhe të burrit, të bashkuar ata kujtojnë për lidhjen në familje. Nganjëherë mes simboleve ka dhe sahat prej rëre, i cili tregon ciklin në jetë dhe në natyrë. Mbi bazën e trekëndëshit janë zhvilluar që të gjitha ornamentet e tjera. Me më shumë trekëndësha paraqitet kanaticata – ajo përbën një flutur, simbol i jetës së përjetshme. Pas kësaj trekëndëshi zhvillohet më tej dhe fiton pamjen e rrethit, i cili pasqyron diellin – i cili e simbolizon jetën si tërësi. Shpendët, të cilët janë tek indianët janë po kështu shumë karakteristike. Ato janë simbol i gëzimit dhe i jetës. Por ka dhe akoma diçka tjetër – njerëzit e lashtë kanë besuar se, shpendët i transportojnë shpirtrat e të vdekurve nga njëra botë drejt botës tjetër. Ato dhe sot vendosen mbi qilima, që të na tregojnë se kemi ardhur për pak kohë në këtë tokë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: arkiv personal
Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..
Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..
Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..