Mjafton vetëm një libër për ta përmbysur tërë botën tënde. Me një mision të mirë – t’i afrojë librat bullgare tek lexuesit e rinj, tërë verën do t’u bredhë rrugëve një librari mbi rrota.
Ilijan Ljubomirov, i njohur me emrin e tij artistik Avgustin Gospodinov, mund të mbledhë në një vend 500 veta, për të dëgjuar vjershat e tij. Dhe për arsye se lexuesit e tij janë kryesisht njerëz të rinj, poeti do të përdorë popullaritetin e vet për të promovuar librat më të vlefshme bullgare. Në një mikrobus me pamje artistike falë grafiteve të një krijuesi tjetër – Nasimo, ai do të transportojë “Fjalë mbi katër rrota”.
Kauzat e librarisë së lëvizshme janë disa – në vend të parë dëshiroj ta thyej klishenë se njerëzit e rinj nuk lexojnë – tha Ilijan Ljubomirov. – Në vend të dytë dua që letërsia bullgare të bëhet e njohur me veprat e saj të mira, jo me skandalet dhe armiqësitë personale në mes të shkrimtarëve dhe poetëve. Dhe diçka tjetër – buxhetet për letërsi të re të bibliotekave dhe vatrave të kulturës janë tepër të vogla dhe për këtë arsye 20% prej çmimit të secilit libri të shitur do t’i dhurojmë për plotësimin e fondeve të këtyre tempujve të librave. Për mua është me rëndësi që të formohen komunitete të gjera në letërsinë dhe artin bullgar dhe ta mësojmë shoqërinë se duhet të tregojë respekt ndaj artistëve të vet dhe njerëzve të kulturës, derisa akoma ndodhen midis nesh.
Ilijan Ljubomirov dëshiron të vizitojë 50 vendbanime me librarinë e tij mbi rrota. “Akcenti do të jetë mbi vendbanimet e vogla, ku arti dhe kultura zakonisht nuk gjejnë vend në jetën e përditshme të njerëzve dhe ata kanë nevojë për takime të tilla”, shpjegoi ai. Me të do të udhëtojnë disa nga poetët dhe shkrimtarët më të mirë bullgarë, të cilët do të prezantojnë vetë veprat e tyre. Takimi i parë tashmë u zhvillua me sukses në kryeqytet në Ditën e kulturës bullgare dhe shkrimit sllav – 24 maj.
“Në të vërtetë grafomania është kudo – gjatë vitit të kaluar janë botuar më se 2 mijë libra bullgarë – tha Ilijan Ljubomirov.- Mirëpo në sfondin e këtyre shifrave ne në të vërtetë mund të lëvdohemi me këtë se kemi letërsi bullgare të nivelit botëror. Prandaj bashkë me disa nga shtëpitë e mëdha botuese bëmë një përzgjedhje prej 300 titujve – poezi dhe prozë. Kam lexuar gjysmën prej tyre dhe personalisht mund t’i rekomandoj.”
Si romanët “Kambana” dhe “432 hercë” të Nedjallko Sllavovit, krijimtaria e autorëve Bozhana Apostollova, Milen Ruskov, e poetëve të rinj Ivan Lanxhev, Dimana Jordanova, Konstantin Trendafillov, Irena Ivanova, Dimitër Ganev, Georgi Gavrillov.
Besoj se kur e flet gjuhën e të rinjve, kur je i hapur për komunikim dhe prezanton librin tënd në mënyrë adekuate, njerëzit do ta lexojnë dhe do të kënaqen me këtë, të cilën e ke krijuar – mendon Ilijan Ljubomirov dhesi shembull i jep poetët e rinj, të cilët mbledhin shumë njerëz në prezantimet e librave të tyre. Nuk mjafton vetëm të shkruash një libër dhe të presësh se njerëzit do të fillojnë të të pëlqejnë. Ne nuk kemi agjentë letrarë, akoma marketingu i letërsisë tek ne nënvlerësohet. Mirëpo përvoja ime tregon, se energjia mes autorit dhe lexuesit mund të jetë ngjitëse.
Bile nga ekrani i televizionit. Për këtë arsye pas përfundimit të turneut të tij veror me librat më të mirë bullgarë, Ilijan Ljubomirov do të gjejë një vend tjetër, ku do të vazhdojë bisedën për cilësinë e letërsisë sonë – një show televiziv. Deri atëherë do të përpiqet të provokojë efektin e fluturës – në se arrin ta ndezë zjarrin e letërsisë bullgare vetëm tek 5 persona, ata nga ana e tyre – tek akoma 5 dhe kështu – deri në pafundësi, shteti ynë pak nga pak do të dalë nga lista e vendene, në të cilat pothuaj nuk lexohet. Dhe atëherë gjithnjë e më shumë njerëz do t’i drejtojnë shikimet nga raftet e librave – disa prej tyre - për herë të parë.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: arkiv personal
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..