Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bile sot ka “ish njerëz” sipas klasifikimit të Sigurimit të Shtetit

БНР Новини
Foto: arkiv personal

“Ish njerëzit sipas klasifikimit të Sigurimit të Shtetit” është një libër, premiera e të cilit kohët e fundit bashkoi qindra njerëz, të cilët mendojnë se duhet pasur drejtësi për krimet e padënuara të komunizmit. Vetëm për një javë u shit tërë tirazhi i parë i librit.

“Ish njerëz” – kështu janë cilësuar sipërmarrësit, priftërinjtë, ushtarët, politikanët dhe njerëzit e inteligjencës – të gjithë ata persona që kanë pasur kontribut për zhvillimin e Bullgarisë para grusht shtetit të nëntë shtatorit të vitit 1944. Komunistët e kanë huazuar terminologjinë pas nacionalizimit në vitin 1947 nga ajo e Komisariatit të Popullit për Çështjet e Brendshme të Stalinit për t’i damkosur njerëzit që kanë humbur statusin e tyre social dhe publik pas ndërrimit të pushtetit. Në më se 500 faqet e librit “Ish njerëzit” profesori Vili Lilkov dhe Hristo Hristov zbulojnë përmasat dhe format e represioneve, të ushtruara mbi bullgarët më të dalluar, më të arsimuar, më të aftë. Dhe pavarësisht se kështu janë izoluar me sukses nga shoqëria, pushteti totalitar nuk arrin t’i përkul dot ata.

Hristo Hristov dhe prof. Vili Lilkov"Represionet kundër “ish njerëzve” vazhdojnë deri më 10 nëntor të vitit 1989, me anë të shpërnguljeve, burgimit në kampe të përqendrimit, ndëshkimeve të ndryshme administrative dhe gjyqësore. Mirëpo drejtësia e Partisë Komuniste Bullgare është drejtësi politike, jo objektive – tregoi Hristo Hristov. – Dhe natyrisht represionet prekin edhe fëmijët e këtyre njerëzve. Kundër djemve dhe vajzave të tyre detyrimisht janë hapur çështje për vëzhgim operacional - pavarësisht nga kjo me çfarë merren ata – a punojnë, apo përiqen të hyjnë në universitet. Shumë prej tyre s’kanë pasur mundësi të vazhdojnë arsimin e tyre. Në fakt represioni i padukshëm nuk pushon në asnjë prej këtyre50 viteve të regjimit totalitar. Partia gjithmonë ka pasur nevojë për armiq dhe prandaj “ish njerëzit” e Bullgarisë së Rilindjes dhe të përparimit ekonomik ajo i ka shpallur për armiq kryesorë ideologjik."

Bullgaria është një shtet i Evropës Juglindore, në të cilin kuadrot e Sigurimit të Shtetit dhe eprorët e partisë u bënë figurat kryesorë të tranzicionit dhe zënë pozita kryesore në biznes, sektorin bankar, sistemin gjyqësor, mediat, politikë. Dhe sot agjentët e Sigurimit të Shtetit përsëri zënë poste të ministrave, punojnë në banka, në Parlament, këshillojnë presidentin. Prandaj logjike është pyetja a vazhdojnë të ekzistojnë “ish njerëzit” – ata, për të cilët dyert mbeten të mbyllura, njerëz të margjinalizuar dhe të poshtëruar, “a priori” të panevojshëm për “sistemin” e ri?

"Për fat të keq është pikërisht kështu – është kategorik Hristo Hristov. – Jo vetëm ashtuquajturat “ish njerëz” dhe trashëgimtarët e tyre, por të gjitha viktimat e komunizmit shumë shpejtë ishin shtyrë në margjinat e shoqërisë. Ne të gjithët mbajmë përgjegjësi për këtë se nuk kujtojmë të kaluarën e afërt totalitare, për këtë “proces të organizuar të harresës”, sipas fjalëve të profesoreshë Evelina Kelbeçeva. Disa vitet e fundit që kur Rusia e pushtoi Krimenë, vëzhgojmë sa lehtë mund të përsëriten gabimet e historisë së afërt – tha gjithashtu Hristo Hristov. – Për këtë arsye është me rëndësi që brezi i ri ta njohë të vërtetën për periudhën totalitare. Kjo është me rëndësi tepër të madhe në një moment, kur lehtësisht përhapen mite për këtë sa e mirë ka qenë jeta në totalitarizëm dhe kur për propagandë mund të përdoren mjete aq të fuqishme, si interneti dhe mediat. Dhe në se shoqëria dhe njerëzit nuk e njohin çmimin e lirisë, kjo liri  shumë lehtë mund të humbet."

“Ish njerëzit” është një libër, i cili ia vlen që ta keni në bibliotekën tuaj. Kështu do t’u jepet fund historive të pavërteta për jetën “e qetë” dhe “komode” të socializmit nga e kaluara e afërt dhe të rinjtë më në fund do të mësojnë për torturat e kryera, për krimet e komunizmit. Kështu ata do të jenë mjaftë të informuar për të kryer misionin e tyre të mbrojtësve së lirisë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD