“Ish njerëzit sipas klasifikimit të Sigurimit të Shtetit” është një libër, premiera e të cilit kohët e fundit bashkoi qindra njerëz, të cilët mendojnë se duhet pasur drejtësi për krimet e padënuara të komunizmit. Vetëm për një javë u shit tërë tirazhi i parë i librit.
“Ish njerëz” – kështu janë cilësuar sipërmarrësit, priftërinjtë, ushtarët, politikanët dhe njerëzit e inteligjencës – të gjithë ata persona që kanë pasur kontribut për zhvillimin e Bullgarisë para grusht shtetit të nëntë shtatorit të vitit 1944. Komunistët e kanë huazuar terminologjinë pas nacionalizimit në vitin 1947 nga ajo e Komisariatit të Popullit për Çështjet e Brendshme të Stalinit për t’i damkosur njerëzit që kanë humbur statusin e tyre social dhe publik pas ndërrimit të pushtetit. Në më se 500 faqet e librit “Ish njerëzit” profesori Vili Lilkov dhe Hristo Hristov zbulojnë përmasat dhe format e represioneve, të ushtruara mbi bullgarët më të dalluar, më të arsimuar, më të aftë. Dhe pavarësisht se kështu janë izoluar me sukses nga shoqëria, pushteti totalitar nuk arrin t’i përkul dot ata.
"Represionet kundër “ish njerëzve” vazhdojnë deri më 10 nëntor të vitit 1989, me anë të shpërnguljeve, burgimit në kampe të përqendrimit, ndëshkimeve të ndryshme administrative dhe gjyqësore. Mirëpo drejtësia e Partisë Komuniste Bullgare është drejtësi politike, jo objektive – tregoi Hristo Hristov. – Dhe natyrisht represionet prekin edhe fëmijët e këtyre njerëzve. Kundër djemve dhe vajzave të tyre detyrimisht janë hapur çështje për vëzhgim operacional - pavarësisht nga kjo me çfarë merren ata – a punojnë, apo përiqen të hyjnë në universitet. Shumë prej tyre s’kanë pasur mundësi të vazhdojnë arsimin e tyre. Në fakt represioni i padukshëm nuk pushon në asnjë prej këtyre50 viteve të regjimit totalitar. Partia gjithmonë ka pasur nevojë për armiq dhe prandaj “ish njerëzit” e Bullgarisë së Rilindjes dhe të përparimit ekonomik ajo i ka shpallur për armiq kryesorë ideologjik."
Bullgaria është një shtet i Evropës Juglindore, në të cilin kuadrot e Sigurimit të Shtetit dhe eprorët e partisë u bënë figurat kryesorë të tranzicionit dhe zënë pozita kryesore në biznes, sektorin bankar, sistemin gjyqësor, mediat, politikë. Dhe sot agjentët e Sigurimit të Shtetit përsëri zënë poste të ministrave, punojnë në banka, në Parlament, këshillojnë presidentin. Prandaj logjike është pyetja a vazhdojnë të ekzistojnë “ish njerëzit” – ata, për të cilët dyert mbeten të mbyllura, njerëz të margjinalizuar dhe të poshtëruar, “a priori” të panevojshëm për “sistemin” e ri?
"Për fat të keq është pikërisht kështu – është kategorik Hristo Hristov. – Jo vetëm ashtuquajturat “ish njerëz” dhe trashëgimtarët e tyre, por të gjitha viktimat e komunizmit shumë shpejtë ishin shtyrë në margjinat e shoqërisë. Ne të gjithët mbajmë përgjegjësi për këtë se nuk kujtojmë të kaluarën e afërt totalitare, për këtë “proces të organizuar të harresës”, sipas fjalëve të profesoreshë Evelina Kelbeçeva. Disa vitet e fundit që kur Rusia e pushtoi Krimenë, vëzhgojmë sa lehtë mund të përsëriten gabimet e historisë së afërt – tha gjithashtu Hristo Hristov. – Për këtë arsye është me rëndësi që brezi i ri ta njohë të vërtetën për periudhën totalitare. Kjo është me rëndësi tepër të madhe në një moment, kur lehtësisht përhapen mite për këtë sa e mirë ka qenë jeta në totalitarizëm dhe kur për propagandë mund të përdoren mjete aq të fuqishme, si interneti dhe mediat. Dhe në se shoqëria dhe njerëzit nuk e njohin çmimin e lirisë, kjo liri shumë lehtë mund të humbet."
“Ish njerëzit” është një libër, i cili ia vlen që ta keni në bibliotekën tuaj. Kështu do t’u jepet fund historive të pavërteta për jetën “e qetë” dhe “komode” të socializmit nga e kaluara e afërt dhe të rinjtë më në fund do të mësojnë për torturat e kryera, për krimet e komunizmit. Kështu ata do të jenë mjaftë të informuar për të kryer misionin e tyre të mbrojtësve së lirisë.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..