Pikërisht më 24 maj – Ditën e kulturës bullgare dhe shkrimit sllav, bullgarët mësuan se në takimin mes presidentëve të Rusisë Vladimir Putin dhe të Maqedonisë George Ivanov në Moskë, kreu i shtetit Putin ka deklaruar se shkrimi sllav ka ardhur në Rusi nga trojet maqedonase. Befasia tek ne ishte aq e madhe, se një historian i njohur supozoi se ndoshta bëhej fjalë për një lajm të rrem, i cili qëllonte provokimin e një skandali ndërkombëtar. Ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva kujtoi se krijimi i alfabetit cirilik u realizua sipas vullnetit dhe me ndihmën e shtetit bullgar dhe vetë Patriku i Rusisë Kirill para pesë vjetësh pohoi se tradita e shkrimit sllav është sjellë në Rusi nga bullgarët.
Para Ambasadorit të Moskës në Sofje Kryeministri Bojko Borisov komentoi se deklarata të tilla, të bëra pikërisht në festën e madhe bullgare, provokojnë reagime tepër të ashpra dhe kjo është e kuptueshme. Bën përshtypje se këto reagime nuk janë vetëm të ashpra – ato janë politike dhe unanimi mes politikanëve bullgarë për këtë temë është i befasishëm. Sipas kryetares së Komisionit parlamentar për politikë të jashtme Xhema Grozdanova, fjalët e Vladimir Putinit për alfabetin cirilik janë pjesë e një politike konsekuente të Federatës Ruse ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor. Sipas saj qëllimi është largimi i tyre nga anëtarësia në strukturat evropiane. I njohur me parapëlqimet e tij, të lidhura me Rusinë, bashkëkryetari i koalicionit të Patriotëve të Bashkuar Volen Siderov komentoi në mënyrë sarkastike se duket se në Rusi ka një përparim të konsiderueshëm, sepse në të kaluarën aty kanë mësuar se Lenini ishte krijuesi i alfabetit sllav, kurse tani janë të mendimit se shkrimi vjen nga trojet maqedonase. I ashpër ishte dhe reagimi i lideres së Partisë Socialiste Bullgare Kornelia Ninova. E njohur si një nga oponentët më të zjarrtë të kryeministrit Borisov, ajo shpalli se nuk mund të pranojë një qëndrim të tillë nga ana e Moskës dhe tha se pozita e qeverisë bullgare është e matur dhe adekuate.
Jo i tillë ishte vlerësimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, zëdhënësja e së cilës Maria Zaharova komentoi para agjencisë TASS, se vala e kritikave në mediat bullgare është provokuar nga interpretimi i padrejtë i fjalëve të Vladimir Putinit. Duke thënë para presidentit të Maqedonisë, se shkrimi sllav ka ardhur në Rusi nga trojet maqedonase, ai e ka pasur parasysh nocionin gjeografik nga koha e Perandorisë Romake. Mirëpo ky interpretim nuk shpjegon pse atëherë Putini nuk e ka përdorur nocionin gjeografik për trojet ruse të asaj kohe – siç shpjegoi historiani i njohur Kazimir Popkonstantinov atëherë ata kanë qenë të njohur si Rusji i Kievit, d.m.th. – Ukraina.
Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme Maria Zaharova, reagimet në Bullgari janë “një skandal artificial”, i cili mund të sjellë tension në marrëdhëniet dypalëshe bullgaro-ruse. A do të bëhet kështu, do të kuptojmë në të ardhmen. Sipas Presidentit Rumen Radev popujt sllavë do të jenë të bashkuar, vetëm në se e respektojnë historinë, kurse përdorimi i saj në politikë jo gjithmonë sjellë rezultatin e dëshiruar.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë..