Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fshati i vogël Sejdoll dhe shkolla e tij e pazakonshme

БНР Новини
Foto: seidol-videlina.com

Të jesh një pionier me ide të pazakonshme tek ne është më shumë pengesë, sesa përparësi, posaçërisht duke folur për një sistem aq konservator, si është arsimi. Në shkollat e mëdha të qyteteve idetë e reja zakonisht vijnë nga jashtë – në formën e pjesëmarrjeve në projekte, seminare, konkurse, punë jashtë klasës.

СнимкаShkolla e vogël fillore në fshatin Sejdoll (në rajonin e qytetit Razgrad – Bullgari Veriore) del jashtë standardeve të sistemit tonë arsimor. Puna me fëmijët në Sejdoll është një shembull për këtë se si me më shumë përkushtim dhe shkathtësi, mund të kapërcehen shumë prej problemeve të sistemit arsimor. Në të njëjtën kohë baza e rehatshme dhe komode mund të krahasohet me kushtet materiale, me të cilat disponojnë shkollat e pasura evropiane.

СнимкаPër provokimin e interesit të fëmijëve ndaj dijes merita kryesore është e drejtorit Dinko Hristov. 30 vjet nga jeta e tij janë lidhur me arsimin në vendin e tij të lindjes. Gjatë viteve të rënda të tranzicionit shkolla e tij është mbyllur e pastaj është hapur përsëri. Dhe sot është një qendër jotradicionale e diturisë me reputacion të mirë. Arsimimi i fëmijëve është lidhur drejtpërsëdrejti me veprimtari si mbledhja e koleksioneve dhe studimi. Në të njëjtën kohë mësimet në këtë shkollë jepen në mënyrë atraktive bashkë me zbatimin e detyrave interesante në fushën e ekologjisë, biologjisë, astronomisë e kështu me radhë.

Më shumë na tregoi drejtori i shkollës “Videlina” (Dritë) Dinko Hristov:

“Kjo është shkolla e vetme jotradicionale, bile pohoj se është më e pazakonshmja në Bullgari. Të tillë e bëjnë njerëzit, të cilët punojnë në të. Të gjitha gjërat, të cilat i kemi janë përfituar në sajë të punës së pedagogëve dhe ideve të tyre të mira. Unë jam drejtor i shkollës 30 vjet dhe gjatë kësaj kohe gjithmonë jam munduar të përdorë gjithçka rreth nesh në procesin e studimit – edhe atë që ndodhet nën ne – arkeologjia, mineralogjia, edhe atë që ndodhet mbi tokë – jeta e përditshme, kultura, natyra e gjallë, zanatet, bile gjërat mbi nesh – e kam parasysh observatorin – të gjitha këto gjëra i përdorim në ndihmë të procesit të studimit. Fëmijët në Sejdoll kanë eksponatet më interesante shkollore – ata i prekin, i vëzhgojnë dhe i përdorin në kohën e studimit. Dëshirojmë të pasurojmë njohuritë e tyre për botën tonë. Disa nga kolegët bëjnë shaka se ai që ka vizituar shkollën tonë s’ka nevojë të shkojë në vende të tjera në rajon, sepse në shkollë janë mbledhur të gjitha gjërat interesante e rajonit. Kopshti zoologjik me kafshët që hasen afër fshatit, muzeu i mineraleve, galeria e arteve, ekspozita etnografike – gjithçka është tek ne, në kompleksin studimor. Koleksionet janë mbledhur me kujdes dhe kam bërë shumë për ruajtjen e tyre gjatë viteve.”

СнимкаGjithmonë kam bërë gjëra jostandarde – si njeri dhe si mësues” – tha drejtori i shkollës së ndryshme. Ai na tregon një nga sallat, ku ndodhen trofetë e gjuetisë. Kuptohet, se të gjithë trofetë janë prej plastmase dhe materive të tjera artificiale. Dinko Hristov nuk miraton vrasjen e kafshëve dhe shpreson se edhe nxënësit e tij do të kenë të njëjtin respekt ndaj natyrës.

Снимка“Qëllimi ynë i vetëm si rezultat i fundit i gjithçkaje që ne bëjmë është që nxënësit të realizohen si njerëz dhe të gjejnë vendin e tyre në jetë. Është e qartë se ai, i cili ka potencial do të bëhet shkencëtar, ai, i cili dëshiron të bëhet bujq, do të bëhet i tillë. Secili do të gjejë vendin e tij. Dhe secili, në një mënyrë apo tjetër duhet të mund të punojë dhe të respektojë punën e të tjerëve. Po të kemi arritur të bëjmë kështu që nxënësit tanë të kenë një pikëpamje të tillë ndaj jetës, kjo do të thotë se e kemi kryer mirë detyrën tonë dhe kemi formuar njerëz të mirë. Besoj se e bëjmë këtë dhe koha tregon se e bëjmë këtë në mënyrë të mirë.”

СнимкаNë momentin, kur ndodhemi në shkollë, atje zhvillohet mësimi në punëtorinë e qeramikës. Ajo është gjëja e fundit, me të cilën krenohet drejtori i shkollës. Në këtë punëtori shkojnë vetëm fëmijë, të cilët kanë interes të merren me përpunimin e qeramikës.

Sendet e përpunuara nga fëmijët pranohen mirë kudo dhe për këtë arsye arritëm tek ideja për formimin e një klase profesionale pranë shkollës fillestare për nxënës pas klasës së shtatë. Rezultatet e mira nuk do të vonojnë, mirëpo më parë edhe nxënësit edhe mësuesit duhet të mësohen me këtë punë, që ndryshohet pak nga gjërat, me të cilat merremi zakonisht. Formula e suksesit është puna e përkushtuar dhe e këmbëngulur. Kur ekipi shikon se punohet seriozisht, entuziazmi i kolegëve shtohet. Dhe secili kontribuon në mënyrën më të mirë për kauzën e arsimit. Pikërisht detyrimet tona në punë japin kuptimin e jetës sonë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: seidol-videlina.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Voto me vështirësi” për të verbërit

Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..

botuar më 24-10-27 8.30.PD

Vesko Eshkenazi: Zgjedhjet janë shumë të rëndësishme, ndonjëherë nuk e duroj dot atë që shoh në vendin tonë

"Unë votoj sa herë që mundem dhe ndodhem në një vend ku ka një mënyrë për ta bërë këtë," thotë me krenari dhe pa paragjykim për Radio Bulgarinë violinist i njohur bullgar dhe concertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko..

botuar më 24-10-27 7.40.PD

Bullgaria sërish në zgjedhje

Bullgarët zgjedhin sot 240 deputetë, të cilët do të hyjnë në Asamblenë e 51-të Kombëtare. Për pjesëmarrje në zgjedhje janë regjistruar 19 parti dhe nëntë koalicione. Për një vend në parlament do të konkurrojnë 4 858 kandidatë, 3 480 burra dhe..

botuar më 24-10-27 7.10.PD