Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Koncert në kujtim të pedagogut të violinës Petër Arnaudov

БНР Новини
Foto: arkiv personal

“Qafore e Kristaltë” – dallimi më i lartë i Lidhjes së Aktivistëve Muzikorë dhe të Vallëzimit iu dha pas vdekjes së pedagogut shumëvjeçar të violinës Petër Arnaudov. Vite me radhë ai ishte zëvendës drejtor i shkollës Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” në Sofje. Nxënës të tij mbërritën nga larg për të marrë pjesë në koncertin e organizuar në sallën “Bëllgarija”. Biljana Vuçkova u kthye për disa orë nga Berlini, ndërsa nga Greqia erdhën dy mjeshtrit të koncerteve të Orkestrës Shtetërore të Selanikut – Andonis Susamogllu dhe Simos Papanas. Në koncert u përfshi edhe duoja me violina Angell Stankov dhe Josif Radionov.

Petër Arnaudovi ishte një ekzekutues i mrekullueshëm. Me rëndësi të madhe ishte edhe veprimtaria e tij si pedagog – theksoi profesori Angell Stankov. – Mezi tani do të analizohen 60 vitet, të cilat ai i kushtoi për të arsimuar muzikantë të rinj.

Angell Stankov (majtas) dhe Josif RadionovPetër Arnaudovi lindi në vitin 1924 në Sofje. Ai është bir i folkloristit të njohur bullgar, akademikut Mihaill Arnaudov. Mësoi violinë te profesori Vlladimir Avramov dhe profesori Petër Hristoskov. Nga viti 1988 deri në vitin 1996 ishte pedagog në Selanik, ku në një periudhë jetonte edhe Vanja Millanova – nxënësja e tij me më shumë suksese, mbajtëse e çmimeve të konkurseve “Mbretëresha Elizabet” (Belgjikë), “Paganini” (Itali) dhe “Çajkovski” (Rusi).

Simos PapanasTë gjithë të cilët e njihnin muzikantin Petër Arnaudov, mbajnë mend për një njeri të buzëqeshur dhe pozitiv. Nxënësit e respektonin, megjithëqë ishte një pedagog i rreptë dhe me kërkesa të larta. Për të Simos Papanas kujton:

Jam nxënës i pedagogut Petër Arnaudov. Mund të them, se ai ishte njeriu, për të cilin unë zgjodha të bëhem muzikant. Kur ai erdhi në Greqi, ishim fëmijë dhe sikur nuk e kishim të qartë, sa i madh ishte ai jo vetëm si muzikant, por edhe si njeri. Ai na përqafoi dhe e vetmja gjë, të cilën e kërkoi prej nesh ishte të jemi jo vetëm nxënës të mirë, por edhe njerëz të mirë. Gjatë tërë karrierës sime si muzikant, kur po përgatitem për ndonjë koncert, dëgjoj zërin e tij. Kujtoj të gjitha këshillat e tij. Ai më formoi si personalitet dhe mund të them se më ndryshoi jetën.

Antonis SusamoglluJa edhe kujtimet e një nxënësi tjetër të pedagogut Petër Arnaudov:

Quhem Antonis Susamogllu dhe gjithashtu jam koncert mjeshtër i Orkestrës Shtetërore të Selanikut. Edhe unë isha nxënës i pedagogut Petër Arnaudov në Selanik. Qyteti ynë mban lidhje shumëvjeçare me Sofjen në sferën e arsimit muzikor. Në sajë të një plejade pedagogësh bullgarë, ndër të cilët edhe Petër Arnaudovi, në qytetin tonë zhvillohej arsimi muzikor. Ai dallohej me metodat e edukimit dhe me dhurimin. Ai arrinte të na siguronte se hapat e ardhshëm do të jenë më të lehtë, gjë që na ndihmonte të formojmë sedrën tonë.

Petër Arnaudov, Teodora Atanasova dhe Simeon ZllatkovNë fund të koncertit publiku dëgjoi një nga nxënësit më të rinj të muzikantit Petër Arnaudov – Aleksandër Ivanov. Bashkë me violonçelisten Teodora Atanasova dhe pianistin Simeon Zllatkov ekzekutuan “Trion Elegjiake” nga Rahmaninovi.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografitë janë ofruar nga organizatorët e koncertit



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kirill Mariçkov

U nda nga jeta muzikanti i dashur bullgar Kirill Mariçkov

Ka ndërruar jetë këngëtari, muzikanti dhe kompozitori bullgar Kirill Mariçkov. Tragjedia ka ndodhur në një incident në fshatin Sellanovci (Bullgaria Veroperëndimore), ku muzikanti i rock-ut duhej të kishte një koncert me "Fondacijata", njoftoi..

botuar më 24-10-11 9.24.MD

"Vjedhësi i ëndrrave" – kënga më e fundit e DARA

Muzika e këngëtares DARA është po aq shumëngjyrëshe sa ajo. Dhe këtë e vërteton edhe kënga e saj e fundit "Vjedhësi i ëndrrave". Në të, këngëtarja e re zhvillon një dialog të sinqertë me kritikun e saj të brendshëm - atë zë që shpesh na qorton dhe na..

botuar më 24-10-11 8.10.PD

"Basët bullgarë për Boris Hristov" do të luhet në pesë qytete me rastin e 110 vjetorit të lindjes së këngëtarit të madh të operës

Këngëtarët bullgarë të operës dalin në skenë për të nderuar Boris Hristovin në 110-vjetorin nga lindja e tij. Të mishëruar në role emblematike të këngëtarit të madh, por edhe me një dozë ngacmimi artistik, ata do të kujtojnë triumfet e tij botërore me..

botuar më 24-10-11 7.35.PD