Gjatë javës së kaluar specialistë nga Spitali Universitar Bullgar “Aleksandrovska” dhe Klinika e psikiatrisë së fëmijëve “Shën Nikolla” shpallën rezultatet nga projekti “Zhvillimi i programeve efektive për një diagnostikim të hershëm të fëmijëve me autizëm në Bullgari përmes aplikimit të instrumenteve të standardizuara ndërkombëtare”. Për vit në Bullgari, përafërsisht 300 fëmijë diagnostikohen me autizëm. Njohja e kësaj sëmundjeje, në një etapë të hershme, dhe drejtimi ndaj shërimit është qëllimi bazë i Ministrisë shëndetësore. Projekti kryhet në dy etapa, në të cilat specialist nga Suedia, duhej t’i njohin dhe t’i arsimojnë psikologët bullgarë, pediatret dhe psikiatrit me dy instrumente, të cilat garantojnë një diagnostikim shumë të saktë të autizmit.
Çfarë probleme dhe vështirësi kanë takuar specialistët gjatë ekzaminimit të pacientëve të vegjël dhe me çfarë ky projekt do të jetë i dobishëm për ta?
“Duhet të bëhen përpjekje që ekzaminimi të bëhet një procedurë standarde – tregon udhëheqësja e ekipit ekspertësh prof. Nadja Pollnareve. – Në këtë drejtim është punuar, ka shumë instrumente të përkthyera psikologjike, bile në kuadrin e këtij projekti. Prindërit i kushtojnë një vëmendje gjithnjë e më të madhe zhvillimit të hershëm të fëmijëve, por kjo duhet të jetë prioritet dhe të mjekut familjar. Ata duhet të jenë të pajisur me instrumente, të cilat japin rezultate të sakta, sepse caktimi i një diagnostikimi të tillë të rëndë është tepër stresues për prindërit. Nga përvoja që kemi mund të bëjmë konkluzionin se, prindërit e rinj duhet të përkrahen nga mjekët personalë. Një përshtypje shumë të mirë na bën se, mësuesit në çerdhe dhe kopshte janë të përgatitur shumë mirë dhe janë një faktor i rëndësishëm në stimulimin e prindërve të kërkojnë një ndihmë të hershëm të mjekëve.”
I gjithë procesi i diagnostikimit tek fëmijët në spektrin e autizmit është falas për prindërit e tyre, por ai është i realizueshëm vetëm në sistemin e një spitali të caktuar. Docenti Dimitër Terziev, drejtues në sektorin ditor në Klinikën e psikiatrisë së fëmijëve, sqaron se çfarë pjese nga shërimi merret përsipër nga Arka e shëndetësisë dhe si kalon ai.
“Prindërit duhet të sigurojnë vizita të rregullta të fëmijëve gjatë kohës së shtrimit ditor në spital. Analizat janë psikologjike dhe psikiatrike, duke përfshirë një varg vërejtjesh. Financimi merret përsipër nga Ministria e shëndetësisë, e cila i paguan spitalit për çdo një pacient. Kjo formë ditore spitalore është ndihma e vetme, të cilat prindërit mund të mos të paguajnë. Kuptohet se, në qoftë se përdoret ndihma psikiatrike e diagnostikimit dhe një terapi shtesë – ajo paguhet.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: alexandrovska.com dhe clinica.bg
Lojëra, shfaqje filmash, vëzhgim zogjsh dhe koncerte në ajër të hapur janë vetëm disa nga ngjarjet në kuadër të Edicionit të Shtatë të Festivalit të Shkabës, i cili do të mbahet nga 6 deri më 8 shtator në qytetin e Maxharovos. Festa do të shënojë..
Shenjtëria e tij, Patriarku bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Daniil, kryesoi Liturgjinë e Shenjtë festive, së bashku me peshkopin Pahomi të Branicës, Peshkopin Gerasim të Mellnikut dhe priftërinjtë e Kishës Ortodokse Bullgare. Shërbesa solemne..
Në fund të tetorit, për herë të dytë këtë vit, na presin zgjedhjet për deputetë , këtë herë për Asamblenë e 51-të Kombëtare. Politikanët në Bullgari e kanë gjithnjë e më të vështirë të udhëheqin atë që po ndodh në vend Që nga fillimi..
Këneta е Bojanës është e vetmja ligatinore natyrore në territorin e Sofjes, e cila është ende shtëpia e një numri speciesh të mbrojtura të bimësisë..
Të dhënat e censusit të popullsisë në vendin tonë, të kryer në vitin 2021, tregojnë se në vend jetojnë 654 547 persona, të cilët janë me paaftësi të..