Një muaj pas zgjedhjeve parlamentare para afatit mund të thuhet se formimi i qeverisë së re të koalicionit të Bullgarisë është çështje ditësh. Pasi dje GERB dhe koalicioni Patriotët e Bashkuar nënshkruan marrëveshjen e tyre të koalicionit, kandidati i partisë fituese në zgjedhje Bojko Borisov tashmë ka mandat për formimin e kabinetit të tretë të radhës dhe duhet të paraqitet përbërja e tij në kuadrin e një jave.
Emrat e ministrave ende nuk dihen, por struktura e qeverisë së ardhshme dhe rregullat për marrjen e vendimeve janë saktësuar qartë në marrëveshjen e koalicionit. Kabineti “Borisov 3” do të ketë 4 zëvendëskryeministra dhe 17 ministra, kurse në dallim të herëve të tjera shpërndarja e posteve mes partnerëve të koalicionit nuk do të realizohet në përputhje me kuotat e fiksuara paraprakisht. Anëtarët e qeverisë do të mund të jenë persona, të cilët nuk u përkasin formacioneve në pushtet. Një veçori e rëndësishme e koalicionit të ri është se vendimet kryesore politike të qeverisë së tij do të merren me konsensus nga këshilli i koalicionit, i cili përbëhet prej tre përfaqësuesish të GERB-it dhe Patriotëve të Bashkuar. Një këshill i tillë, por me famë jo të mirë, ekzistonte në koalicionin e dikurshëm të trefishtë të Partisë Socialiste Bullgare, Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë dhe Lëvizjes Kombëtare Simeoni i Dytë, ku vendimet merreshin nga liderët e këtyre tri formacioneve. Tani, në këtë etapë, nuk ka kritika ndaj marrjes së vendimeve në koalicionin e ardhshëm, ndoshta sepse me kërkesën për konsensus eliminohet risku nga diktati i partnerit të madh të koalicionit GERB.
Është parashikuar gjithashtu masë për prevencë të diktatit në nivelin e ministrive, nëpërmjet aplikimit të një norme, sipas së cilës një prej zëvendësve të ministrit duhet të shënohet nga partneri tjetër i koalicionit.
Kabineti i koalicionit ka sigurime të drejtpërdrejta se për disa çështje të veçanta do të mund të shpresojë te përkrahja e Lëvizjes për Drejtat dhe Liritë de të partisë “Volja” (“Vullnet”) të afaristit Mareshki. Te një mazhorancë e tillë “lundruese” në Parlament, Kryeministri Borisov shpresonte edhe gjatë mandatit të tij të kaluar, kështu qe ai ka përvojë në këtë drejtim.
Oponenti i vetëm kategorik i koalicionit do të jetë koalicioni i majtë “Partia Socialiste Bullgare për Bullgarinë”, por edhe ajo dha sinjale të qarta se do të përmbahet nga veprimet radikale kundër qeverisjes derisa nuk përfundon kryesia bullgare e BE-së, ose deri në mes të vitit tjetër. Në këto rrethana e ardhmja e afërt e qeverisë së re të koalicionit të vendit tonë duket pa probleme. Shpallja e përbërjes së kabinetit pritet më 3 maj.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..