Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ankaraja prapë ndërhyn në punët e brendshme të Bullgarisë

Sjulejman Gjokçe
Foto: arkiv personal

Presidenti turk akoma nuk është sulltan, por emisarët e tij filluan të japin ultimatume në vende të huaja, sikur kanë ndërmend të rimëkëmbin Perandorinë Osmane. Gjatë javës së kaluar në qendrën e vëmendjes hyri sjelljen skandaloze, thënë me butësi, të ambasadorit turk në Bullgari Sjulejman Gjokçe. Ditën e marte, në një intervistë dhënë Televizionit të Ri, ai shpërfilli tonin e mirë dhe tha, se Sofja duhet të ndryshojë mënyrën e të folurit me Turqinë. “Dëshiroj, që udhëheqja politike t’i japë fund kësaj çmendurie, sepse kjo nuk është konstruktive dhe nuk lehtëson marrëdhëniet dypalëshe”, ngriti gisht ambasadori. Sipas tij retorika kundër Ankarasë i kujton atij kohën e socializmit, pra, se Turqia përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të Bullgarisë. Më skandaloze u bë teza e Gjokçes, se Turqia në fakt është garante e sigurisë sonë kombëtare dhe “gjeneron mirëqenie dhe paqe për të gjithë fqinjët e saj”. Ambasadori u argumentua ashtu: “Aktualisht te ne ka 3.6 milionë refugjatë. Sa ka në Bullgari? Disa mijë. Sepse Turqia jep më se 2 miliardë dollarë për t’u mbajtur.” Me fjalë të tjera, tani për tani i mbajmë refugjatët, por kjo situatë mund të ndryshohet. Ky është një kërcënim, të cilin presidenti Erdogan periodikisht i drejton Evropës.

Disa orë pas deklaratave skandaloze të ambasadorit turk në televizion, para gazetarëve presidenti Rumen Radev i dha atij një mësim të diplomacisë: “Qeverisja e Bullgarisë iu bazohet parimeve të fqinjësisë së mirë dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve fqinje, por nuk do të lejojmë ndikim mbi punët tona të brendshme, kjo duhet të jetë kategorikisht e qartë. Kreu i shtetit bullgar nuk do t’i lejojë vetes të komentojë situatën e brendshme politike në ndonjë shtet tjetër, siç e bëri këtë presidenti turk për gjendjen e demokracisë bullgare.” Le të kujtojmë, se disa ditë para zgjedhjeve parlamentare më 26 mars, Rexhep Erdogan akuzoi Bullgarinë, se “ushtron presion” mbi turqit para votimit.

Bashkëkryetari i Patriotëve të Bashkuar Valeri Simeonov, i cili ka të ngjarë për të zënë ndonjë post ministror në qeverinë e re, reagoi ashpër gjithashtu në eterin e Televizionit të Ri, duke kërkuar, që Gjokçe të shpallet “persona non grata”. “Paturpësia nuk ka kufi, sjellja e tij shkel të gjitha normat politike”, tha zoti Simeonov.

Forma e lartë e “diplomacisë” së Sjulejman Gjokçesë paraqitur në televizion vazhdoi edhe në shtyp. Dy ditë më vonë, ditën e enjte, në një intervistë për gazetën “24 orë” ambasadori përtëriti kryesoren, por kësaj here shtoi nuanca të reja. Gardha prej teli, të cilën Bullgaria po e ngre përgjatë kufirit me Turqinë për të penguar fluksin e migrantëve, nuk i pëlqehet Ankarasë dhe është një “lodër e shtrenjtë”. Por sipas ambasadorit Gjokçe “pushtetarët bullgarë e kanë të drejtën të vendosin se si të shfrytëzojnë mjetet e tatimpaguesve bullgarë”. Tamam ashtu. Pikërisht siç autoritetet turke vendosën të harxhojnë 600 milionë euro nga paratë e tatimpaguesve për të ndërtuar pallatin e bardhë të Erdoganit.

Në se pranë deklaratave mediatike shtojmë edhe faktin, se ambasadori Gjokçe, bënte vizita bashkë me Ljutvi Mestanin te myslimanët në Bullgari, për të krijuar struktura të partisë etnike DOST, se bënte agjitacion për të, gjatë fushatës paraelektorale parlamentare gjatë marsit dhe se u ftua për shpjegime në Ministrinë e Jashtme Bullgare, duhet të bëjmë pyetjen çfarë diplomat është ky ambasador, dhe me çfarë bazë e pranon Bullgarinë si një vilajet turk?

Me hapat e Sjulejman Gjokçes Ankaraja shënoi një rekord origjinal. Edhe ambasadorë të fuqive të mëdha nuk i kanë lejuar vetës të ndërhyjnë në mënyrë aq brutale në punët e brendshme të Bullgarisë.


Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD
Ljupço Georgievski dhe avokati Naser Raufi (djathtas)

Bullgarët nga Manastiri do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatës në Strasburg

Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..

botuar më 24-11-07 9.51.PD

A do të shkojmë në zgjedhje të tjera dhe gjer kur?

Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..

botuar më 24-11-06 3.37.MD