Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Pranvera 2017” – konkursi i 48-të për muzikë të re bullgare të stileve pop dhe rock

БНР Новини
Çmimin e parë e mori grupi “Sleng”

Më 25 prill Radioja Kombëtare Bullgare mblodhi në një skenë në Studion e vetë të parë muzikantët më të mirë të konkursit të 48-të me radhë “Pranvera 2017” për muzikë të re pop dhe rock. Në juri morën pjesë muzikantë të dalluar dhe gazetarë nga radioja jonë.

Çmimin për “Debut” e mori grupi “Sue Red” me këngën “Feelings”

Ideja e këtij konkursi, i cili pas dy vjetësh do të shënojë jubileun e vet të 50 vjetorit, është t’i stimulojë muzikantët e skenës sonë që të krijojnë muzikë të re, të zhvillojnë potencialin e tyre si kompozitorë dhe si autorë tekstesh, si aranzhues dhe si këngëtarë. Çmimin e parë e mori një bandë, mjaft e njohur dhe e adhuruar – “Sleng”. Pas vdekjes së papritur të vokalistit të saj Dimitër Ekimov para 10 vjetësh, për një periudhë kohe “Sleng” ndërpreu punë. Tani grupi ka një vokalist të ri – Vlladimir Mihajllov, i njohur me pjesëmarrjen e tij në një bandë tjetër – “Safo”. Tani “Sleng” dhe kënga “Gjëra të pamundshme” zë vendin e parë në edicionin e 48-të të konkursit për këngë të reja pop dhe rock “Pranvera 2017”.

P.I.F.Kënga e cila zuri pozitën e dytë është kompozuar nga një grup tjetër i njohur – P.I.F. Muzikantët e tij gjithashtu mund të lëvdohen me një karrierë të frytshme me disa albume dhe me veprimtari aktive koncertore. Tani ata prezantohen me këngën e tyre “Foleja”. Autori i muzikës dhe tekstit është vokalisti i formacionit Dimo Stojanov.

Teodora RadillovaSipas traditës konkursi “Pranvera 2017” u ofroi mundësi dëgjuesve të Radios Kombëtare Bullgare që të zgjedhin këngën e tyre më të preferuar. Më shumë vota mblodhi kënga “Mëngjesi” në ekzekutim të këngëtares Teodora Radillova. Autori i tekstit, muzikës dhe aranzhimit është Mihaill Nedkov.

Javor Vellçev – JaviÇdo vit Radioja Kombëtare Bullgare fton muzikantë të njohur bullgarë për të dhënë votën e tyre për një nga këngët e zgjedhura në kuadrin e festivalit për muzikë të re pop dhe rock. Ky është çmimi i muzikantëve dhe specialistëve. Sivjet atë e mori këngëtari i ri Javor Vellçev – Javi për këngën “Gravitation”.

“Saint Electrics” me këngën “Locket in this town” do të fluturojnë për në GroningenZakonisht Radioja Kombëtare Bullgare jep një çmim të posaçëm në konkursin për muzikë të re bullgare. Ky është një koncert vetjak në një nga skenat e festivalit në Groningen, Holandë. Deri tani atje janë prezantuar bullgarët nga bandat “Der Hunds”, të cilët fituan çmimin e vitit të kaluar, kështu edhe muzikantët nga D2, B.T.R dhe Gravity Co. Sivjet çmimin më të pritur e mori “Saint Electrics" për këngën “Locket in this town”. Muzika dhe aranzhimi i përkasin formacionit “Saint Electrics“, autori i tekstit është Grisha Georgiev. Kështu që po presim pjesëmarrjen e “Saint Electrics“-it në Groningen, Holandë, në dimrin e vitit 2018.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: Ani Petrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në "Plladnej" grupi JazzBoree përsëri pi ujë nga pusi i folklorit bullgar

Muzikantët nga grupi JazzBoree gërshetojnë traditën dhe modernitetin në këngët e tyre. Kështu ndodh edhe në atë të fundit – “Plladnej” (“Mesdita”), frymëzuar nga historitë tona popullore të dashurisë. Këngëtarja Savina Pllamenova është autore e muzikës..

botuar më 25-03-19 6.45.PD

Orkestra Filarmonike e Sofjes do të performojë për herë të tretë në Sallën e Artë të Musikverein - Vjenë

Më 17 mars, Orkestra Kombëtare Filarmonike dhe kryedirigjenti i saj do të jenë sërish të ftuar në sallën legjendare të Artë të Shoqatës së Muzikës së Vjenës - Wiener Musikverein. Nën dirigjimin e Najden Todorovit do të tingëllojë Koncerti për Trumbetë..

botuar më 25-03-15 7.30.PD

Në Ruse fillojnë Ditët Muzikore të Marsit

Sot në Ruse fillon edicioni i 64-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Ditët Muzikore të Marsit”. Ai do të zgjasë deri më 31 mars. Në kuadrin e aktivitetit do të mbahen njëzet e tre koncerte me vepra nga Rilindja dhe Baroku deri te muzika..

botuar më 25-03-14 8.25.PD