Shkolla kombëtare për arte folklorike në fshatin Shiroka llëka është një shkollë e specializuar, ku bullgarë të talentuar marrin arsimin e vet profesional, si dhe njohje për artet muzikore dhe të vallëzimit. Kursi i arsimimit është 5 vjeçar, zhvillohet prej pedagogëve të kualifikuar, por pas përfundimit të tij adoleshentët marrin diplomë për një arsim të mesëm të specializuar. Shumica prej tyre vazhdojnë zhvillimin e vet si këngëtarë të suksesshëm, instrumentistë dhe valltarë në akademi dhe universitete.
Për fillimin dhe për zhvillimin e modelit specifik arsimues në vitet, tregon drejtoresha e Shkollës kombëtare për arte folklorike në Shiroka llëka – Stojanka Tenova:
“Në vitin e largët 1971, më 1 shtator është krijuar Shkolla e mesme muzikore për instrumente popullore dhe këngë popullore në fshatin Shiroka llëka me mision të ruaj, të zhvillojë dhe të popullarizojë folklorin muzikor bullgar si dhe atë të vallëzimit. Nuk mund të mos të shënojë dhe drejtorin e parë të shkollës – profesorin Konstantin Shopov dhe njerëzit të cilët janë në themel, që ajo të hapë dyer më 1 shtator. Këta janë mësuesi nga fshati Gella – Manoll Radiçev, po kështu drejtori i Ekonomisë Pyjore, i cili strehon nxënësit e parë. Klasa e parë e nxënësve është e pranuar pa një godinë personale, por përpara 45 vjetëve dashuria dhe entuziazmi kanë qenë kaq të mëdhenj, saqë kanë detyruar njerëz të rinj e të talentuar nga i gjithë vendi të drejtohen drejt Shiroka llëkës. Në këtë mënyrë ata e kthyen në fat të vet studimin dhe mësimin e folklorit muzikor bullgar. Dua të përmend njerëzit, të cilët kanë marrë pjesë në komisionet e para të pranimit: Profesori Parashkev Haxhiev, drejtori i shkollës muzikore të qytetit Plovdiv Atanas Marinkiev, profesori Manoll Todorov. Jam e lumtur, se më shumë se 30 vjet punoj në Shkollën kombëtare për arte folklorike në Shiroka llëka. Fillova gjatë vitit 1985 si mësuese, kurse pas 10 vjetëve u bëra dhe drejtoreshë. Gjatë kësaj periudhe arritjet e shumoheshin, në sajë dhe të ekipit, i cili jep arsim dhe një kualifikim profesional fëmijëve të talentuar. Kolegë të mi janë dhe ish nxënës të gjimnazit. Të tillë janë Sonja Ballabanova, Shtiljon Nedellçev, Stefka Gajdeva e të tjerë. Dy gajdexhinj të jashtëzakonshëm rodopës kanë qenë mësues – Dafo Trendafillov dhe Mihaill Kallfov. Më 7 maj nga ora 18 do të shënojmë me koncert 100 vjetorin e Mihaill Kallfovit. Kurse më 29 prill nga ora 17, në sallën e shkollës do të ekzekutojnë dhe do të këndojnë ish nxënës si dhe nxënësit e tanishëm dhe në këtë mënyrë do të vëmë pikën kulmore në festimet e 45 vjetorit. Përpara kësaj, më 26 prill do të ketë koncert në Akademinë e artit muzikor, të vallëzimit dhe të pikturimit në qytetin Plovdiv. Jemi krenarë se, fëmijët tanë të talentuar i vazhdojnë traditat dhe nuk e harrojnë shkollën, nga e cila kanë dalë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: nufi-bg.com
Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..
Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..
Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..