Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkolla kombëtare për arte folklorike në Shiroka llëka – 45 vjet ndjek misionin e vet në ruajtjen e krijimtarisë tradicionale

4
Foto: nufi-bg.com

Shkolla kombëtare për arte folklorike në fshatin Shiroka llëka është një shkollë e specializuar, ku bullgarë të talentuar marrin arsimin e vet profesional, si dhe njohje për artet muzikore dhe të vallëzimit. Kursi i arsimimit është 5 vjeçar, zhvillohet prej pedagogëve të kualifikuar, por pas përfundimit të tij adoleshentët marrin diplomë për një arsim të mesëm të specializuar. Shumica prej tyre vazhdojnë zhvillimin e vet si këngëtarë të suksesshëm, instrumentistë dhe valltarë në akademi dhe universitete.

Krahas me mësimet e veta individuale në të kënduar, në ekzekutim të instrumenteve tradicionale, valle popullore, nxënësit marrin pjesë në grupe të ndryshme artistike: kori popullor dhe orkestër, grupe për një folklor autentik dhe formacione të dhomës. Kështu fitojnë një përvojë të vlefshme në krijimtarinë në ansambël, përgatisin realizimin e vet të ardhshëm profesional si dirigjentë, koreografë, autorë të muzikës dhe shfaqje të vallëzimit. Me interpretimet e veta solo, këngëtarët dhe instrumentistët e Shkollës kombëtare për arte folklorike në Shiroka llëka janë laureatë të një sërë konkurseve, të cilat mbajnë emrat e interpretuesve të mëdhenj popullor. Mes tyre janë garat për këngëtarë “Radka Kushleva”, “Kalinka Vëllçeva”, “Jovço Karaivanov”, për interpretues në tambura – “Rusko Stefanov”, për gëdullarë – “Janko Petrov” e të tjerë. Gjatë vitit 2004 kori përfaqësiv i shkollës është mbajtës i dekoratës së parë të konkursit “Bota në muzikë” – Albena dhe të delfinit të argjendtë të konkursit ndërkombëtar në qytetin Fivicano – Itali. Një karrierë të suksesshme botërore arritën ish nxënësit e saj: Nedjallko Nedjallkov – fyell, Vesill Bebelekov – gajde, Gjeorgji Andreev – kompozitor dhe tamburist, këngëtaret Donka Koleva, Neli Andreeva, Valeri Dimçev – tambura e shumë e shumë të tjerë.

Për fillimin dhe për zhvillimin e modelit specifik arsimues në vitet, tregon drejtoresha e Shkollës kombëtare për arte folklorike në Shiroka llëka – Stojanka Tenova:

Në vitin e largët 1971, më 1 shtator është krijuar Shkolla e mesme muzikore për instrumente popullore dhe këngë popullore në fshatin Shiroka llëka me mision të ruaj, të zhvillojë dhe të popullarizojë folklorin muzikor bullgar si dhe atë të vallëzimit. Nuk mund të mos të shënojë dhe drejtorin e parë të shkollës – profesorin Konstantin Shopov dhe njerëzit të cilët janë në themel, që ajo të hapë dyer më 1 shtator. Këta janë mësuesi nga fshati Gella – Manoll Radiçev, po kështu drejtori i Ekonomisë Pyjore, i cili strehon nxënësit e parë. Klasa e parë e nxënësve është e pranuar pa një godinë personale, por përpara 45 vjetëve dashuria dhe entuziazmi kanë qenë kaq të mëdhenj, saqë kanë detyruar njerëz të rinj e të talentuar nga i gjithë vendi të drejtohen drejt Shiroka llëkës. Në këtë mënyrë ata e kthyen në fat të vet studimin dhe mësimin e folklorit muzikor bullgar. Dua të përmend njerëzit, të cilët kanë marrë pjesë në komisionet e para të pranimit: Profesori Parashkev Haxhiev, drejtori i shkollës muzikore të qytetit Plovdiv Atanas Marinkiev, profesori Manoll Todorov. Jam e lumtur, se më shumë se 30 vjet punoj në Shkollën kombëtare për arte folklorike në Shiroka llëka. Fillova gjatë vitit 1985 si mësuese, kurse pas 10 vjetëve u bëra dhe drejtoreshë. Gjatë kësaj periudhe arritjet e shumoheshin, në sajë dhe të ekipit, i cili jep arsim dhe një kualifikim profesional fëmijëve të talentuar. Kolegë të mi janë dhe ish nxënës të gjimnazit. Të tillë janë Sonja Ballabanova, Shtiljon Nedellçev, Stefka Gajdeva e të tjerë. Dy gajdexhinj të jashtëzakonshëm rodopës kanë qenë mësues – Dafo Trendafillov dhe Mihaill Kallfov. Më 7 maj nga ora 18 do të shënojmë me koncert 100 vjetorin e Mihaill Kallfovit. Kurse më 29 prill nga ora 17, në sallën e shkollës do të ekzekutojnë dhe do të këndojnë ish nxënës si dhe nxënësit e tanishëm dhe në këtë mënyrë do të vëmë pikën kulmore në festimet e 45 vjetorit. Përpara kësaj, më 26 prill do të ketë koncert në Akademinë e artit muzikor, të vallëzimit dhe të pikturimit në qytetin Plovdiv. Jemi krenarë se, fëmijët tanë të talentuar i vazhdojnë traditat dhe nuk e harrojnë shkollën, nga e cila kanë dalë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: nufi-bg.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Në Aksakovo u krijua grupi i parë i vajzave - gajdexhinj në Bullgari

Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..

botuar më 24-07-24 10.37.PD

Ribarica pret një festival folklorik

Njohësit e folklorit bullgar u mblodhën në fundjavat e 20 dhe 21 korrikut në fshatin Teteven të Ribaricës për Festivalin e Tretë Kombëtar dhe edicionin e gjashtëmbëdhjetë të "Festivalit të zakoneve popullore dhe kostumit autentik" në zonën e..

botuar më 24-07-21 8.50.PD
Dimka Vlladimirova

Këngëtarja e muzikës popullore Dimka Vlladimirova u largua nga ne

Ajo ka lindur më 28 korrik 1935 në fshatin Bistrec të Stranxhës në Bullgarinë Verilindore. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë në një konkurs në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Sofje, ku u miratua për korin “Filip Kutev”...

botuar më 24-07-12 3.36.MD