Instituti Kombëtar i Statistikave publikoi të dhëna demografike për Bullgarinë, të cilat sot janë tema kryesore dhe objekt analizash dhe përfundimesh në shtypin e sotëm. “Deri në vitin 2019 do të jemi nën 7 mln, në kuadrin e një viti popullsia pakësohet me 52 mijë”, ky është titulli në faqen e parë të gazetës “Standard”. E përditshmja saktëson se në qoftë se popullsia e Bullgarisë vazhdon të pakësohet me tempet e tanishme, pas dy vitesh ajo do të ulet nën 7 mln veta. Në artikull janë shënuar të dhënat e publikuara nga Instituti Kombëtar i Statistikave, sipas të cilave deri në datën 31 dhjetor të vitit 2016 popullsia e vendit tonë është 7 101 859 veta, ose 1.4 për qind e banorëve të Bashkimit Evropian. Në krahasim me vitin 2015 popullsia e Bullgarisë është pakësuar me 51 925 veta (0.7 për qind). Të dhënat jo vetëm e ripohojnë statistikën e shpallur nga CIA gjatë shkurtit, por janë edhe më pesimiste. Sipas CIA-s popullsia e Bullgarisë deri në vitin 2016 është 7 mln 144 653 veta, vë në dukje gazeta “Standard”. Ajo e komenton temën kështu: “Konstatimet pozitive për vitin e kaluar janë se po pakësohet vdekshmëria e fëmijëve dhe vdekshmëria në përgjithësi dhe rritet kohëzgjatja e jetës. Mirëpo, megjithë këtë përmirësim situata në vendin tonë nuk është e mirë në këtë drejtim në sfondin e vendeve të tjera në BE – vdekshmëria është më e lartë vetëm në Rumani, kurse kohëzgjatja e jetës është më e ulët vetëm në Letoni dhe Lituani. Për periudhën 2014 – 2016 kohëzgjatja mesatare e jetës është rritur pak deri në 74.7 vjet, por kjo vetëm e kompenson pakësimin e madh gjatë viteve të kaluara, shënon gazeta “Sega”. Në artikull lexojmë gjithashtu se një tendencë tjetër sekrete në Bullgari është plakja. Pothuaj 21 për qind e bullgarëve janë të moshës mbi 65 vjeç, kurse përqindja e tyre rritret çdo vit. Gazeta “Trud” u kushton dy faqe tendencave demografike. “Fëmijët linden në Sofje. Provcna është duke u zhdukur” është titulli kryesor. Po vëzhgohet rritje e popullsisë vetëm në kryeqytet. Në 27 qarqet e tjera të vendit fëmijët janë më pak sesa njerëzit e vdekur. Ka dhe akoma të dhëna statistikore në “Trud” – burrat në Bullgari janë 48.6 për qind e popullsisë, kurse gratë – 51.4 për qind. Domethënë 1000 burrave u bien 1059 gra. Numri i meshkujve mbizotëron në moshën deri në 53 vjeç. Me rritjen e moshës po rritet përqindja e grave. Popullsia në moshën aktive deri në fund të vitit 2016 është 4 304 000 veta, ose 60.6 për qind e popullsisë së vendit.
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”,..