Si do të ishte jeta jonë në qoftë se kishim probleme me shikimin ose lëvizeshim me karrocë invalidi? Çdo herë, kur takoj njerëz të tillë i drejtoj vetes pyetjen se si mund të ndihem unë në vendin e tyre. Mbase nuk do të qëndroj dot bile edhe disa ditë. Frika nga errësira është krejtësisht e justifikuar, më në veçanti kur është gjë e përditshme për njeriun. Çdo ditë ai është i drejtuar përpara një sërë pengesash si fakti bile të dalë nga shtëpia e vet. Infrastruktura tek ne nuk është e përshtatur për njerëz me të meta dhe ata nuk mund ta përdorin në mënyrë të parrezikshme. Prandaj bashkësitë e tyre mbeten në një kapsulë dhe janë të përjashtuar nga shoqëria. Problemet e tyre gjithmonë mbeten në një plan të pasmë në programet e pushtetarëve.
Ju takojmë me sipërmarrësin social Evgjeni Mitev, i cili ka marrë përsipër detyrën jo të lehtë të ndihmojë njerëzit me probleme me shikimin. Një nga iniciativat, në të cilat ai merr pjesë është gjermane dhe quhet “Dialog në errësirë”. Ja se çfarë na tregoi për të:
“Çdo gjë filloi gjatë vitit 2014, kur unë vizitova një ngjarje për sipërmarrësi sociale në Strasburg. Aty pash një dhomë, në të cilën hyhet dhe ajo është krejtësisht e errësuar. Në të shkruante dialog në errësirë. Unë qesh brenda me akoma 5 veta të tjerë të panjohur, të drejtuar nga një njeri i cili nuk shikonte. Na dhanë bastun të bardhë dhe hymë përmes një hyrje e cila bënte një kthim të plotë. Pasuan disa detyra. Mundoheshim të mbarojmë punë në kushtet e një përjashtimi të plotë të të parit. Kjo qe jashtë zonës të komfortit. Kur dola jashtë bisedova me njerëzit e tjerë dhe doli, se kjo është një nga ndërmarrjet më të qëndrueshme sociale në Evropë. Quhet “Dialog” dhe ka filluar me “Dialog në errësirë” – ngjarje të organizuara dhe të zhvilluara prej njerëzve me mungesë të të parit. Tanimë ka dhe formate të tjera si “Dialog në heshtje” – për njerëzit me të meta të dëgjimit dhe “Dialog me kohën” ku drejtuesit janë njerëz në moshë mbi 80 vjeç.”
Gjatë vitit 2015 Evgjeni dhe ekipi i tij kanë mundësi ta zhvillojnë këtë projekt dhe tek ne. Në katër qytete ata zhvillojnë takime në errësirë me njerëz nga rrethet e ndryshme në shoqëri – aktorë, muzikantë, sipërmarrës, përfaqësues të bashkive. Rolet e tyre kthehen. Ata të cilët shikojnë bëhen të verbër dhe e lenë veten krejtësisht mbi intuitën e vet. Gjatë vitit 2016 licenca të cilën e kanë iu skadon, por ata vazhdojnë të zhvillohen në fushën e sipërmarrësisë sociale. Në të do të marrin pjesë njerëz të verbër dhe njerëz me të meta të shikimit – thotë Mitev dhe plotëson:
“Qëllimi ynë është të krijojmë vende pune për njerëzit me probleme me shikimin, t’i inkurajojmë të jenë të pavarur dhe pro aktiv. Kjo është lëvizja e kundërt kundrejt qëndrimit, të cilin e ka shteti ndaj njerëzve me të meta. U vihen etiketa dhe shikohen si të pa barabartë. Por ata kanë talente të shumta dhe kanë nevojë prej një përkrahje që të mund t’i zhvillojnë. Talentet, të cilat ne do t’i zhvillojmë në një grup të vogël njerëzish, do të jenë të drejtuara drejt punës me tingujt – regjisorë të zërit, inxhinieri të zërit dhe audio-deskripcion. Përshkrimi i tingullit është një kanal suplementar, në të cilin një zë pas kornizës sqaron për njerëzit që nuk shikojnë se çfarë rastis në skenën e dhënë nga filmi.”
Në Evropë tema për pranimin dhe mundësitë për të marrë pjesë të njerëzve me të meta në jetën kulturore, bëhet gjithnjë e më aktuale.
Puna me njerëzit me të meta kërkon një durim të madh, kurse rezultatet jo gjithmonë vijnë menjëherë. Por kjo nuk duhet t’i detyrojë ata, të cilët i janë përkushtuar kauzës të bëjnë jetën e tyre të rregulluar pak më mirë dhe të parrezikshme. Këta njerëz janë një pjesë prej nesh dhe meritojnë respekt dhe përkrahje.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: arkiv personal
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak..