Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria del nga hija e konkurrentëve të saj dhe pret një verë rekorde turistike

БНР Новини
Stina e re turistike u hap me grupin e parë të organizuar me 169 turistë izraelit, të cilët u mirëpritën në Aeroportin e Burgasit me tulipanë.
Foto: BTA

Rritje prej 18.6 për qind të turistëve të huaj për dy muajit e parë të vitit 2017 konstatoi statistika kombëtare. Për këtë rezultat të mirë ka kontribuuar kryesisht turizmi dimëror, pasi vendi ynë ofroi disa prej kushteve më të mira dimërore për skiatorët në mbarë Evropën.

Gjatë vitit 2016 Bullgaria u vizitua prej 10.6 mln turistëve, tha Ministrja e Turizmit Stella Balltova në një konferencë të përbashkët për shtypin me drejtorinë e Institutit Kombëtar të Statistikave. 2.35 mln prej tyre kanë kaluar transit përmes vendit. 8.25 milionët e tjerë përbëjnë vizita reale turistike, gjatë të cilave ka të paktën një fjetje në vend. Tendenca për rritje të ngadaltë të turizmit bullgar që nga viti 2009 e këtej vazhdon me një përjashtim të vetëm gjatë vitit 2015, shtoi Balltova.

Rezultatet e ekspozitave të mbaruara turistike ndërkombëtare gjatë marsit në Berlin dhe Moskë, si dhe jehonat në mediat e specializuara turistike tregojnë se Bullgaria del nga hija e konkurrentëve të saj dhe këtë verë përsëri do të arrihen rezultate rekorde për nga numri i turistëve të huaj.

Si destinim Bullgaria shndërrohet në diçka më shumë se alternativë e Turqisë, me plazhet e saj atraktive për turizëm familjar dhe infrastrukturën më të mirë turistike. Ky është mendimi mbizotërues i turoperatorëve gjermanë të shprehur para edicionit të autoritetshëm turistik FVW.

Të tilla janë parashikimet e turoperatorëve rusë. “Gazeta ATOR” (Edicioni i Asociacionit të Turoperatorëve në Rusi) bën të ditur për rritje me 10-20 për qind të rezervimeve të hershme për këtë destinim pranë Detit të Zi.

Aeroportet Varna dhe Burgas shënojnë gjithashtu rritje të konsiderueshme të fluturimeve të planifikuara për stinën verore të një sërë tregjeve kundrejt vitit 2016: Holanda – 57 për qind, Franca – 40 për qind, Çekia – 31 për qind, Sllovakia – 21 për qind, Suedia – 15 për qind, Polonia dhe Finlanda – nja 9 për qind, Gjermania – 6 për qind.

Që nga prilli i këtij viti Ministria e Turizmit do të fillojë t’i paraqesë të dhëna biznesit turistik për numrin e fluturimeve me avionë deri në aeroportet në Varna dhe Burgas për stinën e përbashkët verore, tha Ministrja Balltova në konferencën e përbashkët të shtypit me Institutin Kombëtar të Statistikave. Kështu hotelierët do të planifikojnë më mirë emërimin e punonjësve në hotelet e tyre. Sergej Cvetarski, kryetari i Institutit Kombëtar të Statistikave, bëri të ditur se pret që statistika turistike të përmirësohet seriozisht me aplikimin e Sistemit Unik për Informacionin Turistik, që do ta lidhë në kohë reale online regjistrat e hoteleve me bashkitë dhe institucionet. Mirëpo, pse ende nuk ka sistem të tillë, këtë do ta mësojmë nga Ministrja teknike e Turizmit Stella Balltova:

Sistemi unik për informacionin turistik do të duhet të aplikohet gjatë muajve shtator-tetor të këtij viti. Që të mund të aplikohet, duhet të bëhen disa gjëra. Ka nevojë për disa regjistra, të cilët të jenë lidhur njëri me tjetrin, si dhe për disa për disa institucione. Ato do të japin të dhëna dhe do të përdorin të dhëna prej tyre. Regjistri kryesor do të jetë ai për hotelierët. Regjistri i dytë do të jetë ai i Ministrisë së Turizmit. Ata do të lidhen me Institutin Kombëtar të Statistikave, me bashkitë, me Agjencinë Kombëtare të të Ardhurave, Ministrinë Bullgare të Punëve të Brendshme. Që të mund ta krijojmë sistemin unik për informacion turistik duhet të ketë rekomandime publike. Kjo që unë gjeta atje ishte një rekomandim i shpallur publik, që ankohet dhe unë bisedova me të gjitha institucionet e mundshme se kur do të marrim përgjigje nga Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës. Deri më sot nuk kemi marrë përgjigje.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bansko hyri në top 10 të një renditjeje prestigjioze turistike botërore për vitin 2025

Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..

botuar më 24-11-07 11.53.PD

Një film bullgar për qytetin bregdetar Nesebër fitoi 4 çmime në 3 festivale botërore të filmit

Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..

botuar më 24-10-26 9.10.PD

"Lonely Planet": Bansko është ndër destinacionet më të mira për t'u vizituar në 2025

Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..

botuar më 24-10-24 6.28.MD