Kisha e Beljos nuk tërheq me pamjen e saj, por po të hyni brenda do të mahniteni nga pikturat murale me ngjyrë të ndezura, plotë shumë skena biblike dhe shenjtorë të ndryshëm. Një prej studiuesve të saj është arkeologu Veselin Haxhiangellov, drejtor i Muzeut Historik në qytetin Samokov, autor i publikimeve të ndryshme kushtuar Kishës së Beljos dhe pjesëmarrës në studimet arkeologjike të kishës. Ja se çfarë na tregoi ai:
“Ky është një objekt që studiohet që prej shumë kohe. Kisha e Beljos është një prej objekteve të pakta historike dhe arkeologjike, të cilat fitojnë popullaritet në agimin e publicistikës bullgare. I pari, që ka shkruar për kishën në fjalë, është Konstatntin Fotinov ne revistën “Dashuria ndaj fjalëve” dhe në librin e vet “Përshkrimi i përgjithshëm i tokës” (1849) Ai e përshkruan si një prej tempujve më të vjetër në Samokov. Autori përpiqet të caktojë datën e ndërtimit të kishës, duke përmendur se është që nga koha bullgare, domethënë nga Mbretëria e Dytë Bullgare. Në Muzeun e Samokovit ruhet “Historia e Kishës së Beljos”, një libër i shkruar me dorë nga studiuesi dhe këngëtari ortodoks Stojan Beshov në vitin 1912. Autori i ka grumbulluar të gjitha legjendat dhe kujtimet e lidhura me kishën dhe shpall shumë fakte historike. Pasi fillova të punoja në muze dhe disa vite pas kësaj merrja pjesë në studimet arkeologjike të kishës. Në vitin 1995 pata shansin e madh të zbuloj lipsanat e martirit të shenjtë Simeon Samokovski (Simeoni i Samokovit) – pa dyshim një personalitet i jashtëzakonshëm nga panteoni i shenjtorëve të rinj bullgarë. Ai është varur nga turqit në vitin 1737 në vendin e njëjtë, ku 100 vjet më vonë u vra edhe Apostulli i Lirisë Vasill Levski. Studimet na lejuan të sqarojmë se tempulli është ndërtuar mbi mbeturinat e një kishte të krishterimit të hershëm nga shekulli i VI. Në nekropolin afër kishës ka gjetje të vlershme, disa prej tyre me rëndësi antropologjike. Një fakt interesant është se tempulli e ka emrin “Lindja e Hyjlindëses Mëri”, por është më i njohur si Kisha e Beljos, sepse mendohet se është ndërtuar nga një njeri me këtë emër. Tempulli është studiuar në vitet 70 të shekullit të kaluar. Rinovimi i fundit i kishës ka filluar në vitet 60 të shekullit të XIX, kur kisha është nxjerrë nga toka, sepse ishte mbuluar me dhe. Për këtë na sjell informacion Nikolla Obrazopisov një prej zografëve të njohur, i cili për herë të fundit i ka pikturuar muret e tempullit.”
Në sajtin e muzeut shkruhet se Kisha e Beljos është objekti më i vjetër dhe më i rëndësishëm nga epoka e Mesjetës. Çfarë pjesë e godinës origjinale është ruajtur gjatë të gjitha këtyre shekujve në tempullin e sotëm?
“Gjatë studimeve në vitin 2009 janë treguar dhoma suplementare (pastofore) në fasadën perëndimore të tempullit, të datuara në shekullin e VI. Kisha dhe naosi janë ndërtuar mbi naosin qendror të kishës së krishterimit të hershëm. Pas kësaj kisha është ndërtuar diku rreth shekullit të XII. Në gërmimet afër kishës së tanishme janë zbuluar varrime nga një periudhë shumë e gjatë e funksionimit të nekropolit që nga shekulli i XII deri në vitin 1867. Supozohet se pas sundimit në shekullin e XIV tempulli është djegur. Sipas studiuesve pamja e tanishme e tempullit, me pikturat e hershme murale është nga shekulli i XVI. Edhe pikturuat e para murale, të zbuluara pjesërisht, datojnë pikërisht në fund të shekullit të XVI dhe në fillim të shekullit të XVII. Ato janë shumë interesante dhe informative. Kjo që i bën unikale, është pikturimi i shtatë tubimeve ekumenike, Krishtit-Pantokratori, Triadës së Shenjtë. Këto janë piktura shumë të bukura, për të cilat specialistët mendojnë se po të mos jenë vepër e Shën Pimen Zografskit, janë vizatuar nga nxënësit e tij. Në të gjitha studimet e pikturave të hershme murale në rajonin e Samokovit është konstatuar se ato kanë shenja të ngjashme. Siç duket, zografët, të cilat i kanë pikturuar, janë nga një shkollë, ndoshta nga Atoni.”
Kush i ka vizatuar pikturat murale në Kishën e Beljos?
“Ikonostasi është krejtësisht i restauruar. Ai është vepër e mjeshtrit të njohur nga Samokovi Stojço Fandëkov. Ikonat janë vepër e zografit të njohur Georgi Kalinkov. Nikolla Obrazopisov gjithashtu ka pikturuar disa prej ikonave të kishës dhe jo vetëm pikurat murale. Pikturat e fundit murale janë vepër e tre autorëve, e Nikolla Obrazopisovit dhe e ndihmëtarëve të tij Dimitër Daskallov nga Dupnica dhe biri i Zahari Zografit – Hristaki Zahariev Zograf.”
Kisha e Beljos është një monument me rëndësi kombëtare. Kisha punon pa ditë pushimi. Po të udhëtoni nga Samokovi për në Borovec medoemos duhet ta vizitoni. Çlodhuni në oborrin e gjerë, ku mbretëron qetësia, do të mbeteni të mahnitur.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: svetimesta.com
Kompleksi i prodhimit në vendbanimin prehistorik "Kriporja" ("Sollnicata") pranë Provadia (Bullgaria Verilindore) do të jetë objekt i punës kërkimore gjatë sezonit aktual, të 20-të radhazi, arkeologjik në vend. Ai ndodhet rreth 100 metra nga..
Nga data 9 gusht deri më 10 shtator, të gjithë banorët dhe mysafirët e Panagjurishtes do të mund të shohin përsëri origjinalin e Thesarit të Artë të Panagjurishtes, njofton Muzeu Historik në qytet. Rikthimi i tij i fundit ishte në nëntor të vitit..
Kanë kaluar 147 vjet nga betejat për mbrojtjen e qytetit Stara Zagorës në vitin 1877. Në shenjë respekti dhe nderimi për heroizmin e të rënëve për liri, më 31 korrik në Kompleksin Përkujtimor "Mbrojtësit e Stara Zagorës" do të kryhet një ritual..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii”..