Që nga fillimi i këtij muaji BE-ja nuk është e tillë siç ishte. Startin e ndryshimit dramatik e dha kryetari i Komisionit Evropian Zhan-Klod Junker. Ai lajmëroi të ashtuquajturin “Libër të bardhë” i cili përmban alternativa për të ardhmen e bashkimit pas daljes së Britanisë së Madhe. Pas kësaj në Versajë u mbajt një takim joformal i liderëve të katër ekonomive më të fuqishme në Evropë – Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Spanjës. Ata ishin unanim, se Bashkimi i tanishëm Evropian është një organizatë e papranueshme. Janë të domosdoshme gjeometri të ndryshueshme, të cilët t’i japin një impuls të ri kontinentit të vjetër. Kështu në Versajë lindi BE-ja në dy marshe. Filloi të flitet, përveç për gjeometri të ndryshueshme dhe për shkalla të ndryshme të shpejtësisë, për bërthamë dhe periferi, për ekipe “A” dhe “B”, e kështu me radhë.
Në këtë kontekst në fund të javës së kaluar në Bruksel u mbajt takimi joformal i liderëve të 27 shteteve anëtare të BE-së. Për palën bullgare në takim mori pjesë presidenti Rumen Radev. “Ndodhem këtu për të shprehur pozitën e qartë bullgare në përkrahje të parimeve themeltare të BE-së – unitetit dhe solidaritetit, për t’i kundërvërë tendencës për Evropën në dy marshe – për formimin e qendrës dhe periferisë.” Këtë e deklaroi zoti Radev para mediave dhe shtoi, se shihet një tendencë që nga një bashkim i parimeve dhe vlerave, BE-ja të shndërrohet në bashkim të llogarive dhe pazarllëqeve. “Nuk është e mundshme që të ketë një trup në dy shpejtësi, nga ligjet e fizikës është e qartë, se kjo do të thotë dy trupe”, shtoi kreu i shtetit bullgar.
Fisnike janë mendimet e presidentit Rumen Radev, por më duket se tashmë është e qartë, se kontinenti i vjetër në kohë të afërte do të ndahet në dy trupe, të cilët do të nisin në drejtime të ndryshme. Nga njëra anë do të janë vendet themeluese të BE-së, të cilat ngulin këmbë për integrim ekonomik dhe politik. Nga ana tjetër do të janë shtetet anëtare, të cilat përkrahin vetëm tregun unik por nuk dëshirojnë t’i delegojnë të drejta Brukselit për politikat e tjera.
Përsa i përket Bullgarisë, edhe me aderimin me BE-në para dhjetë vitesh ajo nisi me një shpejtësi më të vogël. Deklaratat se hyn me të drejta të barabarta në “familjen” ishin vetëm pluhur në sytë. Edhe më sot Bullgaria nuk është në Eurozonën, nuk është në Hapësirën e Shengenit, asaj iu imponua një mekanizëm i monitorimit në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme.
Si një pllakë e vjetër gramafoni, Brukseli vit pas viti përsërit, se në Bullgari ka krim të organizuar dhe korrupsion në shtresat më të larta të pushtetit. Mirëpo, në cilin vend të BE-së nuk i ka? Me shpresën, se bëj gabim do të them se më duket, se shteteve të Evropës Perëndimore tashmë u vjen keq për aderimin jo vetëm të Bullgarisë me BE-në, por edhe të shteteve të tjera nga ish blloku sovjetik. Për njërën ose për tjetrën shkak.
Vallë, a do të ketë BG exit? Mendoj, se jo. Ka të ngjarë, që duke mos bërë asgjë në periferinë, Bullgaria “de fakto” do të hiqet nga strukturat e BE-së. Politikanët e deritanishëm bullgarë vërtetuan në periudhën para aderimit dhe gjatë anëtarësimit dhjetëvjeçar, se rrinë në heshtje para Brukselit, se plotësojnë pa diskutim “pikat kryesore” të paraqitura nga më të fuqishmit në “familje”. Mirëpo, shumë shpesh ato nuk iu përgjigjen bile janë në kundërshtim të interesave kombëtare të Bullgarisë. Nuk shihet në horizont ndonjë formacion politik, i cili të heqë këtë statukuon në kohë të afërte. Kështu që edhe kësaj here Sofja do të përshtatet. Politikanët do të ulin në pritje të caktimit të fatit të ri të Bullgarisë.
Tani mbetet çështja, në cilën periferinë do të hyjë vendi në konfigurimin e ardhshëm të BE-së. Sepse periferi ka, por ka edhe një periferi më të largët, ka marshe të ndryshme, por edhe ka një marsh zero, ka ekipe “A” dhe “B”, por ka edhe “C”. Përsa iu përket “gjeometrisë së ndryshueshme”, ky nocion shfrytëzohet kryesisht në konstruksionin e turbinave të motorëve të automobilave modernë me djegie të brendshme. Shpesh herë gjeometria e turbinës ndryshohet ashtu, që bllokon, dhe atëherë imponohet që tërë motori të ndërrohet, ose automobili të dorëzohet për skrap.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë..