Gjendja e mjedisit mediatik tek ne shtron gjithnjë e më shumë pikëpyetje. Prona dhe interesat e paqarta, të cilave u shërbejnë jo pak media, minon besimin e njerëzve në to. Prandaj fushata “Remisioni i lajmeve” vjen si përgjigje të shumicës së rasteve të pasqyrimit të pahijshëm ose manipulues të lajmeve dhe fateve njerëzore. Pikërisht me lajme të tilla është plot eteri. Ideja iu përket një grup të rinjsh.
Më shumë hollësi sjell iniciatori Venelin Dobrev:
“Qëllimi ynë janë njerëzit më mirë të informuar. Ata, të cilët nuk pajtohen me këtë, të cilën prezantojnë mediat dhe janë gati të ndërrojnë stacionin ose kanalin, kur janë të pakënaqur nga atë të cilën e dëgjojnë. Është me rëndësi të theksoj, se nuk bëhet fjalë për pasqyrimin e ngjarjeve negative, por më tepër për mënyrën, në të cilën ato paraqiten. Kur ndodhi tragjedia në Hitrino dëgjova dy reportazhe – në njërin korrespondenti refuzoi të shkojë të bisedojë me njerëzit, ndërsa në tjetrin korrespondenti duke pyetur njerëzit i shqetësonte. Dëshirojmë, që kur njerëzit dëgjojnë një informacion të tillë të ndërrojnë kanalin ose stacionin. Dhe në se do të bëjnë këtë një numër më të madh njerëzish, atëherë mediat do të ndryshojnë politikën e tyre. Reporterët janë njerëz, rroga e të cilëve varet nga rejtingu. Dhe kur njerëzit nuk kërkojnë mënyrën sensacionale të prezantimit të informacionit, atëherë lajmet do të ndryshohen. Kur kërkimi do të ndryshohet, atëherë edhe ofertat do të ndryshohen gjithashtu.”
Fushata nisi në gusht të vitit të kaluar me apel ndaj të gjitha mediave të transmetojnë një emision me lajme pozitive. Sot, tetë muaj më vonë, një nga televizionet kryesore informative tek ne mirëpriti këtë apel dhe çdo javë do të ketë një emision të tillë. Tani priten që edhe media të tjera të përqafojnë këtë ide.
Për të qenë i informuar mirë njeriu nuk është e domosdoshme të ketë përgatitje speciale. Është e domosdoshme të dallojë lajmet me më shumë rëndësi. Informacionet sensacionale nuk duhet të largojnë vëmendjen e njerëzve nga temat kryesore dhe me rëndësi. Mediat gjithnjë e më shumë harrojnë funksionet e tyre kryesore – të informojnë shoqërinë saktë dhe në mënyrë të paanshme. Ata më tepër dëshirojnë të argëtojnë publikun dhe kjo konsiderohet një gjë normale dhe gjithnjë e më pak bënë përshtypje. Duke zëvendësuar problemet e së përditshmes, me telashet e heroit të radhës nga realiteti mediat largojnë vëmendjen e njerëzve nga kryesorja. Kështu problemet nuk hiqen por shumëzohen. Është e domosdoshme të ketë më shumë lajme pozitive dhe shembuj të mirë në emisionet dhe në hapësirën internet. Në këtë mënyrë mediat do të arrijnë të rikthejnë të paktën një pjesë prej besimit të humbur.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: arkiv personalMinoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..