Vllada Tomova jeton në Nju Jork, bashkë me bashkëshortin e saj Kris Raell (një muzikant i njohur amerikan) dhe djalin e tyre të vogël. Si interpretuese ajo prezanton muzikë popullore bullgare dhe ballkanike, si edhe kompozicione prej autori. Gjatë disa vjetëve të fundit ajo është gjithnjë e më shpesh në Bullgari, bashkë me djalin e saj të vogël Aleksandër. Ajo është e bindur se, në këtë mënyrë fëmija e saj në një rrugë të natyrshme do të afrohet drejt rrënjëve të veta bullgare. Përpara ca kohe mes bullgarëve në Nju Jork u bë shumë e njohur “Kënga e saj për abetaren”, e krijuar që të mund të lehtësojë arsimimin e fëmijëve, të cilët shkojnë në shkollën bullgare “Zërat e rinj bullgarë – Nju Jork” (Young Bulgarian Voices New York). Më vonë kjo këngë u shpërnda edhe në Bullgari. Kompozicioni i saj më i ri prej autori është “Unë dhe zemra ime jemi një e tërë”. Kënga dhe videoja, u lëshuan zyrtarisht më 3 mars (festa kombëtare e Bullgarisë).
“Kjo është këngë e cila lindi në mënyrë krejtësisht spontane në avion gjatë kohës së një udhëtimi tim midis Sofjes, Nju Jorkut dhe Siatëllit – tregon Vllada. – Teksti filloi nga ndjenja, se duke ikur nga Bullgaria, le një pjesë të zemrës sime, nga vetja ime në tokën e lindjes. Përsëri gjatë kohës së një udhëtimi, por kësaj radhe drejt Bullgarisë filloi të lindë dhe muzika, qe shumë emociononte. Shkaku që të shkojë atëherë në Sofje qe një koncert në Radion Kombëtare Bullgare. Pasi hymë në studio me muzikantët e mi të shkëlqyer nga grupi im bullgar dhe incizuam këngën. Morëm një përkrahje shumë të shpejt të Televizionit BIT (Bulgarian Internacional Television) dhe menjëherë incizuam dhe videon të njërit prej vendeve të mia të dashura në Sofje.”
“Si një njeri, i cili jeton jashtë shtetit, kam një dëshirë të madhe të përkrah Bullgarinë, e cila më ka dhënë një shtytje në jetë, ku jam rritur dhe e edukuar. Pas prezantimit të “Këngës për alfabetin”, në disa kopshte në vend, qesh shumë e mahnitur nga puna e pedagogëve të fëmijëve, të cilët me entuziazëm dhe devotshmëri nganjëherë me resurse të pakta prej materialeve, por me një dashuri shumë të madhe punojnë me fëmijët dhe në këtë mënyrë ndërtojnë të ardhmen e Bullgarisë. Kurse fëmijët bullgarë janë shumë fantastik. Mendoj se organizimi i konkursit është një kauzë shumë e mirë. Përmes tij puna e fëmijëve dhe e pedagogëve do të vihet re nga një pjesë më e madhe njerëzish në Bullgari. Jam e bindur se, do të tërheqim vëmendjen dhe të bashkësive bullgare jashtë shtetit, të cilët përmes krijimit të shkollave bullgare të ditës së shtunë dhe të diel, po kështu synojnë të ruajnë frymën e vet kombëtare. Të gjitha të ardhurat nga shitja e këngës për një vit pas botimit të saj do të dhurohen shkollës ose vatrës së kulturës e cila do të zgjidhet në vendin e parë, me qëllim të ndihmohen programet e tij të lidhura me punën me fëmijët.”
Kandidatët, të cilët deri tani kanë dërguar prezantimet e veta nuk janë pak, por Vllada pret që ato të shtohen deri në fund të muajit, kur përfundon afati i caktuar.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..
Konkursi Kombëtar i Muzikës "Si Luanët" 2024 zhvillohet nga data 18 deri më 20 tetor në Sallën e Koncerteve të BNR Varna. Konkursi muzikor gëzon interes të madh. Fëmijët dhe adoleshentët që aplikuan për të vijnë nga mbi 20 qytete të Bullgarisë - thonë..
Papi Hans është alter egoja artistike e Konstantin Trendafillov - për disa një poet këngëtar, sipas të tjerëve - një këngëtar shkrimtar, por pa dyshim një artist kompleks. Si autor dhe interpretues, Papi Hans bëri një rrugë të gjatë nga hiti tërheqës..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe..