Para disa ditësh Instituti “Shoqëria e Hapur” shpalli të dhënat shqetësuese prej një studimi të opinionit publik në Bullgari. Vetëm katër janë institucionet, të cilat fitojnë më se 50% të besimit të bullgarëve – këto janë Bashkimi Evropian, Kisha Ortodokse, ushtria dhe universitetet. Partitë, të cilat pas më pak se një muaji do të konkurrohen për votat e votuesve, ndodhen në fundin e këtij klasifikimi me besim vetëm 17%. 6% të të anketuarve nuk mund të japin ndonjë mendim konkret, kurse 76% janë kategorikë se nuk besojnë tek forcat politike.
Në sfondin e kësaj kredie të ulët të besimit tek partitë, të regjistruar nga “Shoqëria e Hapur”, agjencitë sociologjike prognozojnë një pjesëmarrje të zakonshme në zgjedhje. Midis 55 dhe 60% të votuesve pohojnë se do të votojnë, 10% nuk do ta bëjnë këtë, të tjerët lëkunden.
Diferenca midis besimi i ulët në partitë politike dhe nivelet e zakonshme të pritura të aktivitetit elektoral tregon se pavarësisht nga mosbesimi bullgari është gati t’i japë përsëri shans politikanët. Mirëpo a do ta përdorin ata këtë mundësi?
Në përgjithësi fushata zgjedhore tani për tani tregon se partitë kuptojnë në mënyrë të drejtë pritjet e qytetarëve dhe premtojnë zgjidhjen e problemeve më të prekshme, të lidhura me të ardhurat e ulëta, korrupsionin, kriminalitetin, emigracionin dhe epërsinë e ligjit. Mirëpo ato e bëjnë këtë formalisht, pa një gatishmëri të vërtetë që të ndërmarrin përgjegjësi për problemet përkatëse. Dhe shpesh tregojnë se janë gati të akuzojnë të tjerët për situatën e keqe. Duket se kujtesa politike është e shkurtër dhe politikanët me lehtësi japin premtime.
Shpesh sjellja e pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore frymëzon karikatura në media. Shoqëria “Mensa Bullgaria” i ftoi partitë që të testojnë falas koeficientin e inteligjencës së kandidatëve për deputetë me vetëm një kusht – ata të bien dakord me shpalljen e rezultateve publikisht. Dhe pavarësisht se një pjesë e elitës politike është pro sistemit mazhoritar zgjedhor, tani për tani askush nuk e ka përdorur këtë ofertë.
Pak pas fillimit të fushatës zgjedhore u bënë të njohur fakte shqetësuese, të cilat nuk janë në përputhje me sjelljen adekuate publike. Një monitorim i Institutit për Zhvillimin e Mjedisit Publik tregoi se partitë në Bullgarinë e varfër kanë harxhuar 1 162 000 leva për pasqyrimin e aktiviteteve të tyre në media. Pothuaj 830 mijë janë paratë e harxhuara nga tri partitë më të mëdha, me pozita më të favorshme para zgjedhjeve. Në të njëjtën kohë nga 20 subjekte politike të regjistruara në Kontrollin e Lartë të Shtetit (11 parti dhe 9 koalicione) vetëm 5 kanë deklaruar se pranojnë dhurime financiare.
Deri në zgjedhjet e parakohshme më 26 mars ka kohë dhe po të dëshirojnë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor mund të korrigjojnë sjelljen e tyre. Mirëpo vetë zgjedhjet nuk do të përmirësojnë rejtingun e partive, vetëm do të sigurojnë një kredi besimi dhe pritje për plotësimin e premtimeve të dhëna. Po të mbështetemi tek analizat e agjencisë Market Links, në këtë etapë pritjet janë skeptike. 51% të bullgarëve mendojnë se gjërat në bullgari po ecin në drejtimin e gabuar, 36% e kanë të njëjtën mendim, mirëpo nuk janë aq kategorikë dhe mund të them se janë optimistë. Vetëm 13% kanë pritje pozitive.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Të rinjtë bullgarë nuk janë një shoqëri apatike apo e radikalizuar, por megjithatë po bëhen gjithnjë e më të pasigurt për perspektivat e tyre në fusha të ndryshme të jetës – kjo duket qartë nga një studim mbi të rinjtë në vendin tonë, të cilin një grup..
Vazhdojnë protestat në Turqi pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit Protestat masive në Turqi nuk janë qetësuar që nga arrestimi i kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu më 19 mars. Gati 1900 persona u arrestuan për pjesëmarrje në..
Kriza parlamentare në Bullgari ka vonuar për muaj të tërë procedurat për zgjedhjen e drejtuesve të organeve rregullatore kryesore si Komisioni Rregullator i Energjisë dhe Shërbimeve të Ujit, Gjykata Kushtetuese, etj. Pasi u formua një shumicë qeverisëse,..
Bullgaria nuk do të bëjë lëshime ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëllim që të fillojë negociatat për anëtarësimin e vendit në..