Një kompani e njohur botërisht para pak kohe bëri një studim për mendimin e pedagogëve në Evropën Qendrore për përdorimin e teknologjive më të reja për realitet virtual (VR) dhe përfshirjen e tyre në shkollë. Pothuaj gjysma e të anketuarve përkrahin këtë ide. Më të entuziazmuar janë mësuesit në moshë nën 30 vjeç, 58% prej të cilëve do të përdornin realitetin virtual, po të kishin mundësi. Këto të dhëna dhe shumë të tjera interesante mund të mësohen në faqet e gazetës më të shquar në Bullgari, të specializuar në fushën e teknologjive IT Computerworld Bullgaria. Çdo vit gazeta organizon një konkurs dhe dekoron “projektet IT më të mira”. Për vitin 2016 shumica e të nominuarve janë nga sektori privat, mirëpo projektet më të rëndësishme dhe me përmasa më të mëdha, janë ato të përpunuar për përdorim në sferën publike. Duket kureshtare kjo se çmimi i madh iu dorëzua Institutit Kombëtar të Sigurimeve, për një projekt, i cili u lejon qytetarëve akses më të lehtë dhe pa pengesa tek sistemi i sigurimeve.
Rosen Zheljazkov, kryetari i agjencisë shtetërore “Qeverisje Elektronike” ia dorëzoi çmimin fituesit:
“Për ne të gjithë Instituti Kombëtar i Sigurimeve është një institucion konservativ dhe tradicional. Mirëpo ai demonstron koncepte moderne të të menduarit dhe i tejkalon sektorët e tjerë të administratës – shpjegoi Rosen Zheljazkov. – Projekti i tyre është dëshmi për këtë se qeverisja elektronike nuk është vetëm një nga sloganet e politikanëve. Ajo është një proces, që do të ndryshojë mënyrën e të menduarit ndërmjet ofrimit të shërbimeve të arritshme dhe cilësore administrative, kështu që në një moment shtetasit dhe biznesi gjithnjë e më pak të komunikojnë me shtet në mënyrën e vjetër dhe tradicionale. Kështu të gjithët do të kursejmë resursin më cilësor – kohën. Nëpërmjet këtij projekti të shkëlqyeshëm Instituti Kombëtar i Sigurimeve kursen 30% të kohës që më parë siguruesit dhe personat e siguruar u kushtonin veprimeve administrative.”
Ndër dekoratat për sektorin publik është çmimi i posaçëm për kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e teknologjive moderne ekologjike. Ajo iu dorëzua ndërmarrjes “Infrastruktura e Portit” për përpunimin e platformës informative dhe sistemit informativ për Detin e Zi në kuadrin e një projekti për monitorim. “Ky çmim është akoma një dëshmi për punën tonë te këmbëngulur. Projekti është rezultat i bashkëpunimit me partnerët tanë që përgjigjen për drejtimin e trafikut të anijeve në Detin e Zi dhe në lumin Danub”, shpjegoi Angell Zaburtov, drejtor i ndërmarrjes shtetërore:
“Kjo nuk është dekorata e parë, mirëpo me siguri është interesante. Është për një projekt, i cili përfshin monitorimin dhe mbledhjen e të dhënave në një sistem, tek të cili kanë akses organizatat, të cilat interesohen për ta. Këto janë Universiteti i Sofjes, Akademia Bullgare e Shkencave, Shkolla Ushtarake, të gjitha institucionet, të cilat merren me det. Në kuadrin e programit operativ “Deti i Zi” me partnerët tonë nga Rumania, Gjeorgjia dhe Turqia do të kandidojmë për ndërtimin e një rrjeti të plot informativ për detin që na lidh. Bëhet fjalë kryesisht për parametrat ekologjike të rajonit dhe resurset peshkore. Shpresojmë se projekti ynë do të zgjerohet në këtë drejtim – për vëzhgimin e resurseve peshkore në pjesët e ndryshme të detit. Ekologjia është një aspekt i konsiderueshëm i veprimtarisë sonë dhe për këtë arsye kërkojmë partnerë të rinj. Nga faqja e internetit e Agjencisë sonë ka lidhje ndaj sajtit të platformës. Ajo është e arritshme për të gjithë përdoruesit, të cilët interesohen për këtë temë. Ata mund të shikojnë atje të dhënat reale që i ofrojmë.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..