Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Turbulenca politike në Sofje për shkak të NATO-së në Detin e Zi

БНР Новини
Lideri i partisë GERB Bojko Borisov dhe shefja e Partisë Socialiste Bullgare Kornelija Ninova
Foto: BGNES

Gjatë kësaj jave u bëmë dëshmitarë të “shkëmbimit të zjarrit” dhe turbulencave politike parazgjedhore në lidhje me përforcimin e pranisë së NATO-së në rajonin e Detit të Zi. Ish kryeministri dhe lideri i partisë GERB Bojko Borisov “hapi zjarr” pasi Ministri i mbrojtjes nga qeveria teknike Stefan Janev në samitin e NATO-së në Bruksel pohoi përkrahjen e Sofjes për shtimin e forcave militare të Aleancës në Detin e Zi. „U pajtuan në Bruksel e pastaj më akuzojnë se zmbrapsem para mendimit të të tjerëve” – tha Borisov. Ai kujtoi pozitën e tij, të shpallur gjatë verës së kaluar kundër krijimit të një flotiljeje në Detin e Zi, e cila do t’u përgjigjet shfaqjeve eventuale të agresionit nga ana e Rusisë. Atëherë si kryeministër i Bullgarisë ai shpalli, se dëshiron që në Detin tonë të ketë “vetëm barka, anije me vela dhe turizëm”, jo anije luftarake dhe nëndetëse.

Turbulencat u bënë më të forta, pasi në “qitje” u përfshi liderja e Partisë Socialiste Bullgare Kornelija Niniova. Ajo “drejtoi zjarrin” ndaj oponentit të saj politik Bojko Borisov. “Skifteri Borisov është duke u përpjekur për të bërë një harabel”, tha Ninova dhe kujtoi se pikërisht qeveria e GERB-it në samitin e NATO-së në Varshavë gjatë korrikut të vitit të kaluar përkrahi planet për prani të përforcuar të NATO-së në rajonin e Detit të Zi në lidhje me situatën e tensionuar në Ukrainë dhe Krime. Replika e Bojko Borisovit qe: “A jam unë një harabel apo një pëllumb, nuk do të komentoj dhe nuk do të përdor tonin e kësaj zonje, sepse jam xhentëlmen. Po të mos isha i tillë, do ta krahasoja atë me ndonjë shpend tjetër”. Kornelija Ninova saktësoi se partia e saj është “kundër përdorimit të Bullgarisë dhe Detit të Zi si bazë ushtarake dhe është pro shpalljes së Detit të Zi për një zonë të demilitarizuar.”

Në diskutim u përfshi gjithashtu Presidenti Rumen Radev, i cili përkrahi “përforcimin e potencialit mbrojtës të NATO-së në Detin e Zi”. Ai shpjegoi se stërvitjet, të cilat do të zhvillohen në detin tonë nuk rrezikojnë “barkat, anijet me vela dhe turizmin” dhe se “stërvitjet e planifikuara të NATO-së dhe të saktësuara në samitin e Varshavës s’kanë të bëjnë me idenë për ashtuquajturën “Flotilje të Detit të Zi”, të lancuar nga Turqia, e cila më vonë ishte hedhur poshtë nga Bullgaria. Radevi u bëri thirrje të gjithë partive politike që në kohën e fushatës zgjedhore të kenë parasysh se “për temën e sigurisë nuk mund të tolerohet mungesa e kompetencës dhe ajo duhet të diskutohet me përgjegjësi të jashtëzakonshme”.

Por le ta lëmë mënjanë retorikën zgjedhore të politikanëve bullgarë. Vendosja e ushtarakëve amerikanë dhe teknikës së tyre në poligonin “Novo Sello” për stërvitje në parim rotacioni, kështu edhe përforcimi i manovrave ushtarake në pjesën bullgare të Detit të Zi, nuk mund të mbeten pa përgjigje nga ana e Moskës. Sipas analizatorëve ndërkombëtarë, me siguri dinamika e re e NATO-së do të destabilizojë rajonin e Detit të Zi dhe Rusia tashmë i ka drejtuar raketat e saj ndaj Bullgarisë. Të tjerë janë dakord me fjalët e Borisovit për “barkat, anijet me vela dhe turizmin”. Vitin e kaluar situata në fqinjën tonë – Turqinë, shkaktoi një fluks të papritur turistësh në vendpushimet bullgare dhe më shumë të ardhura për këtë sektor të ekonomisë sonë. A do të jetë kështu edhe sivjet?

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radostin Vasilev

Cila është partia MEÇ?

Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..

botuar më 24-10-27 11.21.MD

Bojko Borisov: Të gjithë janë partnerë potencialë të GERB-it, pa “Vëzrazhdane”

“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..

botuar më 24-10-27 11.01.MD
Bojko Borisov

Reagimet e forcave politike pas rezultateve të para zgjedhore (rinovuar)

Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...

rinovuar më 24-10-27 10.02.MD