Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tema e shtypit

Foto: Maria Peeva

Shumica e gazetave ditën e premte njoftojnë për fillimin e fushatës paraelektorale në Bullgari. “Trud” shënon se këtë herë në garën për 240 vendet në Parlament do të përfshihen 4 732 veta, kurse për një vend deputeti do të konkurrojnë 12 pretendues. Gazeta thekson gjithashtu se sipas rregullave kandidatët duhet ta ruajnë tonin e mirë në fushatën paraelektorale, kurse shtypi, si dhe mediat elektronike duhet të shënojnë format e paguara dhe ato falas të agjitimit, siç parashikohen sipas ligjit dhe sipas marrëveshjeve të lidhura me partitë, koalicionet dhe komitetet e iniciativës. Mirëpo, gazeta “Dnevnik” komenton se shfaqet në media filluan që para disa javësh dhe shpeshherë kishte kundërshtime mes oponentëve. Në jo një rast Partia Socialiste Bullgare jepte konferenca shtypi, në të cilat kritikonte udhëheqjen e kabinetit të dytë të Bojko Borisovit, që dha dorëheqje. Nga ana e vet GERB thërriste pas 30 minutash konferencë të ngutshme për shtypin, që t’u përgjigjen sulmeve. Ose e kundërta – GERB kritikonte platformën paraelektroale të Partisë Socialiste Bullgare, pas së cilës socialistët i refuzonin kritikat. Megjithatë “Dnevnik” shënon se më aktive në thirrjen e konferencave të shtypit ka qenë partia GERB. Që nga fillimi i shkurtit ajo ka zhvilluar të paktën 8 konferenca të tilla në centralin e vet. “Gazetës “Monitor” i bën përshtypje se në krahasim me vitet e kaluara tani partitë do ta hapin fushatën paraelektorale me ngjaje relativisht të shkurtra dhe të thjeshta. Formacioni më i madh GERB nuk do të ketë forum ndërkombëtar, por do t’i zhvillojë aktivitetet e veta në rajonet e veçanta. Nacionalistët nga “Patriotët e Bashkuar” do ta startojnë fushatën e tyre paraelektorale pa forum të madh. Blloku u djathtë i Reformatorëve do ta fillojnë fushatën e vet ditën e hënë në Sofje, kurse pjesa zbavitëse e programit do të jetë shumë modeste. Agjitacioni i Partisë Socialiste Bullgare në Sofje do të fillojë ditën e shtunë në Qendrën Inter Ekspo, kurse në Pleven - me një spektakël teatral në Teatrin Dramatik të Qytetit. Parashikohet që fushata e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë të startojë në Veliko Tërnovo.


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 6 dhjetorin

Mëngjesin e së premtes në zonat fushore dhe në ultësira do të ketë dukshmëri të reduktuar. Reshje shiu do të bien në veri të Bullgarisë, vende-vende në rajonet jugperëndimore dhe në Ultësirën e Trakisë së Epërme. Do të fryjë erë e lehtë, e cila në mbrëmje..

botuar më 24-12-05 7.40.MD

Peshku bullgar i Detit të Zi është në një nivel të lartë evropian

Në Bullgari ka shumë peshk. Përveç kësaj, vendi ynë është në një nivel shumë të lartë evropian të përpunimit. Këtë e tha për BNR në prag të Ditës së Shën Nikollës - festës së peshkatarëve dhe marinarëve, Dr. Jordan Gospodinov - drejtor ekzekutiv i..

botuar më 24-12-05 7.04.MD

Veprimtarë në fushën e kulturës, arsimit dhe shkencës u dalluan me Medaljen e Nderit të Presidentit

Kreu i shtetit Rumen Radev ua ndau Distinktivin e Nderit të Presidentit veprimtarëve të shquar me arritje të rëndësishme në fushën e kulturës, arsimit dhe shkencës. Ndër të shpërblyerit janë: Vasill Vasilev - gazetar dhe kryetar i Komitetit..

botuar më 24-12-05 5.14.MD