Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumen Radev: “Gjermania është partnere strategjike dhe ekonomike e Bullgarisë”

Zotërinjtë Radev dhe Gauk
Foto: EPA/BGNES

Pas debutimit ndërkombëtar në Bruksel – për të dëshmuar para selive të BE-së dhe NATO-së orientimin e palëkundshëm dhe të qëndrueshëm evropian dhe euroatlantik të Sofjes – dhe pas pjesëmarrjes në mbledhjen joformale të Këshillit të Evropës në Valeta, presidenti i porsazgjedhur Rumen Radev, ditën e hëne bëri vizitën e parë zyrtare ndërshtetërore në Gjermani, ku u prit nga presidenti i vendit Joahim Gauk. Vizita kishte një theks ekonomik. Zoti Radev e deklaroi këtë që në fillim duke theksuar në radhë të parë, se “Gjermania është partnere strategjike dhe ekonomike e Bullgarisë”.

Pas bisedimeve, të dy presidentët dhanë një konferencë të përbashkët për shtypin. “Shkëmbyem mendime mbi rendin aktual të ditës të BE-së dhe të dy shteteve tona. Kemi përgjegjësi dhe vlera të përbashkëta për arritjen e një Evrope të bashkuar, të fortë dhe të sigurt në prosperitet”, deklaroi miku bullgar. Nga ana e vet zoti Joakim Gauk u shpreh konkretisht duke deklaruar, se Gjermania interesohet nga sfida, të cilën Bullgaria duhet të kapërcejë – luftimi i korrupsionit. “E dimë se prej kohe punohet mbi këtë çështje dhe jemi me shpresë që së shpejti do të ketë rezultate”, shtoi zoti Gauk. Ndër të tjerët presidenti gjerman nuk është burrë shteti i parë i huaj, i cili “e vë gishtin në plagë”. Ky shqetësim, i cili është edhe një paralajmërim, shprehet çdo herë kur një politikan bullgar kontakton, për shkaqe të ndryshme, me udhëheqës të strukturave të BE-së dhe të vendeve të veçanta anëtare. Kështu që presidenti Rumen Radev ishte i përgatitur dhe deklaroi, se Bullgaria do të vazhdojë të punojë, për t’u siguruar sipërmarrësve gjermanë një mjedis të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm biznes. “Jemi të vendosur fortë të bashkojmë përpjekjet e të gjitha institucioneve, të shoqërisë civile, të partive, për një luftim më efektiv të korrupsionit dhe të krimit, për krijimin e kushteve të qarta dhe transparente për biznes në Bullgari”, premtoi presidenti bullgar.

Zotërinjtë Radev dhe Gauk diskutuan çështjen për rritjen e sigurisë së shtetasve evropianë në kontekstin e krizës me refugjatët. Presidenti bullgar përfitoi nga rasti të deklarojë, se Sofja prej kohe plotësoi kriteret teknike për hyrje në Hapësirën e Shengenit, por shtete të veçanta të BE-së nuk lejojnë, që ajo të hyjë duke theksuar argumente thjeshtë politike, gjë që është e papranueshme. Me të drejtë zoti Radev tha, se Bullgaria bënë të gjitha përpjekjet për të mbrojtur kufirin me Turqinë, i cili është i jashtëm për BE-në, por që të jetë rezistenca më efektive kundër fluksit të emigrantëve, Sofja duhet të ketë qasje me gjithë informacionin e Hapësirës së Shengenit.

Vizita njëditore zyrtare e presidentit Rumen Radev në Gjermani përfundoi me hapjen e një forumi ekonomik për Bullgarinë, në të cilin morën pjesë përafërsisht 100 firma gjermane.


Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vesna Bendevska

Pushtetarët në Shkup vazhdojnë të shtypin bullgarët në Manastir

Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..

botuar më 24-11-05 10.59.PD
Борис Руге в Хърватия , 30.10.24 г.

Ngjarjet me adresë ballkanike

Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..

botuar më 24-11-02 10.05.PD

KE: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përfshirë bullgarët në kushtetutë

"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..

botuar më 24-10-30 5.52.MD