Deri në momentin e skadimit të afatit të regjistrimit të pretenduesve për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme më 26 mars, 18 parti dhe 9 koalicione, ose gjithsej 27 formacione, kanë paraqitur kërkesa për regjistrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Për zgjedhjet parlamentare gjatë vitit 2014 kërkuan regjistrim 22 parti dhe 7 koalicione, ose gjithsej 29 formacione. Pakësimi i numrit të partive dhe rritja e numrit të koalicioneve flet vetvetiu për rigrupim në hapësirën politike dhe rigrupim të tillë me të vërtetë ka, praktikisht në të gjitha spektrat e tij.
Majtas u formua një koalicion i ri – “ABV – Lëvizja 21”. Ai mban emrat e dy formacioneve që u shkëputën nga Partia Socialiste Bullgare. Derisa për këto zgjedhje para afatit të shkëputurit nga Partia Socialiste Bullgare bashkohen, vetë Partia Socialiste Bullgare krijon koalicion me emrin “Partia Socialiste Bullgare për Bullgarinë”, në të cilën ajo pakëson numrin e partnerëve të saj të deritanishëm nga 12 në 6 që të mund të bashkëpunojë me parti, të cilat janë ideologjikisht të afërta me të dhe në të njëjtën kohë kanë një peshë më të madhe elektorale.
Në hapësirën e djathtë Blloku i Reformatorëve paraqitet me një strukturë të shkurtuar, pasi nga ai u shkëputën Demokratët për Bullgarinë e Fortë dhe Partia Popullore “Liria dhe Dinjiteti”. Demokratët për Bullgarinë e Fortë u regjistruan për zgjedhjet në një koalicion me emrin “Republika e Re”, në të cilin janë partnerë me “Bashkimi për Plovdivin” dhe “Bashkësia Demokratike Bullgare”. “Liria për Dinjitet” do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme në një koalicion me partinë DOST (“Demokratët për Përgjegjësi, Liri dhe Tolerancë”), e cila u shkëput nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë. Koalicioni nacionalist “Fronti Patriotik”, me të cilin morën pjesë së bashku në zgjedhjet e kaluara Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë dhe VMRO-ja, zgjerohet me partinë “Ataka” dhe, siç edhe në zgjedhjet presidenciale, që u zhvilluan para pak kohe, koalicioni do të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare me emrin “Patriotë të Bashkuar – Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë, Ataka dhe VMRO.”
Regjistrimi për zgjedhjet do të mbahet mend edhe për faktin se për shkak të kundërshtimit të falsifikuar ndaj regjistrimit të partisë “Po, Bullgaria!” në vend që të marrë pjesë vetë, ky formacion duhej të kërkonte pjesëmarrje në një koalicion me partinë “Të gjelbërit” dhe me formacionin liberal DEOS (“Lëvizja për Bashkimin Evropian dhe Solidaritetin”).
Rigrupimi për pjesëmarrje në zgjedhje vetvetiu nuk supozon ndryshim të konsiderueshëm në raportin e forcave politike. Të gjitha sondazhet sociologjike parashikojnë se në Parlamentin e ardhshëm do të hyjnë me siguri pesë formacione – GERB, Partia Socialiste Bullgare, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë, Patriotët e Bashkuar dhe partia e re e afaristit Mareshki “Volja” (“Vullneti”), kurse Blloku i Reformatorëve është në kufirin prej 4 për qind të hyrjes në Parlament. Prognozat në fakt tregojnë se pavarësisht nga rigrupimet politike, raporti i forcave politike po mbetet, kurse dallimet e vogla në përkrahjen e tyre do të çojnë në prova për rigrupime të reja pas zgjedhjeve, por jo në interes të ideve, por në dobi të pjesëmarrjes në pushtet.
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha..