“Më pëlqen të fluturoj” thotë Svetlin Marinov me buzëqeshje dhe mbush publikun me entuziazëm, përderisa tregon për udhëtimet nëpër Bullgarinë, bashkë me dronin e tij. Që nga mosha e fëmijërisë, ky i ri është i dhënë pas fotografisë. Para disa vitesh filloi të bëjë fotografitë me dron. Publiku është i preokupuar nga kuadrot dhe videot e bukura, të cilat Svetlin Marinov prezanton. Për fillimin e kësaj nisme interesante ai rrëfen:
“Kujtimi im i parë është, se kur isha i vogël, prindërit më dhuruan një fotoaparat që të fotografojë pemët në pyll. Të gjithë ishin të magjepsur se si bëra fotografitë. Ndoshta ata deshën që të më inkurajojnë, sepse isha fëmijë. Mirëpo, unë i besova dhe u orientova në këtë drejtim. Gjithnjë kam interes të fotografojë dhe të prezantojë botën përmes shikimit tim. Me dronë merrem që prej 4 vitesh.”
Në ueb sajtin e Svetlin Marinovit zbulojmë kuadro të mrekullueshme nga mbarë Bullgaria.
“E pëlqej Bullgarinë. Bënë përshtypje të fortë, që në një territor aq të vogël ka aq shumë objekte interesante – lumenj, male, maje të larta, det. Ka edhe shumë kënde të fshehta, të cilat nuk i di secili. Një nga venet e preferuara nga unë është vendbanimi bregdetar Sinemorec. Për të realizova një video me muzikë, е cila buroi nga shpirti. Xhiroj videot për kënaqësi. Dëshiroj që t’u prezantoj njerëzve kënde të tilla të mrekullueshme.”
“Kur situata shikohet anas, shpesh gjërat duken të arritshme. Por njeriu duhet të jetë i përgjegjshëm. Ka situata të komplikuara, kur fluturohet mbi njerëz dhe mbi vendbanime. Droni është një makinë dhe sa i mirë të jetë i drejtuar nga njeriu, gjithnjë mund të ketë befasi” – rrëfen fotografi i ri.
Svetlin Marinovi ka edhe një talent tjetër – i bie pianos që nga fëmijëria dhe kompozon muzikë. Para pak kohe ai bashkoi ato pasione në projektin “Fluturim mbi Bullgarinë me dron – ekspozitë dhe koncert për piano”. Në kuadrin e tij ai tregon historinë e tij personale se si e shndërroi xhirimin me dron në profesion të vet. Krahas kësaj demonstron kuadro tërheqëse nga udhëtimet e tij dhe u gëzon vizitorëve me improvizime të përsosura të pianos. Ai prezantoi edhe premierën e impresionit “Me dron mbi Bullgarinë”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin..
Fshati Radevo ndodhet në Bullgarinë Verilindore, jo shumë larg nga kryeqyteti ynë detar dhe po ashtu qytet i madh turistik - Varna, distanca është rreth 30-40 minuta me makinë. Në Radevo ka jo më shumë se 60 banorë, shumica e të cilëve janë mbi 60-70..
Fshati Gomotarci në Vidin ka një histori të çuditshme. Dikur ndodhej në një vend tjetër, kilometra larg nga aty ku është tani. Pasi një murtajë e tmerrshme goditi një pjesë të madhe të banorëve të tij, të mbijetuarit vendosën të digjnin shtëpitë e tyre..
Bullgaria mbetet e përkushtuar ndaj misionit të përbashkët të zhvillimit të potencialit të shkencës në mbështetje të paqes në një botë të..