Duket se fermerëve grekë u bë zakon bllokimi i kufirit me Bullgari gjatë dimrit. Dhe kërcënimi me traktorë dhe me makina të tjera bujqësore. Shpjegojnë se protestojnë kundër politikës tatimore të Athinës dhe për këtë arsye bllokojnë pikat e kontrollit kufitar. Kështu gjatë kësaj jave ata provokuan tension në kufirin midis Bullgarisë dhe Greqisë.
Më parë le të kujtojmë se vitin e kaluar, përsëri në fillim të shkurtit, bllokimi i kufirit u kushtoi dëme materiale për dhjetëra milionë euro firmave bullgare të transportimit, tregtarëve dhe prodhuesve. Këtë herë gjërat nuk janë aq dramatike. Tani për tani. Të martën fermerët nuk arritën të bllokojnë kufirin në sajë të veprimeve të forcave të rendit të Greqisë. . Të mërkurën pika e kontrollit kufitar “Kullata - Promahon” u mbyll për një orë me kërkesë të policisë greke derisa ajo zgjidhte situatën e vështirësuar me protestuesit. Në rrugën që shpie te pika e kontrollit kufitar në territorin e Bullgarisë radha e maunave arriti tre kilometra.
Ndryshe nga viti i kaluar kësaj radhe komunikimi midis zyrtarëve bullgarë dhe grekë është i nivelit të mirë dhe ata sinkronizojnë veprimet e tyre. Ministri i punëve të brendshme në qeverinë teknike Pllamen Uzunov bisedoi në telefon me homologun e tij grek Nikollas Toskas, i cili premtoi se forcat greke të rendit do të bëjnë çmos për të evituar bllokadën e kufirit midis dy shteteve anëtare të BE-së. Nga qendra e shtypit të Ministrisë së Punëve të Brendshme shpallën se “dy ministrat kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin e deritanishëm midis ministrive dhe kanë treguar gatishmëri për vazhdimin e veprimeve të përbashkëta”.
Nga ana tjetër, akoma para disa javësh shoferët bullgarë kërcënuan bujqit grekë se po të bllokojnë përsëri kufirin, përgjigja bullgare do të jetë e menjëhershme – asnjë maunë me perime dhe fruta nga Greqia nuk do të hyjë në territorin tonë.
Fermerët grekë shpjegojnë se protestojnë kundër tatimeve të reja më të larta mbi të ardhurat, tokat dhe karburantet. Me siguri kjo është e drejta e tyre, mirëpo jo në dëm të të tjerëve. Përveç kësaj është një e fshehtë publike , se gjatë sezonit aktiv bujqësor shumica e fermerëve grekë përdorin shërbimet e shumë punëtorëve bullgarë duke mos paguar sigurime dhe tatime.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..