Me kureshtjen e një udhëtari gjatë gjithë ditës ka ecur nëpër fshehtësitë dhe me një zemër prej trimi është hedhur në beteja. Por, një natë me fuqi të fundit ka vajtur deri në pragun e shtëpisë dhe aty është rrëzuar. Maçoku i palodhshëm dhe trim Puh, me një lëkurë bardh e zi dhe një karakter shumë të butë, për herë të parë e ka pranuar veten si të mposhtur.
Kur Puh është kthyer në shtëpi pa këmbët e tij të pasme dhe i tëri i zhytur në gjak, pronarja e tij ka bërë për të gjënë më të mirë. Menjëherë është lidhur me organizatën Let’s Adopt Bulgaria, e cila u ndihmon kafshëve në raste fatkeqësie, dhe me ndihmën e saj maçoku shumë shpejt ka vajtur si pacient në Klinikën qendrore veterinare. Kurse për ndryshe, si pjesa më e madhe e vëllezërve të tij në vendet e vogla të populluara, dhe Puh ka kaluar një pjesë më të madhe nga koha e vet në liri dhe ka shkuar në shtëpi vetëm për të ngrënë dhe për të fjetur. Prandaj dhe asnjë nuk e ka parë sesi maçoku ka përjetuar një incident kaq të madh e të rëndë. Shpëtimtarët e tij dhe sot e kësaj dite akoma po gjykojnë nëse ai nuk ka pësuar rrezik nga treni, me qenë se në perimetrin e tij të shëtitjeve bie dhe vija hekurudhore.
Pavarësisht se është i ndjekur nga një fat i tmerrshëm, del se Puh është i lindur me një fat të madh. Menjëherë pasi është gjendur në klinikë, një mjekë i ri sikur njeh në të macen e vet, të shpëtuar nga rruga, dhe refuzon që të verë përjetë në gjumë pacientin e vet të plagosur tepër rëndë.
Kështu doktori Vlladisllav Zllatinov jo vetëm se merr vendimin e guximshëm t’i japë këmbë të reja maçokut Puh, por dhe mundet të krijojë çudinë, e cila deri tani është bërë vetëm një mjek në Britaninë e Madhe.
“Operacioni përbëhet në vendosjen e impianteve prej titaniumi në kockë – sqaron doktori Zllatinov. – Është me një rëndësi të madhe që lëkura sipër të mund të rritet dhe të mos të ketë infeksione dhe një ngacmim mekanik. Pas kësaj vendoset proteza e jashtme-ajo mund të këmbehet, në qoftë se thyhet ose amortizohet. Ideja është që impianti i ndërtuar të mbetet brenda për gjithë jetën ose për një periudhë maksimale kohe. Në ndryshim nga rastet e përshkruara të veçanta deri tani, Puh kishte një deformim dhe shkurtim të njërës kockë. Ajo qe mjaft e shkurtër dhe me ndihmën e një faktori të jashtëm qe zgjatur me rreth 1,5 centimetra.”
Me vendosjen e protezave Puh menjëherë ka filluar të ecë. Pa pasur frikë ose të fshihet. Sipas fjalëve të mjekut, ai i ka pranuar këmbët e veta shumë mirë. Naiv ndaj të gjithë njerëzve dhe një pacient shumë i rregullt, Puh del se është një mace e veçantë. Prandaj nuk tingëllon fare e çuditshme kur doktori pas 3 muajve, të kaluar bashkërisht në klinikë, në mënyrë spontane thotë: “Duhet ta falënderojmë macen Puh!”
“Pacienti, që të mund të ketë një rrugëdalje të suksesshme, duhet të rehabilitohet pak nga pak – vazhdon tregimin e vet doktori Vlladisllav Zllatinov. – Ai duhet të përdorë këmbët e veta dhe muskujt të mund të rivendosen, por në të njëjtën kohë dhe protezat nuk duhet të ngarkohen shumë. Procesi është pak më i vështirë dhe duhet pak më shumë kohë, me qenë se nuk bëhet fjalë për njeri, i cili e kupton situatën dhe me vetëdije i kryen porositë e fizioterapeutit.”
Në këtë moment Puh jeton në një shtëpi pranimi në Sofje. Dhe pavarësisht se është shëruar plotësisht dhe i ka rivendosur funksionet e veta, për të nuk është mirë të zhvillojë jetën e vet të mëparshme të një shtegtari. Maçoku ka nevojë prej një mbrojtësi të vërtetë dhe shok, i cili ta ruaj dhe ta mbrojë nga kërcimet ekstreme. Dhe kohë pas kohe ta shpjerë për vizitë në klinikë – tek shpëtimtari i vet dhe shok për tërë jetën.
“Akoma qëkurse isha në gjimnaz doja të bëhem mjek-veterinar, me fjalë të tjera kjo nuk është bërë rastësisht, por unë po ecë nëpër rrugën time – tregon doktori Zllatinov. – Puna në këtë klinikë kaq të mirë më jep mundësi të përqendrohem kryesisht në fushën e ortopedisë dhe neurologjisë. Që të gjithë këtu jemi të hapur ndaj birimeve të jashtme të informacionit, të cilat vijnë nga bota perëndimore dhe në përgjithësi nga konferencat ndërkombëtare dhe ngjarjet, dhe i varim shpresat tek arsimi pas diplomimit.”
Në këtë moment mjeku ka tre pacientë të rinj tanimë të operuar me të njëjtat trauma si të maçokut Puh. Dhe kur të marrë rezultate afatgjata, doktori Zllatanov do t’i tregojë në një revistë mjekësore kolegëve të vet nga e gjithë bota. Në sajë të përvojës së huaj mundëm të shpëtojmë maçokun Puh, prandaj është mirë dhe ne të flasim me të tjerët për atë që kemi arritur, është i bindur ai.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: Let’s Adopt Bulgaria
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..