Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një komb, i cili nuk e njeh historinë e vet, është dënuar ta përsëritë atë

БНР Новини
Memoriali i viktimave të regjimit komunist në qendrën e Sofjes.
Foto: arkiv

Sivjet shënojmë 28 vjet nga rënia e regjimit komunist në Evropën Lindore. Një regjim, krimet dhe represionet e të cilit akoma nuk janë zbuluar plotësisht. 28 vjet Bullgaria vazhdon të jetë në rrethin e magjepsur të së kaluarës së vet totalitare, e cila vazhdimisht e tërheqë atë prapë. Çdo një përpjekje për ndryshim takon rezistencën e fortë të statukuos.

Dita për nderim të viktimave të komunizmit 1 shkurt është arsyeja për bisedë me gazetarin Hristo Hristov – njeriu, i cili iu ka kushtuar 6 vitet e fundit të jetës së tij kauzës për zbulimin e së vërtetës për të kaluarën tonë komuniste. Faqet e tij në internet http://desebg.com/ dhe http://pametbg.com/index.php/en/, janë një enciklopedi, të cilën duhet ta lexojë secili njeri që interesohet për të vërtetën e pakëndshme për komunizmin bullgar. Bëhet fjalë për realitetin nën mbulesën e përsosmërisë së dukshme. Cilat janë problemet, të cilët ai i sheh tani në Bullgari?

Sot Bullgaria qeveriset nga oligarkë, politika është biznes, kurse biznesi – politikë. Ne jemi një kopje e zvogëluar e kësaj, të cilën e vëzhgojmë në Rusi. Duhet të jemi mjaft kritikë ndaj vetes, sepse është e dukshme se nuk jemi një shoqëri e organizuar civile dhe nuk jemi mjaft aktivë. I humbëm shumë momente të rëndësishme për zhvillimin e proceseve të dekomunizimit dhe nuk është e fshehta, se tek ne këto procese ishin ndërprerë. Me një përjashtim – hapja e dosjeve. Mirëpo hapja e dosjeve filloi 16 vjet më vonë – një kohë që ishte e mjaftueshme për rrjetin e agjentëve dhe për njerëzit, të cilët kontrollojnë këtë rrjet, për të kryer punën e tyre.

Sipas zotit Hristov nuk mund të dëbojmë fantazmat e së kaluarës, derisa nuk zhvillohen proceset e bllokuara të dekomunizimit. Shumë gjysmë të vërteta apo të pavërteta, të cilat tregojnë vetëm pozitivat e komunizmit, vazhdojnë të inkurajojnë shpresat e njerëzve, se kjo kohë mund të kthehet. Fantazma e komunizmit kujton për vetveten me gënjeshtra të bukura, që nuk mund realizohen.

Të dëgjojmë të vërtetën për komunizmin akoma në shkollë është një pjesë e rëndësishme prej mozaikut që duhet ta bashkojmë për të vazhduar më tej. Gazetari shprehu zhgënjimin e tij për këtë se qeveria e mëparshme nuk pati vullnet për zgjidhjen e problemit me studimin e komunizmit në mësimet e historisë në shkollën e mesme. Është e vështirë që të themi cilat janë krimet më të rënda të komunizmit, por ja se çfarë mendon Hristo Hristovi:

Ndoshta këto janë kampet e përqendrimit dhe Çernobili. Kampet ishin organizuar sipas modelit sovjetik. Dhe duke thënë “Çernobuil” kam parasysh katastrofën bërthamore në centralin atomik në këtë qytet ukrainas, i cili atëherë ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik. Viti është 1986. Atëherë uji dhe produktet ushqimore të elitës komuniste furnizoheshin nga Austria në enë të posaçme, derisa në atë kohë të gjithë bullgarët manifestonin nën renë radioaktive. Pasojat e këtij krimi të liderëve komunistë bullgarë ndikojnë mbi popullin tonë edhe sot dhe do të vazhdojmë t’i ndiejmë akoma më se 10 vjet.”

Me një vendim të Këshillit të Ministrave nga viti 2011 data 1 shkuar u shpall për Ditën e njohjes dhe nderimit të viktimave të komunizmit. Ajo nuk është zgjedhur rastësisht. Në këtë ditë para 72 vjetësh ashtuquajturi “Gjyq Popullor” dënoi me vdekje tri regjentët – pric Kirill Presllavski, profesor Bogdan Fillov dhe gjeneral Nikolla Mihov, 22 ministra, 67 deputetë nga Legjislatura e 24-të, 47 gjeneralë dhe oficerë të lartë, 8 këshilltarë të mbretit. 135 janë proceset e gjyqit të ashtuquajtur “popullor”. Në kuadrin e tyre janë dhënë 9550 dënime. Me vdekje janë dënuar 2730 veta, me dënim të përjetshëm – 305. Numri i të vrarëve para proceseve nuk dihet. Të sekuestruar në favor të shtetit janë shumë sende, prona të patundshme dhe fabrika, familjet e të dënuarve janë shpërngulur në skaje të ndryshme të shtetit.

Jemi detyruar të kujtojnë të kaluarën tonë, sepse duhet të përdorim mësimet e saj. Sepse një komb, i cili nuk njeh historinë e vet, është dënuar ta përsëritë atë. Gabimet në historinë tonë janë shumë dhe tepër të rrezikshme dhe për këtë arsye nuk duhet përsëritur.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këshilli i Apostujve të Shenjtë

Hristo Cokev - një nga artistët e parë me arsim akademik para Çlirimit

Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...

botuar më 24-11-01 7.20.PD

Muzeu në Razgrad ofron një turne falas përmes Abritusit të lashtë

Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..

botuar më 24-10-30 7.20.PD

Shën Dhimitri i Selanikut - mbrojtësi shpirtëror i qytetit Vidin

Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..

botuar më 24-10-26 6.55.PD