Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për një firmë bullgare me klientë në 56 shtete dhe në 7 kontinentet

БНР Новини

International Power Supply (IPS) është një kompani me përvojë 30 vjeçare në përpunimin dhe prodhimin e sistemeve të energjisë për përdorim në telekomunikim, energjetikë dhe mbrojtje, kështu edhe për prodhim autonom dhe akumulim të energjisë në rajone pa rrejte elektrike. Aksionarët e kompanisë janë Fondi Evropian i Investimeve (EIF), amerikanë dhe grekë. Gjatë rritjes së fundit të kapitalit një kompani globale prijëse në inxhinieri dhe në ndërtimin e centraleve elektrike përvetësoi aksione në bazë të vlerës tregtare të IPS-së prej 100 mln euro. Aleksandër Rangellov, menaxheri i kompanisë IPS shpjegoi:

Produkti ynë kryesor është sistemi autonom i energjisë EXERON. Teknologjia fitoi njohjen më të lartë botërore për teknologji në Gjermani për vitin 2014. EXERON kombinon burime të ndryshme energjetike si module fotovoltaike, turbina të erës, qeliza të karburantit, gjeneratorë dizeli dhe rrjete elektrike, po të ketë të tilla. Sistemi drejton energjinë e prodhuar për konsumatorë të ndryshëm dhe sasitë e pa konsumuara akumulohen në bateri për përdorim të mëtejshëm. Një pjesë e projekteve tona janë sfida të vërteta, sepse kërkojnë “know-how” specifik, nivel të lartë të kreativitetit dhe qëndrueshmëri të teknikës. Bëhet fjalë për vende, ku ka shumë rërë, pluhur, temperatura ekstreme dhe lagështirë. Të sigurosh furnizim të pandërprerë të energjisë në kushte të tilla është një aventurë inxhinierike dhe teknologjike. Por EXERON ka provuar se mund të punojë në kushte sa më të rënda. Sistemi përdoret për mbrojtje katode të gazsjellësve, për furnizimin e kullëve të operatorëve të celularëve në vendbanime të larguara dhe në vende të paarritshme, në kampe ushtarake, për shkolla dhe spitale, të cilat përdorin gjeneratorë dizeli të pasigurt që kanë shpenzime të larta konsumimi.

Kompania punon në 56 shtete në 7 kontinentet. Një fakt kureshtar është se sistemi i parë EXERON u furnizua në bazën shkencore në Antarktidë. Firma bullgare punon kryesisht në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azi, sepse në këto vende ka më shumë njerëz pa akses tek korrenti. Bëhet fjalë për 1.6 miliardë veta.

СнимкаUzina e parë e IPS-ës do të fillojë punë afër qytetit jugor bullgar Kërxhali. Ka plane për një projekt në bashkëpunim me shkollën e mesme teknike të qytetit – atje do të takohet biznesi dhe arsimi. Do të krijohet një program të specializuar për mësim sipas një plani modern me ndihmën e specialistëve nga kompania. IPS-ja gjithashtu do të ofrojë teknikë për laboratorët e shkollës, ku nxënësit do të praktikojnë gjërat e mësuara. Qëllimi është që nga shkolla të dalin kuadro me kualifikim të përshtatshëm për prodhimin e teknologjisë së lartë të kompanisë.

Në plan afatmesëm dëshirojmë të pohojmë pozitat tona të lojtarit të madh në sferën tonë në Afrikë, Azi, Australi, Amerikën Jugore. Po punojmë mbi sisteme të reja inovative që do të dalin së shpejti në treg. Për sa i përket kompanisë, qëllimi ynë tjetër është dalja në bursë. Synojmë që të jemi kompania e parë bullgare në bursën e Nju Jorkut. Besojmë se sistemet autonome të energjisë së ripërtëritshme me mundësi për akumulimin e energjisë dhe rrjetet “smart” janë e ardhmja e sektorit dhe duke pasur një nga sistemet më të mira në treg, kemi mundësi të presim kapitalizim për miliardë dollarë në shfaqjen tonë në bursë.

Në lidhje me pavarësinë energjetike Aleksandër Rangellov mendon, se: “Varësia nga burimet e centralizuara të energjisë, pavarësisht nga shkaqet – teknike, politike apo të tjera, do të bëhet faktor rreziku gjithnjë e më të madh për ekonominë, biznesin, familjet dhe qytetarët. Pavarësia energjetike është me rëndësi të jashtëzakonshme. Sistemet e prodhimit duhet të decentralizohen, duhet të pakësohet rreziku dhe të inkurajohet përdorimi i sistemeve me burime të ripërtëritshme, të cilat ruajnë energjinë. Në vend të parë, sepse këto burime janë të pashtershme dhe natyrore dhe duke i përdorur ato, do të kujdesemi më mirë për shtëpinë tonë – Planetin. Sepse pavarësisht se Elon Musk tashmë punon mbi idenë për kolonizimin e Marsit, nuk presim së shpejti ndonjë alternativë të Tokës.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografitë janë ofruar nga Aleksandër Rangellovi



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stanisllav Popdonçev

Biznesi është i shqetësuar se kriza politike po pengon zhvillimin e vendit

Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..

botuar më 24-11-12 10.45.PD

“Lukoil” mohoi se është duke negociuar me një konsorcium për shitjen e rafinerisë në Burgas

Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..

botuar më 24-11-07 3.09.MD
Vlladimir Malinov

Ministri i еnergjisë mësoi nga mediat për shitjen e “Lukoil Neftohim Burgas” nga kompania ruse

Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..

botuar më 24-11-06 5.37.MD