Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Le ta ndezim flakën në zemrat e fëmijëve” – Galja Ivanova prezanton Ansamblin “Bëllgarçe”

БНР Новини

Ansambli folklorik i fëmijëve “Bëllgarçe” tashmë disa dekada me radhë mbron traditat e veta dhe emrin e tij të mirë. Është themeluar pranë Kompleksit Bashkiak të Fëmijëve në qytetin Veliko Tërnovo (Bullgari Qendrore) në vitin 1968 nga Mihaill Djullgerov.

Mijëra kërcimtarë, këngëtarë dhe muzikantë kanë qenë pjesë e tij. Aktualisht fëmijët në të janë rreth 200. Zakonisht ata hyjnë në ansambël në moshë 4-5 vjeç dhe mbeten atje derisa mbarojnë shkollën e mesme (19 vjeç).

СнимкаUdhëheqësi i valltarëve është koreografi Petër Petrov, dirigjenti i orkestrës – doc. Mitko Dimitrov, dirigjentja e korit – Galja Ivanova. Në repertorin e ansamblit janë prezantuar të gjitha krahinat folklorike të Bullgarisë. Natyrisht aksenti është vënë mbi folklorin vendas.

СнимкаGalja Ivanova udhëheq korin për këngë popullore tashmë 22 vjeç. Ka mbaruar Akademinë Muzikore të qytetit Plovdiv – “Unë pata fatin të filloj punë në këtë ansambël menjëherë pas diplomimit tim dhe të punoj këtë, të cilën e dua më shumë” – tha ajo.

Shumë janë fëmijët që kanë qenë në ansamblin tonë. Ata, të cilët dëshirojnë mbeten në të edhe pas mbarimit të arsimit të mesëm. Secila nga formacionet e ansamblit ka shkollë për mësime, grup fillestar dhe grup përfaqësues. Zhvillojmë gjithashtu mësime individuale për njerëzit, të cilët dëshirojnë t’u bien veglave të ndryshme muzikore. Pedagogët tanë janë profesionistë. Në kor këndojnë 60 fëmijë. Japim shumë koncerte në shtet. Në vitin 2016 kori dhe orkestra fituan çmimin e madh të Konkursit Folklorik Kombëtar të qytetit Ruse, jemi mbajtës edhe të dekoratave të tjera për tërë ansamblin dhe për solistë të veçantë. Çdo vit marrim pjesë të paktën në dy forume ndërkombëtare jashtë Bullgarisë. Kemi udhëtuar në Bangkok, Tajlandë, Gjermani, Francë, Serbi, në shumë qytete italiane...

СнимкаMë kalimin e kohës bëhet gjithnjë e më e vështirë tërheqja e muzikantëve dhe këngëtarëve, mirëpo në përgjithësi interesi është mjaft i lartë – vazhdoi Galja Ivanova. – Qëllimi ynë gjithmonë ka qenë që të ndezim në zemrat e fëmijëve flakën e dashurisë ndaj traditave tona. Për fat të keq në radio dhe në televizion shpesh tingëllon turbofolk dhe kjo në njëfarë mënyrë “ndot eterin”. Kur fëmijët vijnë tek ne, kur ndiejnë vibracionet e muzikës së vërtetë popullore, kur dalin në skenë, ata vetë motivohen dhe me ta tashmë punohet më lehtë. Para kësaj u kushtojmë një vëmendje më të madhe prindërve, sepse në fillim ata duhet të angazhohen dhe t’i shpien fëmijët në prova. Vetë prindërit motivohen në të vërtetë, kur kuptojnë se në ansambël fëmijët ndihen mirë dhe përfitojnë nga ndikimi pozitiv i muzikës – pushojnë nga detyrat e përditshme... Atëherë për ne mbetet vetëm angazhimi t’i mësojmë fëmijët dhe të shkojmë përpara.

СнимкаShumë janë fëmijët që dalin nga ansambli “Bëllgarçe” dhe pastaj ia kushtojnë tërë jetën e tyre folklorit bullgar. Ndër ta janë këngëtaret Veliçka Çausheva, Biljana Sokollova, Janica Brënzellova e shumë të tjerë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi:bulgarche.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

50 çeverme të Rodopeve i presin mysafirët e Farmfestës në Momçillgrad

Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..

botuar më 24-05-25 6.40.PD

Lojëra, beteja dhe atraksione - festivali antik "Nike - loja dhe fitorja" pranë Veliko Tërnovos

Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..

botuar më 24-05-25 5.05.PD

Festojmë Ditën e Shën Llazarit

Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..

botuar më 24-04-27 8.05.PD