Kur “miqtë tuaj janë në qiell dhe ata janë vetëm në kujtimet e tua, atëherë kujtohesh për takimet e parealizuara dhe për mbrëmjet e humbura. Dhe ëndërron për një rrugë të fundit – “le të flasim dhe të qeshemi që deri në mëngjes”.
Nikollaj Kuçkov mirëpriti me rima miqtë e vet. Në Galerinë e Arteve Figurative të Plovdivit takohen Dimitër Kirov, Georgi Bozhillov – Elefanti, Goergi Bojaxhiev – Bojaxhana, sikurse përsëri është e premtja dhe janë ulur në këtë pijetore emblematike me emrin e qytetit të tyre. Që t’i thërrasë shokët për akoma një çast së bashku, Nikollaj Kuçkov ka grumbulluar veprat e tij, ku ka pikturuar piktorët e mëdhenj të Plovidit të shekullit të kaluar.
“Nganjëherë shkruaj – nuk kam pretenca, kurse teksti tregon se çfarë ndiej ndaj miqve të mi, të cilët tashmë nuk janë ndër të gjallët – na tregon piktori. – Mirëpo, unë vazhdoj të flas me ta, prandaj diçka më provokoi të paraqes këtë ekspozitë pak të veçantë. Ajo nuk është sentimentale, por është shumë emocionale për mua. Ndoshta, sepse jemi plotë ëndrra të parealizuara – por le të mos bëhem filozof” – shton ai.
Pas kësaj piktori përpiqet të tregojë lakonike për të gjitha takimet dhe bisedimet e të premteve të kaluara.
“Ky është thjeshtë një çast i kaluar së bashku me miqtë dhe asgjë tjetër – një çast i përjetimeve tona të përbashkëta. Ne nuk bisedonim shumë për artin – por për gjëra qesharake, histori zbavitëse, sa të duash. Ky ishte stili ynë. Në pijetore jemi të gëzuar, kurse në atelie – mendje thellë.”
Dhe kështu, mes shakave dhe verës, Nikollaj Kuçkov ka pikturuar karikatura. Një prej tyre është e Naço Kuturata (Atanas Krëstev) – njeriu, i cili e ka ringjallur Plovdivin e Vjetër. “Ai ishte një njeri me ndjenjë të madhe humori, e hiqte veten si një njeri shumë serioz, por në fakt ishte shumë qesharak dhe një njeri shumë inteligjent” – na tregon Nikollaj Kuçkovi dhe vazhdon të tregojë:
“Dimitër Kirov mori një medalje nga Papa Gjon-Pavli i Dytë dhe unë pikturova një karikaturë shumë qesharake – ai është ulur në fronin e Papës me një tiarë, në të cilën në vend të kryqit, ka një paletë piktori dhe ka shkelur mbi jastëk i veshur me sandalet e Papës. Kurse teksti thotë: “Dimitër Kirov mori medalje nga Papa dhe u bë Papa e piktorëve.” Ai ishte një njeri me ndikim të madh ndaj njerëzve të tjerë, por jo ndaj neve – më të afërmve dhe me një ndenje të madhe humori u përgjigjej ngacmimeve."
"Kurse Georgi Bozhillov ka një portret me tekst in memoriam. Ai nuk ishte njeri i përshtatshëm për pikturim karikaturash. Ai ishe si engjëll, si Canko Panov – ata të dy u takuan dhe u njohën, prandaj u afruan kaq shumë. Të gjithë ne ishim miq shumë të mirë, por ata ishin më specialë. Bojaxhana gjithashtu ka një portret shumë të bukur serioz, si dhe vepra të tjera më qesharake. Ai kishte interes të madh ndaj armëve, sepse nuk kishte qenë në kazermë. E kam pikturuar me mitraloza, me automate, me kaska. Por unë i krijoj këto vepra kryesisht për njerëzit, të cilët i njohin miqtë e mi, megjithëse këta janë njerëz, të cilët nuk do të harrohen, sepse kanë lënë një gjurmë të thellë edhe si krijues, edhe si karaktere njerëzore. Për mua ata janë të gjallë, veprat e tyre janë të gjalla, sikurse nuk kanë kaluar të gjitha këto vitet."
Çdo një prej tyre e ka historinë e vet personale dhe rrugën e vet. Mirëpo, vetëm Nikollaj Kuçkov ka pasur fatin e mirë të mësohet nga piktori i njohur i Kubës Servando Kabrera Moreno në vazhdim të disa viteve. Më vonë, si shenjë respekti ndaj mjeshtrit të madh ka pikturuar autoportretin e vet sipas stilit të tij.
“Unë nuk pikturoj dhe nuk shkruaj çdo ditë – thotë gjithashtu piktori. – Mirëpo, ka njerëz, të cilët e aratojnë tokën çdo ditë. Mirëpo, unë jam te burimi.”
Arti i Nikollaj Kuçkovit është origjinal dhe vetë ai duket më i ndryshëm në turmë – gjithmonë është me kapelën e tij dhe bashkë me qenin e tij të dashur Çoko, i cili gjithashtu gëzon famë nëpërmjet pikturave dhe rimave të pronarit të tij.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: BGNES dhe kapana.bg
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..
Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..