Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

OKB-ja i akuzoi vendet ballkanike për kthim të paligjshëm të migrantëve

Foto: EPA/BGNESAgjencia për refugjatët pranë OKB-së alarmoi se, shtetet ballkanike në mënyrë të paligjshme vazhdojnë të deportojnë migrantë, të cilët duan të arrijnë deri në Evropën Perëndimore nëpër të ashtuquajturin “itinerar ballkanik”. Zëdhënësja e degës serbe të agjencisë Mirjana Milenkovska komenton përpara AFP se, vetëm gjatë muajit nëntor janë kthyer mbrapsht nëpër këtë itinerar mbi 1000 veta nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika. Organizatat joqeveritare për të drejtat e njeriu paralajmëruan se, numri i migrantëve të regjistruar në mënyrë të ligjshme, të cilët kanën qenë të “deportuar në mënyrë të paligjshme” nga Serbia për në Bullgari dhe Maqedoni, po shtohet.

Pesimizmi i grekëve po rritet

Foto: BGNESSipas një anketimi kombëtar në Greqi, të cituar nga gazeta “Kathimerini”, pesimizmi i popullit grek rritet dhe 63% nga qytetarët besojnë se, gjatë vitit të ardhshëm do të zhvillohen zgjedhje përpara afatit. Shkaku bazë për këtë pritje është përçarja midis qeverisë greke dhe kreditorëve ndërkombëtarë. Të lutur të thonë fjalën, e cila më saktë pasqyron ndjenjat e tyre, 63,1% nga të anketuarit kanë treguar “shqetësimin”, kurse 47,9% “frikën”. Dy përcaktimet e tjera më të njohura janë “zemëratë” dhe “turp”. 7 në çdo 10 pjesëmarrës në studimin e bërë pohon se, në qoftë se ka mundësi do të emigrojë menjëherë.

Në Bashkimin Evropian mund të kthehen deri më 2500 terroristë nga Siria dhe Iraku

Foto: tuzlanski.baMinistri boshnjak i sigurimit Dragan Mektiç deklaroi se, në Bashkimin Evropian mund të kthehen deri më 2500 veta, të cilët kanë luftuar në Siri dhe në Irak në anën e terroristëve. Kjo mënyrë të foluri qe e shkaktuar nga pohimi i presidentes kroate zonja Kolinda Grabar-Kitaroviç, se në Bosnjë dhe Hercegovinë mund të kthehen rreth 1000 luftëtarë islamist. Sipas Mektiç, ky pohim është “tepër jo serioz, i pamatur dhe pa bazë”. Në Bosnjë tanimë janë kthyer 46 veta nga fushat luftarake në Siri dhe Irak, kurse 115 boshnjakët e tjerë në këto dy vende mbase nuk do të kthehen në atdhe.

Serbia do të shkurtojë 5000 nëpunës shtetëror gjatë vitit 2017

Foto: nspm.rsMinistrja e administratës shtetërore dhe lokale Ana Brnabiç shpalli se, gjatë vitit 2017 qeveria serbe planifikon të shkurtojë rreth 5000 nëpunës shtetëror. Një numër më të madh të shkurtuar do të ketë në Ministritë e arsimit dhe të shëndetësisë. Aktualisht në administratën serbe janë të zënë pak mbi 425 mijë veta, që është me 23 mijë më pak, sesa gjatë dhjetorit të vitit 2014.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Banorët e Sofjes janë skeptikë se do të ketë një ndryshim pas zgjedhjeve të radhës

Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..

botuar më 24-10-27 6.28.MD

“Voto me vështirësi” për të verbërit

Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..

botuar më 24-10-27 8.30.PD

Vesko Eshkenazi: Zgjedhjet janë shumë të rëndësishme, ndonjëherë nuk e duroj dot atë që shoh në vendin tonë

"Unë votoj sa herë që mundem dhe ndodhem në një vend ku ka një mënyrë për ta bërë këtë," thotë me krenari dhe pa paragjykim për Radio Bulgarinë violinist i njohur bullgar dhe concertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko..

botuar më 24-10-27 7.40.PD