Secili që ka vizituar Pallatin Kombëtar të Kulturës gjatë këtyre ditëve bie në detin e pafund prej librave. Me përpjesëtimet, të cilat i fitoi panairi i sivjetshëm i librit me rastin e Krishtlindjeve, godina më e madhe ekspozuese në Sofje përsëri tregoi se, e meriton emrin e vet.
Për gjashtë ditë librat pushtuan të gjithë hapësirën nga kati i parë deri në katin e tretë të pallatit. Shtëpitë botuese, më shumë se 200 në numër, e tërhoqën publikun me titujt e larmishëm prej autorëve bullgarë dhe të huaj. Në një banak mund të gjendet si letërsi klasike, ashtu dhe autorë modernë, të cilët provokojnë vëmendjen me tituj si “Kush e drejton botën?”, “Miti i Masonëve” dhe “Dorëshkrimet e Detit të Vdekur”. Panairi sipas traditës jep mundësi që autorët e njohur bullgarë, të cilët kanë botuar libra kohët e fundit, të takohen me publikun e vet. Vizituesit shfrytëzuan mundësinë të takohen me studiuesin e varrezave trakase profesor Nikollaj Ovçarov dhe të bisedojnë për librin e tij të ri, kushtuar udhëtimeve, aventurave dhe arkeologjisë. Në të njëjtën kohë eksperti i mediave profesoresha Lilija Rajçeva prezantoi librin e vet “Fenomeni televiziv”.
Mes autorëve të huaj një interes të madh shkaktoi takimi me Hasan Bllasim, një nga zërat më të njohur të letërsisë moderne arabe. Shkrimtari i cili qe mik i Fstivalit Ndërkombëtar Ltrar, një pjesë nga programi i panairit, prezantoi përmbledhjet e vet me tregime, të titulluar “Krishti i Irakut”. Hasan Bllasim është shkrimtari i parë arab, mbajtës i dekoratës Independet Foreign Fiction Prize për vitin 2015. Përpara 15 vjetëve ai e ka kaluar kufirin tonë si refugjatë duke qenë në rrugë drejt Evropës Perëndimore. Publikut bullgar Hasan Bllasim i rikujtoi se, më e vlefshmja, të cilën e kemi është liria e fjalës, dhe se regjimi prej një diktatori i Saddam Hjuseini në vendin e tij ka fshirë gjatë 50 vjetëve të kaluara jo një brez shkrimtarësh dhe poetësh të talentuar.
Prej një familje të emigrantëve bullgarë ka prejardhjen një autor tjetër i talentuar, i prezantuar me një libër të ri në kuadrin e panairit. Ilia Trojanov jeton prej kohe në Gjermani, por është i njohur shumë mirë nga publiku bullgar. Sivjet ai u prezantua me romanin e tij të fundit “Pushtet dhe rezistencë”, i cili është përfshirë në klasifikimin për një roman më të mirë gjuhësor gjerman i vitit 2015.
Temat për migracionin, kufijtë dhe vetë përcaktimin e personalitetit qenë të interpretuar në një aspekt personal nga autorët më të rinj gjatë kohës së Festivalit Letrar. Panairi i librit kishte dhe anën e vet muzikore në personalitetin e grupit “LlaTeks” i cili gërsheton anën delikate të poezisë me energjinë e muzikës rok. Petër Çuhov është mes themeluesve dhe autorëve të teksteve për grupin. Merret me poezi akoma së fëmijë dhe thotë, se “nuk ka kohë, e cila të mos të jetë e përshtatshme për poezi. Përshkrimi i realitetit përmes vjershave është një mekanizëm, të cilin njeriu prej shumë kohe përdor, që të ketë kuptim jeta dhe të përfshihet në të”. Dhe akoma për festivalin e sivjetshëm nga Petër Çuhovi:
“Posaçërisht poezia ime nuk mund të quhet e angazhuar nga ana sociale. Më tepër merret me problemet e njeriut, kurse këto janë vetmi, dashuri, një jetë pa kuptim. Këto janë gjëra banale në pamje të parë, por gjithmonë sjellin dhimbje dhe çdo një njeri i zotëron në një moment. Interesantja të cilën e vura re në festivalin e sivjetshëm qe se poetët qenë të rinj – rreth 20 vjeçar, kurse prozaikët qenë njerëz në një moshë më të pjekur, rreth 30 e më shumë vjet. Duket se për prozën është e domosdoshme një moshë më serioze. Të gjithë autorët shkaktuan një interes mes publikut, por dhe një gjë tjetër – pjesa më e madhe prej tyre nuk qenë me një arsim humanitar, por me një arsim teknik. Mes tyre kishte njerëz me diploma për një arsim të lartë në fushën e biologjisë, fizikës, arkitekturës. Për mua qe kureshtare të shikoj sesa mirë gërshetohet intelekti teknik me atë shkencor me shfaqjet e tyre letrare.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..