Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përpara Krishtlindjes me “Rrënjët e egra” – një projekt i Filarmonisë së Sofjes dhe Radios Kombëtare Bullgare

Foto: arkiv

Muzikantët nga Filarmonia e Sofjes, nga Kori i Filarmonisë Kombëtare “Svetosllav Obretenov”, Kori Popullor i Grave “Zërat kozmikë”dhe Orkestra për Muzikë Popullore kanë përgatitur një program me titullin pak të veçantë “Rrënjët e egra”. Koncerti zhvillohet sonte në sallën “Bullgaria” nga ora 19.00. Mes solistëve janë Teodosij Spasov, këngëtarja popullore Gergana Popova nga ansambli “Trakia”, si dhe dy instrumentistë të njohur nga Orkestra për Muzikë Popullore të Radios Kombëtare Bullgare – Pejo Peeev i cili i bie mandolës dhe gajdexhiu Petjo Kostadinov. Në një nga interpretimet e premierës do të dëgjojmë Margarita Kallçevën – drejtuese e kontrabasëve në Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare.

Hollësira për programin mësojmë nga Vanja Moneva – dirigjente e “Zërave kozmikë” dhe producente muzikore në Radion Kombëtare Bullgare:

Ideja ishte e drejtorisë së Filarmonisë së Sofjes, të cilët donin të bëjmë një projekt të përbashkët, i cili të përfshijë Orkestrën për Muzikë Popullore të Radios Kombëtare Bullgare, Filarmoninë e Sofjes dhe Korin e Filarmonisë me dirigjent Sllavill Dimitrov. Pjesët janë nga Dimitër Hristovi, Teodosij Spasovi, Gjeorgji Andreevi e të tjerë. Ka dy krijime premierë. Njëra është jashtëzakonisht interesante, sepse një provë e ngjashme nuk është bërë deri tani. Autor është Dimitër Hristov, i cili e shkroi posaçërisht për Margarita Kallçevën e cila i bie kontrabasit. Quhet “E verdhë-jeshile”, titullin e ka dhënë vet solistja. Doli se ajo i shikon telat e kontrabasit në ngjyra të ndryshme. Dy telat më të larta për të janë në bojën e verdhë dhe jeshile. Me qenë se Dimitër Hristov përdor regjistrin më të lartë të kontrabasit në pjesën e vet, titulli ka ardhur vet. Krijimi tjetër premier quhet “Kënga e shtojzovalles” dhe është nga Kostadin Gençev. Do ta interpretojë Kori i Filarmonisë dhe dy orkestrat. Dua të nënvizojë , se që të gjitha krijimet janë të aranzhuar posaçërisht për këtë koncert. Kori i Filarmonisë do të interpretojë në mënyrë akapele “Këngë të kolendrave” nga Kirill Todorov. Në program merr pjesë dhe Kori i “Zërave kozmikë”. Do të prezantohemi me disa këngë të kënduara akapele. Jam e bindur se publiku do të pëlqejë të gjitha që i kanë përgatitur muzikantët. Folklori është i gërshetuar në mënyrë shumë fine me gjuhën e muzikës klasike dhe me mundësitë e Orkestrës Simfonike. Jam e sigurt se ka dhe programe të tjera të ngjashme. Ky është një projekt i së ardhmes, i cili ka shkelur shumë mirë dhe fortë mbi traditën bullgare.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ti"

DeepZone Project vazhdon linjën në të cilën ata interpretojnë në një mënyrë të re këngët e njohura nga autorë dhe interpretues bullgarë. Këtë verë muzikantët prezantojnë një nga këngët më të dashura bullgare - "Ti", kënduar fillimisht nga Nina..

botuar më 24-08-21 7.05.PD

"Dashuria është si" me një version të ri

Milena Canova është një këngëtare që shmang përcaktimin e preferencave të saj stilistike – kjo sepse zëri i saj është mjaft i larmishëm për të unifikuar gjithçka që bën si art. Pasi kaloi nëpër formate të ndryshme televizive, ajo vendosi të..

botuar më 24-08-20 8.15.PD

Irina Florin dhe kënga e saj “Ngjyra vjollce”

Sofia Summer Fest – Edicioni Underground, pjesë e Sofia Summer Fest, hapet sonte. Kjo do të ndodhë me një koncert në të cilin do të dëgjojmë dy këngëtaret që me këngët e tyre shënuan muzikën bullgare në prag të mijëvjeçarit të ri - Irina Fllorin dhe..

botuar më 24-08-19 2.05.MD