Në lidhje me përvjetorin e saj të 80-të “Radio Bullgaria” ju ofron që çdo muaj të votoni për muzikë nga Bullgaria. Ndër pjesëmarrësit që do të votojnë për këngën fituese do të zgjidhen me short tre veta, të cilat do të fitojnë CD me muzikën në gjininë përkatëse. Votimi do të jetë në e-mail-in e redaksisë: albanian@bnr.bg. Rezultatet shpallen çdo muaji.
Një prej baladave më të mira bullgare me tematikë dimërore, në incizimin e së cilës marrin pjesë flautisti Simeon Shterev, i shpallur në të njëjtën kohë flautisti më i mirë i xhazit në Evropë dhe kuarteti “Dimov”.
“Kënga e bardhë” (1971) – muzikë Dimitër Vëllçev, tekst Petër Karaangov, int. Pasha Hristova. Kjo është kënga, të cilën Pasha Hristova e incizoi dhe e xhiroi pak para se të vdesë në katastrofën ajrore më 21.12.1971 dhe me të cilën mori pjesë në konkursin “Melodia e vitit”. Konkursi e dekoroi këngëtaren pas vdekjes së saj gjatë janarit të vitit 1972.
“Dimri” (1985) – muzikë Tonço Rusev, tekst Petër Karaangov, int. “Tonika SV”. Kjo është një prej baladave më të bukura të viteve 80 me tematikë dimërore, të cilën grupi e përfshiu në pllakën e tij të tretë.
Kënga e Nedjallka Keranovës “Unë nuk kam ardhur, o Kalino” dhe e Orkestrës për Muzikë Popullore të Radios Kombëtare Bullgare dhe “Aria e Rodopeve” e Nedjallko Nedjallkovit zunë vendin e parë në klasifikimin për folklor muajin e kaluar.
Fituesit këtë muaj janë Bernd Seiser (Gjermania), Alan Roe dhe Sergej Rogov (Britania e Madhe). Ata marrin diskun e ansamblit “Pirin” – “Këngë si kadife”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Kënga "Dashuria dhe vera" u interpretua nga ylli i muzikës pop bullgare Jordanka Hristova në vitin 2023, disa ditë para 14 shkurtit. Si data, ashtu edhe kënga bashkojnë dy festa - të verës dhe të dashurisë: “ Çfarë është vera pa dashuri? Çfarë është..
"Një koncert me muzikë origjinale është një mënyrë e shkëlqyer për të festuar ditëlindjen," thotë me buzëqeshje një nga muzikantët më të shquar dhe krijues të xhazit në skenën bullgare, perkusionisti Hristo Jocov. Një fjalë e thënë, një gur i hedhur (Që..
Rreth dhjetë vjet më parë, një vajzë e vogël me një zë të madh u shfaq në një shfaqje televizive. 15-vjeçarja e atëhershme Mihaella Marinova tani është një këngëtare e njohur që vazhdon të zhvillohet si artiste. Gjatë kësaj kohe, ajo arriti të fitojë një..
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare, e drejtuar nga maestro Dimitër Hristov , po përgatit një turne pranveror në mars. Të..